Bota

​Papa lutet për viktimat e tërmetit në Kroaci

Published

on

Papa Françesku shprehu afërsinë e tij me të lënduarit dhe tha se ai veçanërisht u lut për ata që humbën jetën në tërmetin i cili goditi Kroacinë.

Papa shkroi në profilin e tij në Twitter se tërmeti i djeshëm në Kroaci shkaktoi dëme serioze.

“Shpreh afërsinë time me të plagosurit dhe viktimat e tërmetit dhe veçanërisht lutem për ata që humbën jetën, si dhe për familjet e tyre”, tha Papa Françesku.

Bota

Alarm në aeroportin e Londrës, evakuohen të gjithë pasagjerët në terminal

Published

on

By

Terminali Jugor i Aeroportit Gatwick në Londër është evakuuar paraditen e kësaj të premteje për shkak të një incidenti sigurie. Mediat e huaja raportojnë se shkak për mbylljen është bërë zbulimi i një sendi të dyshimtë gjatë kontrolleve rutinë të bagazheve të pasagjerëve.

Policia e Sussex dërgoi në vendngjarje një ekip për asgjësimin e eksplozivëve si masë paraprake.

Në një postim në rrjetin social X (ish-Twitter), Aeroporti Gatwick theksoi: “Siguria e pasagjerëve dhe stafit tonë mbetet prioriteti ynë i parë. Ne po punojmë shumë për ta zgjidhur problemin sa më shpejt të jetë e mundur.”

Një pasagjer, i cili sapo kishte mbërritur në Gatwick, tha se i gjithë terminali u evakuua menjëherë, përfshirë edhe pasagjerët e sapombërritur.

Mbërrita me një fluturim rutinë. Kalova në doganë dhe mora vesh që po evakuojnë të gjithë aeroportin. Edhe personat që kaluan sigurinë po nxirren jashtë,” deklaroi ai. Sipas tij, trenat janë ndalur dhe rreth 1000 persona po presin në rrugët dhe parkingjet përreth.

Gjithashtu, kompania Gatwick Express, e cila ofron shërbime trenash drejt aeroportit, ka pezulluar operacionet deri në një njoftim të dytë. Në një deklaratë, kompania tha: “Policia dhe shërbimet e urgjencës po merren me një incident në aeroport. Për momentin, stacioni dhe aeroporti janë duke u evakuuar. Ne do t’ju këshillonim të shtyni udhëtimin tuaj deri më vonë këtë mëngjes.”

Continue Reading

Bota

Qytetarët e Kroacisë dhe Malit të Zi mund të qëndrojnë në Kinë deri në 30 ditë pa vizë

Published

on

By

Qytetarët e Kroacisë, Japonisë, Bullgarisë, Rumanisë, Malit të Zi dhe vendeve të tjera nuk do të kenë më nevojë për vizë për të hyrë në Kinë nga 30 nëntori i këtij viti.

Qytetarët e Kroacisë dhe Malit të Zi nuk do të kenë nevojë për vizë për të udhëtuar në Kinë për pak më shumë se një vit, ku do të mund të qëndrojnë pa vizë deri në 30 ditë, raportoi të premten Reuters.

Qytetarët e Kroacisë, Japonisë, Bullgarisë, Rumanisë, Malit të Zi dhe vendeve të tjera nuk do të kenë nevojë për vizë për të hyrë në Kinë nga 30 nëntori i këtij viti deri më 31 dhjetor 2025, tha të premten zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze, transmeton Hina.

Kina gjithashtu do të zgjasë qëndrimin pa viza në vend në 30 ditë nga 15 që janë aktualisht për qytetarët e të 38 vendeve nën atë program, njoftoi televizioni shtetëror CCTV.

Kina ka hequr më parë vizat për Korenë e Jugut dhe disa vende evropiane për të nxitur turizmin dhe tregtinë mes ngadalësimit të rritjes ekonomike.

 

Continue Reading

Bota

Kremlini: Sulmi me raketë balistike në Ukrainë ishte paralajmërim për Perëndimin

Published

on

By

Kremlini ka thënë të premten se një sulm i ushtrisë ruse në Ukrainë, me një raketë të porsazhvilluar balistike hipersonike, kishte për qëllim ta paralajmëronte Perëndimin se Moska do të përgjigjet ndaj vendimeve të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë për ta lejuar Kievin ta sulmojë Rusinë me raketat e tyre.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i bëri këto komente një ditë pasi presidenti Vladimir Putin tha se Moska përdori raketë të re – Oreshnik – në një sulm ndaj një objekti ushtarak të Ukrainës.

Peskov tha se Rusia nuk ishte e obliguar t’i paralajmëronte Shtetet e Bashkuara për këtë sulm, por i njoftoi ato gjithsesi 30 minuta para lëshimit të raketës.

Putini mbetet i hapur për dialog, tha ai.

Të enjten, Putini tha se përdorimi i armës së re ishte përgjigje ndaj vendimeve të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë raketat e tyre me rreze të gjatë veprimi për sulme thellë brenda Rusisë.

Në kushte të luftimeve, një nga sistemet më të reja ruse me rreze të mesme veprimi është testuar”, tha Putin, duke shtuar se ajo ishte raketë hipersonike, e cila mund të bartë koka bërthamore.

Më herët gjatë 21 nëntorit, Kievi tha se Rusia kishte përdorur raketë balistike ndërkontinentale gjaë një sulmi masiv me raketa në Dnipropetrovsk.

Raketat balistike ndërkontinentale janë të dizajnuara që të kryejnë sulme bërthamore nga distanca të largëta.

Armë të tilla nuk janë përdorur më herët në luftën që Rusia e nisi kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022

Continue Reading

Bota

Parlamenti i Ukrainës anulon seancën për shkak të rrezikut të sulmit rus

Published

on

Parlamenti i Ukrainës ka anuluar seancën e tij të planifikuar për këtë të premte, duke përmendur rrezikun e një sulmi me raketa nga Rusia, i cili mund të godiste rrethin e Kievit, ku ndodhen ndërtesat qeveritare. Kjo masë erdhi pas shqetësimeve të rritura për mundësinë e një sulmi të mundshëm, duke përfshirë gjithashtu kërcënimin ndaj sigurisë së deputetëve dhe personelit që ndodhen në Kuvendin e Ukrainës.

“Ora e pyetjeve për qeverinë është anuluar,” deklaroi një deputet nga partia në pushtet për agjencinë e lajmeve AFP. Deputetja Yevgenia Kravchuk, e cila bëri të ditur detajet e këtij vendimi, shtoi se “ka sinjale për një rrezik të shtuar të sulmeve në qarkun qeveritar në ditët në vijim.”

Ky zhvillim ka ndodhur në një periudhë të tensionuar, pasi sulmet ruse vazhdojnë të përshkallëzohen në disa zona të Ukrainës, përfshirë përdorimin e dronëve dhe raketave për të goditur infrastrukturën kritike dhe objektet qeveritare. Parlamenti ukrainas ka marrë masa të tjera të sigurisë, duke përfshirë ndalimin e mbledhjeve fizike dhe kalimin në platforma virtuale kur është e nevojshme, për të mbrojtur jetën e deputetëve dhe punonjësve të shtetit.

Continue Reading

Të kërkuara