Lajmet

​Parashikimi i motit

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius.

Published

on

Sot pritet të mbajë mot i ndryshueshëm. Vende-vende pritet të ketë riga shiu si pasojë e vranësirave të dendura të cilat do të jenë prezent pothuajse në gjithë territorin.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira, ndërsa indeksi UV do t’i ketë vlerat mesatare.

Lajmet

​Objektivi i madh i Chelseat mungon në miqësoren e klubit aktual

Published

on

Chelsea është afër blerjes së Jorrel Hatos mbi 40 milionë euro, pasi ylli i Ajaxit mungon në miqësoren kundër Comos duke nxitur spekulimet për transferimin e tij.

Pasi mungoi në miqësoren kundër Celtic, Jorrel Hato u la përsëri jashtë skuadrës së Ajaxit për ndeshjen e tyre kundër Comos, mes spekulimeve se mbrojtësi holandez mund të bashkohet me Chelsean këtë verë. “Blutë” kanë qenë në bisedime me skuadrën e Eridivisie që nga fillimi i korrikut dhe tani thuhet se janë afër sigurimit të transferimit të 19-vjeçarit.

Sipas “The Athletic”, “Blutë” janë afër arritjes së një marrëveshjeje me Ajaxin për transferimin e Hatos. Bisedimet janë ende duke vazhduar midis dy klubeve, ndërsa mbrojtësi holandez ka rënë dakord për kushtet personale me gjigantët e Premier Ligës .

Raporti shton se Chelsea po negocion me Ajaxin për të ulur çmimin e kërkuar prej 40 milionë eurosh. “Blutë” ishin të lidhur me një transferim të mbrojtësit që nga fillimi i korrikut. Hato u kërkua gjithashtu nga Arsenali në janar 2024, megjithatë, i riu më vonë nënshkroi një kontratë të re pesëvjeçare me klubin.

Hato debutoi me ekipin e parë për Ajaxin në vitin 2023 dhe është paraqitur në 111 ndeshje në të gjitha garat. Në sezonin 2024-25, adoleshenti luajti kryesisht në pozicionin e mbrojtësit të majtë, megjithëse është i aftë të luajë edhe si mbrojtës qendror.

Fituesit e Kupës së Botës për Klube do të luajnë dy ndeshje miqësore kundër Bayer Leverkusen dhe AC Milan në shtëpi, përpara se të nisin sezonin e ri kundër Crystal Palace më 17 gusht.

Continue Reading

Lajmet

​Trump sërish përmend Kosovën e Serbinë

Published

on

By

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka përmendur sërish Kosovën dhe Serbinë.

Donald Trump gjatë një vizite disaditore në Skoci u takua sot me kryeministrin britanik Keir Starmer.

Ai para mediave ka folur për tema ndryshme aktuale në botë. Ai tha se ka shumë armëpushime në botë dhe sikur ai nuk do të ishte në detyrë, do të zhvilloheshin gjashtë luftëra.

Nëse nuk do të isha unë këtejpari, do të ishin tani gjashtë luftëra të mëdha. India do të luftonte me Pakistanin. Serbia dhe Kosova janë një tjetër. Ne kemi shumë pika të nxehta që ishin në luftë”, ka thënë Trump.

Ai tha se ndërhyrja e tij çoi në një armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias, teksa përmendi edhe marrëveshjen e paqes mes Ruandës dhe Kongos pas shumë viteve luftë dhe miliona të vdekur.

Trump tha se është i zhgënjyer me presidentin rus Vladimir Putin dhe po e shkurton afatin 50-ditor që i dha Rusisë për luftën në Ukrainë.

Jam i zhgënjyer nga presidenti Putin, shumë i zhgënjyer prej tij. Po e shkurtoj afatin 50-ditor që i dhashë,” tha Trump.

Presidenti amerikan njoftoi dy javë më parë se i kishte dhënë Putin 50 ditë për të arritur një marrëveshje me Ukrainën përpara se të përballej me pasojat.

Do të vendosim tarifa shumë të ashpra nëse nuk arrijmë një marrëveshje brenda 50 ditëve,” tha Trump në atë kohë.

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen 73 motoçikleta nё Prishtinë

Published

on

By

Drejtoria e Policisë së Prishtinë ka njoftuar se po zbaton planin “Siguria në trafik”, me fokus të veçantë te motoçikletat dhe prishja e rendit dhe qetësisë publike.

Në kuadër të këtij plani, nga data 09.07.2025 e deri më datë 27.07.2025 janë sekuestruar 73 motoçikleta, për mungesë të dokumentacionit të nevojshëm, skadim të afatit të regjistrimit dhe pa kategori përkatëse.

Po ashtu, janë shqiptuar 358 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave.

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, e veçanërisht tek ngasësit e motoçikletave, tё respektojnë rregullat e komunikacionit.

Continue Reading

Lajmet

Galliani lidhet me një rikthim të bujshëm te Milani

Published

on

Drejtori legjendar i epokës Berlusconi, Adriano Galliani thuhet se mund të ketë një rikthim të bujshëm në strukturat kuqezi.

Prej ditësh janë përhapur thashetheme, hamendësime dhe informacione për një lëvizje që, nëse realizohet, do të përfaqësonte një përgjigje direkte ndaj efektit Giuseppe Marotta te Interi. Në fakt, emri i Gallianit shihet si simbol i identitetit milanist dhe përfaqësim i vërtetë institucional, diçka që aktualisht i mungon klubit.

Ende nuk dihet saktësisht se në çfarë roli mund të angazhohej 82-vjeçari Galliani nëse do të rikthehej. Por ajo që përflitet është një funksion më shumë politik dhe institucional, pa ndërhyrje të drejtpërdrejta në operacionet e përditshme të merkatos apo menaxhimit sportiv.

Përkrahësit e kësaj ideje besojnë se Galliani do të sillte një nivel tjetër përfaqësimi për klubin, duke plotësuar boshllëkun që ka lënë pas largimi i figurave ikonike.

Ndërsa Interi ka përfituar dukshëm nga menaxhimi i Marottës, një prej “nxënësve” më të spikatur të vetë Gallianit, te Milani ndihen të pambuluar në këtë drejtim. Pikërisht për këtë, shumë e shohin rikthimin e tij si një nevojë për të sjellë sërish respekt dhe autoritet për kuqezinjtë në “Palatin” e futbollit italian.

Megjithëse mosha e avancuar nuk i lejon angazhime të ngjashme me ato të viteve të arta, roli i tij mund të jetë më shumë përfaqësues dhe strategjik, një pikë force dhe këshilltar “i pashkruar” për drejtuesit aktualë.

Në këtë pikë, mbetet për t’u parë nëse thashethemet do të konkretizohen në një lëvizje reale. Por një gjë është e qartë, rikthimi i Gallianit te Milani do të ishte një goditje e madhe imazhi dhe një kthim emocional në kohët e lavdishme për tifozët kuqezi.

Continue Reading

Të kërkuara