Lajmet

​Parregullsi gjatë procesit zgjedhor, 46 ankesa dorëzohen në PZAP

Ankesat e bëra do të shqyrtohen dhe vendosen nga PZAP brenda afatit ligjor prej 72 orëve.

Published

on

Brenda një ditë 46 ankesa janë dorëzuar në Panelin Zgjedhor të Ankesave dhe Parashtesave (PZAP) me pretendimet se ka pasur parregullsi në procesin zgjedhor.

Nga PZAP njoftojnë se ankesat janë paraqitur nga individë, subjekte politike, kandidatë për anëtar të Kuvendeve Komunale.

Ankesat e bëra do të shqyrtohen dhe vendosen nga PZAP brenda afatit ligjor prej 72 orëve.

“Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, nga ora 19:00 datë 17.10.2021, deri në ora 19:00 datë 18.10.2021, në aftin prej njëzetekatër (24) orëve nga mbyllje e Qendrave te Votimit ka pranuar 46 ankesa, me pretendimet se ka pasur parregullsi në ditën e votimit. Ankesat janë paraqitur nga individ, subjekte politike, kandidatë për anëtar të Kuvendeve Komunale, të cilat do të shqyrtohen dhe vendosen nga PZAP-i brenda afatit ligjor prej 72 orëve”, thuhet në njoftimin e PZAP-së.

Ankesat kanë të bëjnë me thyerje të heshtjes zgjedhore, thirrje për të votuar përmes SMS-ve, përmes rrjeteve sociale, shpërndarje e video e foto me përmbajtje elektorale.

“Natyra e ankesave të paraqitura kanë qenë: Thyerje e heshtjes Zgjedhore – Sponsorizim i postimeve me përmbajtje elektorale në FB, Thirrje për të votuar përmes SMS-ve, Thirrje për të votuar përmes rrjetit social FB, Vendosja e posterit në afërsi të Qendrave të Votimit, Postim i një fotografie me përmbajtje elektorale në rrjetin social në FB, Shpërndarje e videove, fotove me përmbajtje elektorale në rrjetin social FB, Thyerje e heshtjes zgjedhore – thirrje për të votuar nëpërmjet postimit të fotos se fëmijëve ne rrjete sociale Instagrami, nuk i është mundësuar votimi në VV, ankesa për shkak të mungesës së votave, parregullsi në vendvotime, parregullsi gjatë numërimit të votave nga ana e KVV-ve, grumbullimi i njerëzve si presion ndaj votuesve për të votuar subjektin e caktuar politik, fletëvotime te pavulosura etj”, përfundon komunikata. 

Të dielën, më 17 tetor u mbajtën zgjedhjet lokale në Kosovë.

Aktualitet

Figura e Dimal Bashës, kryetarit të ri të Kuvendit

Published

on

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha me 73 vota për, 30 kundër dhe tri abstenim, është zgjedhur kryetari i Kuvendit të Kosovës. Zgjidhja e kryeparlamentarit Dimal Basha është bërë në përpjekjen e 58-të për konstituim të kuvendit.

Saj përket biografisë së tij, Dimal Basha ka lindur më 12 tetor 1979 në Prishtinë dhe jeton në qytetin e Ferizajt.

Studimet e larta i ka përfunduar në “John Jay College of Criminal Justice” në New York, duke diplomuar me vlerësimin më të lartë në drejtimin “E Drejta Penale Ndërkombëtare.”

Dimali gjithashtu ka përfunduar studimet Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare, me fokus në “Konflikt dhe Siguri,” në Universitetin “The New School University,” po ashtu në New York.

Me një përvojë të pasur profesionale, Dimali ka punuar në zyrën e ish-Kongresmenit Eliot Engel, si dhe si Analist i të Dhënave Kualitative në Gjykatën Federale të ShBA-së. Përveç kësaj, ai ka ushtruar një karrierë të suksesshme menaxheriale në Angli dhe ShBA.

Në politikë, Dimal Basha ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës për dy mandate, duke përfaqësuar Lëvizjen Vetëvendosje! Ai ka qenë anëtar në Komisionin për Punë të Jashtme, Komisionin për Legjislacion, Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së dhe Komisionin për Stabilizim-Asociim.

Continue Reading

Aktualitet

Haradinaj : Sfida e radhës, zgjedhja e nënkryetarëve

Published

on

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se e votoi Dimal Bashën për kryeparlamentar meqë vetë Vetëvendosje e konsideroi si emër serioz, por e sheh si sfidë zgjedhjen e nënkryetarëve në vijim.

Ai para gazetarëve tha se ky është realiteti i Kosovës dhe deri në pafundësi s’mund ta lënë kështu.

”I pyeta, a e keni seriozisht më thanë po, e votova dhe ju uroj suksese. Ky është realiteti i Kosovës dhe deri në pafundësi s’mund ta lëmë kështu. Ta shohim tash sfidën e radhës me nënkryetarë. Edhe aty e shoh një problem që s’do të kalojë lehtë”, tha Haradinaj.

“Njëherë do jenë nënkryetarët e partive shqiptare, pastaj nënkryetari i komunitetit serb, i cili nuk e di se si do të jetë situata e numrit të votave. Ne i kemi dhënë një shans, dhe duhet me i dhënë mundësi që ai me dëshmu seriozitetin e tij”, vazhdoi ai.

Continue Reading

Aktualitet

Krasniqi: Askush i kënaqur me zgjedhjen e Dimal Bashës por u desh të zhbllokohej situata

Published

on

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi foli për media pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha. Ai tha se me këtë zgjedhje nuk është e kënaqur as Vetëvendosje , as qytetarët, as PDK-ja.

Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës e ka mbajtur fjalën e dhënë për votimin e një kandidati që s’ka qenë pjesë e ekzekutivit. Gjithashtu ai ka deklaruar se në një situatë normale, kjo parti nuk do ta votonte dikë si Dimal Basha, por siç tha ai, u desh të zhbllokohej situata.

“As votuesit e VV-së e as qytetarët nuk janë të lumtur me përzgjedhjen për Kryetar të kuvendit. PDK ka kërkuar zhbllokadën e imponuar nga VV qysh nga dita e parë. Kemi ofruar gatishmërinë tonë për ta votuar një kandidat që s’ka qenë pjesë e ekzekutivit. Në një situatë normale, në një botë paralele asnjëherë nuk do ta votonim dikë si Dimali në krye të kuvendit, por sot kemi votuar siç kemi thënë për ta zhbllokuar situatën dhe për t’i qëndruar besnik fjalës së dhënë publike, sepse për PDK kjo është e rëndësishme”, tha Krasniqi për media.

Continue Reading

Bota

Trump: Televizoneve NBC dhe ABC duhet t’i hiqet licenca, janë të njëanshme

Published

on

Presidenti Trump ka sulmuar televizonet e njohura amerikane NBC dhe ABC News, duke thënë për ato se sipas tij ishte mbulim i njëanshëm dhe tha se do të ishte në favor të heqjes së licencave të tyre nga Komisioni Federal i Komunikimeve (FCC).

Trump është shprehur se mediat i kishin dhënë atij mbulim negativ në 97% të historive.

Një studim i publikuar më parë këtë vit nga grupi konservator mbikëqyrës i medias, Qendra e Kërkimeve të Medias (MRC), zbuloi se mbulimi i 100 ditëve të para të presidentit në detyrë ishte 92% negativ.

“NËSE KY ËSHTË RASTI, ATA JANË THJESHT NJË KRAH I PARTISË DEMOKRATIKE DHE SIPAS SHUMË MENDIMEVE, LICENCAT E TYRE DUHET T’U REVULOHET.”, shkroi Trump me përdorimin e tij karakteristik të shkronjave të mëdha.

Trump tha se do të ishte plotësisht në favor të këtij veprimi sepse sipas tij këto media janë kaq të anshme dhe të pavërteta, një kërcënim real për demokracinë.

Presidenti pasoi me një postim tjetër ku sulmoi të dy mediat si lajme të rreme dhe dy nga rrjetet absolutisht më të këqija dhe më të anshme kudo në botë.

Trump vuri në pikëpyetje pse të dy subjektet nuk po “paguajnë miliona dollarë në vit në tarifa licencë.

 

Continue Reading

Të kërkuara