Lajmet

​Palmer: ShBA e mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi

Published

on

Zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi dhe se pret si qëllim përfundimtar të tij njohjen reciproke.

Përmes një konference për medie, Palmer tha se ShBA është e përfshirë në mënyrë aktive në dialogun.

Përmes një konference për medie, Palmer tha se nuk varet nga ShBA dhe BE për kompromiset e mundshme, por nga palët e përfshirë në dialog.

Bota

A do të përfshihet SHBA drejtpërdrejtë në luftë në Lindjen e Mesme?

Published

on

Sipas një analize nga VOA, tensionet në Lindjen e Mesme po rriten, me shqetësime të thella mbi mundësinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara në konflikt. Presidenti Joe Biden ka paralajmëruar Izraelin të mos lejojë që lufta në Gazë, kundër Hamasit të mbështetur nga Irani, të përhapej në Liban dhe ndaj Iranit. Megjithatë, Izraeli ka intensifikuar sulmet ndaj Hezbollahut dhe ka premtuar hakmarrje ndaj Iranit.

Izraeli raportoi se ka goditur objektiva të Hezbollahut, ndërsa sulmet izraelite në Damask rezultuan me vrasjen e tre civilëve. Të martën, Irani lëshoi 180 raketa ndaj Izraelit, duke shkaktuar dëme dhe viktima.

Biden diskutoi situatën me liderët e Grupit të Shtatë, duke theksuar se Izraeli ka të drejtë të përgjigjet, por se përgjigja duhet të jetë proporcionale. Ai theksoi se nuk do ta mbështeste një sulm të mundshëm të Izraelit ndaj objekteve bërthamore të Iranit.

Disa analistë, si Aaron David Miller, paralajmërojnë se një përshkallëzim i mëtejshëm mund të sjellë hakmarrje nga Irani që do të prekte interesat amerikane, si sulmet ndaj objekteve të prodhimit të naftës në Arabinë Saudite apo forcimin e grupeve pro-iraniane në Irak dhe Siri.Shtetet e Bashkuara janë angazhuar tashmë në operacione për interceptimin e raketave iraniane, por mbetet e paqartë nëse Biden do të autorizojë sulme direkte ndaj Iranit. Ekspertë si Brian Katulis theksojnë se SHBA ka vepruar kryesisht si vëzhgues, duke u përpjekur të kufizojë pasojat e konfliktit.

Në mesin e gjithë kësaj, lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka fajësuar SHBA dhe vendet evropiane për konfliktet në rajon, duke thënë se largimi i tyre do të ndihmonte në zhdukjen e përplasjeve. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se do të vendosen sanksione të tjera ndaj Iranit, duke theksuar që tensionet mbeten të larta dhe pa një zgjidhje të qartë./UBTNews/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Në Zveçan vendosen tabela informuese në gjuhën shqipe, atë serbe dhe angleze

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka bërë të ditur se pas 25 vitesh janë vendosur tabelat informuese në shqipe dhe në gjuhët e tjera në këtë qytet.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se të gjitha këto shenja informuese janë thelbësore për banorët dhe për të gjithë komunitetet që jetojnë në Zveçan.

“Ato gjithashtu do t’u ofrojnë ndihmë vizitorëve nga e gjithë Kosova dhe më gjerë, duke treguar se kjo është një zonë ku diversiteti dhe bashkëjetesa janë vlera të çmuara. Bashkëpunimi ynë për të arritur këtë hap, gjithashtu shpreh angazhimin tonë të vazhdueshëm për promovimin e gjuhëve zyrtare në hapësirat publike”, ka thënë Peci.

Continue Reading

Lajmet

Rusia thotë se ballafaqimi i saj me Perëndimin është i pashembullt në histori

Published

on

By

Ballafaqimi i tanishëm mes Rusisë dhe Perëndimit për Ukrainën është i pakrahasueshëm në histori, si dhe një gabim i cili mund të çojë drejt katastrofës, ka thënë një diplomat i lartë rus të enjten.

Ai i bëri këto komente kur u pyet rreth krahasimeve mes ballafaqimit të tanishëm dhe Krizës Kubane të Raketave më 1962.

Lufta tashmë dyvjeçare e gjysmë në Ukrainë, lufta më e madhe tokësore në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore, e ka nxitur një ballafaqim të madh mes Rusisë dhe Perëndimit, dhe zyrtarë rusë thonë se ballafaqimi tani po futet në etapën më të rrezikshme deri më sot.

Diplomatët rusë në të kaluarën kanë nxjerrë krahasime me krizën e vitit 1962 kur superfuqitë e Luftës së Ftohtë thuhet të kenë qenë shumë afër luftës bërthamore ndërkombëtare, pasi Moska vendosi fshehurazi raketa në Kubë.

Por, zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, tha për gazetarë të enjten se “çfarë po ndodh [tani] nuk ka ngjashmëri me të kaluarën”.

Ryabkov, i cili është mbikëqyrës i kontrollit të armëve dhe marrëdhënieve me Amerikën Veriore, tha për gazetarë në Moskë se rreziku i përleshjeve me armë mes fuqive bërthamore nuk duhet të nënvlerësohet.

“Ne jemi duke ecur nëpër territor të pashkelur më parë ushtarak dhe politik”, tha ai.

Ryabkov tha se një gabim në këtë kohë mund të shkaktojë fatkeqësi të madhe, tha se dyshon nëse ata në Perëndim janë në gjendje t’i “kuptojnë pasojat e rrugës që kanë marrë”.

Ka javë që Rusia i paralajmëron Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre se, nëse ata i japin leje Ukrainës të godasë thellë brenda tokës ruse me raketa perëndimore, atëherë Moska do ta cilësojnë këtë si përshkallëzim të madh.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kohë që u lutet aleatëve ta lejojnë Ukrainën t’i përdorë armët me të cilat ata e furnizojnë për sulme brenda Rusisë.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha më 12 shtator se Perëndimi do të futej në një lufte të drejtpërdrejtë me Rusinë, nëse do ta lejonte Ukrainën të kryejë sulme në tokën ruse me raketa me rreze të gjatë veprimi të prodhuara nga Perëndimi.

Putini e ndryshoi doktrinën bërthamore të Rusisë për ta ulur pragun e përdorimit të armëve të tilla nga Moska në përputhje me situatën.

Zelensky i ka kërkuar Perëndimit t’i kalojë dhe shpërfillë të ashtuquajturat “vija të kuqe” të Rusisë, dhe disa vende perëndimore i kanë bërë thirrje SHBA-së ta bëjë pikërisht këtë.

Rusia, fuqia më e madhe bërthamore në botë, thotë se kjo është marrëzi./REL

Continue Reading

Lajmet

​Ish-ministrja e qeverisë së Kosovës intervistohet nga Departamenti i Krimeve Ekonomike

Published

on

By

Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë është intervistuar të enjten nga Departamenti i Krimeve Ekonomike ish-ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Adriana Hoxhiq.

Hetimet ndërlidhen me pretendimet për punësime të paligjshme gjatë periudhës së qeverisjes lokale të komunës së Mitrovicës Veriore, në kohën kur Hoxhiq ishte nënkryetare e kësaj Komune deri në maj të vitit 2022.

Avokati i saj, Musa Damati ka konfirmuar se klientja e tij është liruar menjëherë pas intervistimit. Sipas tij, nuk ekziston asnjë provë e vetme që do ta vërtetonte përfshirjen e klientes së tij në veprën penale që ndërlidhet me keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar. Ai tha se klientja e tij është tërësisht e pafajshme dhe se i gjithë ky hetim ka të bëjë vetëm me spektakël politik, ndërsa potencoi faktin se zonja Hoxhiq është cak i sulmeve politike tash e një kohë të gjatë.

“Nuk ekziston asnjë provë e vetme përmes së cilës mund të formulohen eventualisht veprime të cilat do ta krijonin figurën e posaçme të veprës penale që ndërlidhen me keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar. Klientja ime është tërësisht e pafajshme, dhe njëkohësisht ajo është cak dhe shënjestër e sulmeve politike tash e një kohë të gjatë. I gjithë ky hetim ka të bëjë me spektakël politik dhe ne do të arrijmë të vërtetojmë pafajësinë e klientes time shumë shpejt”, ka thënë Damati.

Politikanja kosovare me përkatësi etnike boshnjake, njihet për angazhimin dhe kontributin e saj në krijimin e urave të komunikimit dhe mirëbesimit ndërmjet komuniteteve, sidomos në Mitrovicë, gjatë viteve të ‘nxehta’ dhe me përplot tensione në periudhën e pasluftës.

Continue Reading

Të kërkuara