Lajmet

​Parashikimi i motit

Temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius.

Published

on

Edhe sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i paqëndrueshëm, me diell dhe vranësira të cilat herë-herë kanë mundësi të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, ekziston rrezik që nëpër vende të kufizuara reshjet e shiut të shoqërohen me breshër apo breshnizë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Lajmet

​Ish-lojtari i Arsenalit ndërron jetë në moshën 21 vjeçare

Published

on

Futbollisti i Chichester City dhe ish-lojtari i akademisë së Arsenalit, Billy Vigar, ka ndërruar jetë në moshën 21-vjeçare pas një lëndimi të rëndë në tru të pësuar gjatë një ndeshjeje kundër Wingate & Finchley.

Sulmuesi u përplas jashtë fushës në përpjekje për ta shpëtuar topin, duke pësuar dëmtime serioze.

Ai u vendos në koma të induktuar dhe iu nënshtrua një operacioni, por nuk arriti të mbijetojë.

Klubi i Chichester City, Arsenal dhe bota e futbollit kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e tij, ndërsa ndeshja e radhës e Chichesterit është shtyrë në shenjë respekti./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës shkatërron mbi 760 armë ilegale

Published

on

By

Policia e Kosovës ka organizuar sot ceremoninë e shkatërrimit të armëve të vogla dhe të lehta ilegale, mbi 760 sosh, në fshatin Prelez të Ferizajt. Pas shkatërrimit, nga materiali i armëve që shkrihen do të krijohen kapak të pusetave.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha se procesi i shkatërrimit të armëve bëhet me qëllim për të ofruar sa më shumë siguri për qytetarët. Hoxha potencoi se nuk janë të rralla rastet ku armët ilegale janë përdorur gjatë rasteve kriminale.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të përdorin sa më pak armët. Hoxha bëri të ditur se nga viti 1999 deri më tani, janë konfiskuar mbi 36 mijë armë ilegale.

Ndërkaq, nga viti 2005 deri tani janë shkatërruar rreth 16 mijë armë të gjata dhe të shkurta.

Është një proces i vazhdueshëm që Policia e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, në mbështetje të vazhdueshme te UNDP-së, por edhe vendeve partnere mike të Kosovës po vazhdoj me shkatërrimin e armëve të vogla dhe të mesme me qëllim që të krijohet sa më shumë siguri për qytetarët dhe vendin tonë…Gjatë këtyre viteve nuk kemi pasur jo pak raste kur armët ilegale janë përdorur gjatë rasteve dhe veprave kriminale. Shumë jetë janë humbur për shkak të përdorimit të armëve ilegale. Iu bëjmë thirrje gjithë qytetarëve tonë që të qëndrojnë larg armëve ilegale…Policia e Kosovës që nga viti ‘99 e deri më sot ka konfiskuar rreth 36 mijë e 36 armë. Përafërsisht i bie rreth 1 mijë e 100 armë që janë konfiskuar çdo ditë. Që nga viti 2005 e deri më sot ka shkatërruar 15 mijë e 904 armë të shkurtra dhe të gjata”, tha Hoxha.

Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros tha se qëllimi i shkatërrimit të armëve është promovimi i një shoqërie paqësore, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

Ai potencoi se armët e vogla dhe të lehta të paligjshme shkaktojnë pasiguri, dëmtojnë civilët, minojnë institucionet dhe shpesh përdoren në dhunë bazuar në gjini dhe dhunë në familje.

Qëllimi ynë është të promovojmë shoqëri paqësore, të drejta dhe gjithëpërfshirëse, dhe kjo kërkon një reduktim të konsiderueshëm të flukseve të paligjshme të armëve në të ardhmen tonë…Vetëm gjatë kohës që kemi qenë këtu, janë kryer dy akte dhune me armë, pa llogaritur luftërat dhe situata të tjera. Kjo tregon se armët e vogla dhe të lehta të paligjshme shkaktojnë pasiguri, dëmtojnë civilët, minojnë institucionet dhe shpesh përdoren në dhunë bazuar në gjini dhe dhunë në familje. Policia, Ministria e Punëve të Brendshme dhe autoritetet e tjera relevante kanë treguar një angazhim të jashtëzakonshëm për të luftuar trafikun e paligjshëm, posedimin dhe keqpërdorimin e armëve. Por mund të jeni të sigurt se ne, si UNDP, dhe ekipi im i pranishëm sot, do të vazhdojmë t’ju mbështesim dhe jemi shumë krenarë që jemi partneri juaj i besuar në këto përpjekje”, tha Queiros.

Ky aktivitet mbështetet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) përmes Programit për Siguri dhe Siguri në Kosovë (KSSP), me mbështetje financiare nga Gjermania, Suedia, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Holanda dhe Norvegjia, si dhe përmes Vendimit të Këshillit (PESK) 2024/3006 të datës 2 dhjetor 2024, në mbështetje të aktiviteteve të çarmatimit dhe kontrollit të armëve të SEESAC në Evropën Juglindore, me qëllim zvogëlimin e kërcënimit nga armët e vogla dhe armët e lehta (SALW) të paligjshme dhe municionit të tyre./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Gazmend Hoxha: Dronë të dyshuar nga Serbia kanë fluturuar në veri të Kosovës, Policia në koordinim me KFOR-in

Published

on

By

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se së fundi janë regjistruar raste të fluturimeve të dronëve në pjesën veriore të vendit, për të cilat dyshohet se vijnë nga territori i Serbisë.

Ai tha se Policia është në kontakt të vazhdueshëm me KFOR-in dhe po kryen monitorime të situatës.

Kohën e fundit kemi pasur fluturime të dronëve që ne po dyshojmë që po vijnë nga territori i Serbisë në pjesën veriore të Kosovës. Policia është në kontakt me KFOR, jemi duke bërë monitorimin dhe me pa se çfarë mund të bëhet”, tha Hoxha pas ceremonisë së shkatërrimit të armëve.

Ai theksoi se rreziku ekziston për pjesën e kufirit, por jo për qytetarët, të cilët sipas tij janë të mbrojtur nga institucionet.

Është e rrezikshme për pjesën e kufirit po, por për qytetarët tanë jo, ne jemi duke i mbrojtur po ashtu. Ndërsa hapësira ajrore është përgjegjësi e KFOR”, u shpreh Hoxha.

Më tej, ai bëri të ditur se institucionet ndërkombëtare janë njoftuar për këtë situatë dhe se përgjegjësia i takon KFOR-it.

Ne e kemi njoftuar KFOR-in dhe partnerët tanë, KFOR është përgjegjësi e tyre, janë duke punuar për këtë drejtim”, tha Hoxha./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Osmani në SHBA, merr pjesë në panelin “Sistemi Global i Refugjatëve dhe Azilit”

Published

on

By

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në panelin ‘Sistemi Global i Refugjatëve dhe Azilit: Çfarë shkoi keq dhe si të rregullohet’, të organizuar nga Qeveria amerikane në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Osmani, derisa ka theksuar se ka qenë e pranishme si e ftuar nga zëvendës sekretari i Shtetit, Christopher Landau, ka ndarë disa fotografi në Facebook.

Osmani ka udhëtuar në Nju Jork për të marrë pjesë në fillimin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara