Lajmet

​Pas gjashtë muajsh, sot përfundojnë Zgjedhjet Lokale 2021

Sot KQZ-ja mban mbledhje.

Published

on

Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet ta përfundojë procesin e Zgjedhjeve Lokale të këtij viti, të cilat u shpallën më 15 qershor.

Pas plotë gjashtë muajsh, KQZ do ta përmbyllë këtë proces me certifikimin e rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit.

Lajmi është konfirmuar nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka bërë të ditur në një përgjigje me shkrim se gjatë ditës së sotme (e premte, 17 dhjetor, ora 13:30), KQZ-ja do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend të ditës është certifikimi i rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit.

Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit ishin të shtatat me radhë për Kuvende Komunale dhe të pestat për Kryetarë të Komunave.

Në raundin e parë 17 komuna zgjedhën kryetarët e tyre, ndërsa raundi i dytë u organizua në 21 të tjera, në mesin e të cilave edhe komunat e mëdha si Prishtina dhe Prizreni.

Lajmet

Dita Ndërkombëtare e Romëve, Osmani takon delegacionin e Partisë së Romëve të Bashkuar të Kosovës

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, priti sot në takim një delegacion të Partisë së Romëve të Bashkuar të Kosovës, të kryesuar nga z. Albert Kinolli.

Presidentja Osmani uroi kryetarin Kinolli dhe të gjithë qytetarët e komunitetit rom në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite për të reflektuar mbi sfidat dhe arritjet, si dhe për ta riafirmuar përkushtimin institucional ndaj të drejtave dhe barazisë së komunitetit rom.

Gjatë takimit, Presidentja vlerësoi lart kontributin përfaqësuesve të komunitetit rom dhe komunitetit rom në përgjithësi në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse, duke e cilësuar zërin e tyre si thelbësor në proceset demokratike të vendit.

Duke nënvizuar angazhimin e saj të vazhdueshëm për fuqizimin e komuniteteve jo-shumicë në Kosovë, Presidentja Osmani vlerësoi punën e Këshillit Konsultativ për Komunitete dhe mekanizmave të tjerë që synojnë fuqizimin e pjesëmarrjes dhe avancimin e të drejtave të komuniteteve, me theks të veçantë për komunitetin rom.

Presidentja Osmani potencoi se arsimi mbetet një nga prioritetet kryesore në fuqizimin e të rinjve rom, veçanërisht vajzave dhe grave, përmes programeve që rrisin qasjen dhe përfshirjen në sistemin arsimor. Ajo shtoi se përkushtimi për barazi nuk duhet përqendrohet vetëm në arsim, por edhe në krijimin e mundësive të barabarta për punësim dhe përfshirje aktive në jetën publike e institucionale të vendit.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca zhvillon takim me nënkryetarët e partive politike

Published

on

By

Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, zhvilloi takim me nënkryetarët e partive politike opozitare, me qëllim diskutimin për organizimin e seancës konstituive e cila do të mbahet me 15 prill.

Në këtë mbledhje morën pjesë nënkryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e po ashtu të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e partive të komuniteteve joshumicë.

Takimi u mbajt në Kuvendin e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

A do të antarësohet Shqipëria në BE në vitin 2030? Kallas: Nuk ka qark të shkurtër

Published

on

By

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, gjatë një konference të përbashkët me Kryeministrin Edi Rama në Tiranë, theksoi se vitit 2030 i ofron Shqipërisë një mundësi reale për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, nëse reformat e miratuara implementohen me sukses.

Kallas u shpreh se sundimi i ligjit është një nga elementët kyç për këtë proces, duke shtuar se kjo gjë bëhet realitet nëse të gjithë bëjnë detyrat e shtëpisë.

Së pari, 2030 është një objektiv realist, por është i realizueshëm nëse ndërmarrim hapat e duhur gjatë rrugës. Shqipëria, me reformat që duhen bërë dhe ato që janë bërë, duhet të fokusohet në sundimin e ligjit, i cili është thelbësor për Bashkimin Evropian dhe begatinë e një vendi. Nëse investitorët kanë besim te sistemi juaj ligjor, po. Është realiste nëse të gjithë bëjnë detyrat e shtëpisë,” tha ajo.

Kallas theksoi gjithashtu se nuk ka rrugë të shkurtra për të arritur në BE, përveç se përmes implementimit të thelluar të reformave. Ajo nënvizoi se Bashkimi Evropian mbështet plotësisht Shqipërinë në këtë rrugëtim dhe është në dispozicion për të ndihmuar në përmbushjen e standardeve ligjore të kërkuara.

Reformat janë të vështira, por janë të vetmet që do të na çojnë përpara. E kemi mbështetjen e plotë për grup-kapitujt dhe në zbatimin e ligjeve”, tha Kallas, duke shtuar se përshpejtimi i procesit të integrimit është i mundur vetëm përmes një angazhimi të vazhdueshëm dhe të sinqertë nga ana e Shqipërisë.

Në një moment tjetër të konferencës, Kallas theksoi gjithashtu se Shqipëria ka treguar përkushtim të vazhdueshëm ndaj vlerave të Bashkimit Evropian, përfshirë mbështetjen e plotë ndaj sanksioneve të BE-së kundër Rusisë dhe ndihmën humanitare për Ukrainën.

Bashkimi Evropian ka ofruar 13 milionë euro për modernizimin e forcave të armatosura të Shqipërisë, por bashkëpunimi ynë shkon përtej sektorit të sigurisë. Shqipëria ka një axhendë ambicioze për të përfunduar negociatat me BE-në brenda dy viteve të ardhshme”, tha Kallas.

Në fund, ajo njoftoi se një dialog i ri për forcimin e bashkëpunimit në sektorin e sigurisë mes Shqipërisë dhe BE-së do të nisë së shpejti, një hap tjetër drejt një partneriteti më të ngushtë dhe më të avancuar.

Continue Reading

Lajmet

Sulmoi policët në kryerje të detyrës, arrestohet i dyshuari në Fushë-Kosovë

Published

on

Një person është arrestuar të hënën në Vragoli të Fushë-Kosovës nën dyshimin se ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës së tyre zyrtare. Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, por për fat të mirë, nuk ka pasur të lënduar nga ky incident.

Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas liruar në procedurë të rregullt. Policia vazhdon hetimet për rastin dhe po shqyrton detaje të mëtejshme në lidhje me sulmin ndaj zyrtarëve të rendit./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara