Lajmet

​“Pagat për grevistët e Administratës Publike u ekzekutuan më 30 shtator”

Këtë e ka konfirmuar Ali Gashi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Administratës të Kosovës.

Published

on

Ndonëse edhe shërbyesit civil ishin në grevë, të premten, më 30 shtator, u janë ekzekutuar pagat për muajin shtator. Por, këto paga nuk i morën punëtorët e arsimit, të cilët bashkarisht ishin në grevë.

Këtë e ka konfirmuar Ali Gashi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Administratës të Kosovës. E mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit, Gashi e konsideron tendencë për të shantazhuar dhe frikësuar Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

“Kjo është një tendencë për të shantazhuar dhe për t’i frikësuar sindikatat në përgjithësi, dhe me theks të veçantë ta sulmoj SBAShK-un, si sindikatën më të madhe në Republikën e Kosovës. Ne si Sindikatë e Administratës Publike e mbështesim fuqishëm SBAShK-un dhe kërkojmë në të njëjtën kohë nga Qeveria që urgjentisht ta bëjë lëshimin e pagave për të gjithë të punësuarit në sektorin e arsimit, pasi është e drejtë e tyre dhe në të njëjtën kohë Qeveria, e cila do të duhej të ishte gardian i ligjshmërisë dhe t’i respektojë ligjet e Kosovës, ajo është shkelësja më e madhe e ligjeve dhe mohuese e kontributit të çmuar të të gjithë të punësuarve në sektorin e arsimit”, u shpreh ai.

Ai madje tha se pagat për shërbyesit civil janë ekzekutuar të premten, më 30 shtator, ashtu siç edhe e parasheh ligji.

“Për Administratën janë ekzekutuar sipas ligjit që është i paraparë, që i bie të premten e shkuar”, theksoi Gashi.

Ali Gashi, i cili ishte pjesë edhe Këshillit Grevist të BSPK-së, përpos ekzekutimit të menjëhershëm të pagave për punëtorët e arsimit, nga Qeveria e Kosovës kërkoi takim urgjentë për kërkesat e tyre.

“Një tendencë e tillë nga ana e Qeverisë është e papranueshme dhe prapë po i bëjë ftesë Qeverisë që përpos lëshimit të pagave, ajo të mendoj që urgjentisht, t’i ftoj sindikatat, të ulen që t’i zgjedhim kërkesat që kanë mbetur pezull, pasi që duhet të kuptohet që ne e kemi pezulluar grevën në janar, dhe nëse qeveria nuk reflekton, atëherë janari do të vije shpejt dhe ne do të dalim me një qëndrim i cili ndoshta edhe pa dëshirën tonë por si rezultat i mos gaditshmërisë së Qeverisë mund të na shpie në ndonjë situatë tjerë, apo të ngjashme si ka qenë kjo e tanishmja”, theksoi ai.

Nga 25 gushti e deri të shtunën kanë qenë në grevë punëtorët e Administratës Publike, ndërsa nga 1 shtatori u ishin bashkuar edhe ata të arsimit. Por, për këta të fundit që nisën grevën në shtator, nuk janë ekzekutuar pagat.

Lidhur me mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit nga Qeveria e Kosovës, kanë thënë se për muajin shtator, pagesat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët të cilët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.

Kurse, gjatë ditës së sotme ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci reagoi duke thënë se komunat të cilat janë përgjegjëse për organizimin e arsimit parauniversitar, nuk kanë raportuar në departamentin e Thesarit në Ministri të Financave, ndonëse e kanë obligim. Sipas saj, kompensim do të ketë vetëm për punën e bërë.

Ndërsa, nga Këshilli i Prindërve kanë thënë se nëse mësimdhënësve nuk u jepen pagat e shtatorit, prindërit duhet të organizohen për të mbledhur fonde për t’i ndihmuar financiarisht mësimdhënësit.

Rajoni

Rektori Hajrizi viziton kompaninë lider të prodhimit të vajit të ullirit dhe verërave në Portugali

Published

on

Gjatë qëndrimit të tij në Beja, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, pati nderin të vizitojë një nga kompanitë më të njohura në prodhimin e vajit të ullirit dhe verërave në Portugali – Figueirinha.

Në këtë takim, ai u prit nga CEO Filipe Cameirinha, i cili shprehu gatishmërinë për të krijuar sinergji bashkëpunimi ndërmjet UBT-së dhe sektorit të agrobiznesit dhe teknologjisë ushqimore.

Ky bashkëpunim ka për fokus të veçantë t’i jepet laboratori për institutin e hulumtimeve mbi verën të themeluar në UBT, si dhe mundësitë që studentët të zhvillojnë vizita pune dhe praktike, sidomos gjatë periudhës së vjeljeve.

Kjo vizitë nënvizon angazhimin e UBT-së për të forcuar lidhjet me sektorin privat, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij, duke hapur kështu horizonte të reja për edukim dhe inovacion në fushën e agrobiznesit!

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Rektori Hajrizi flet për suksesin e UBT-së në Polytechnic Institute of Beja në Portugali

Published

on

Rektori Hajrizi flet për suksesin e UBT-së në Polytechnic Institute of Beja gjatë Edicionit të 8-të të Javës Erasmus ku po marrin pjesë 72 pjesëmarrës nga 37 institucione të arsimit të lartë, të ftuar nga 20 vende të ndryshme.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ndau përvojën dhe sukseset e UBT-së si një universitet modern me rang ndërkombëtar në konferencën e Polytechnic Institute of Beja. Ai theksoi se UBT përfaqëson anën më të ndritur të rritjes në shkencë dhe teknologji në shtetin e ri të Kosovës, duke sjellë në qendër inovacion dhe duke dëshmuar përkushtim për arsimim të cilësisë së lartë. Me një qasje proaktive dhe një ekosistem inovativ, UBT po ndihmon në formimin e liderëve të së ardhmes.

Kjo ngjarje ka si qëllim forcimin e lidhjeve të bashkëpunimit akademik, shpërndarjen e praktikave të mira dhe thellimin e shkëmbimit kulturor mes universiteteve nga vende te ndryshme.

Continue Reading

Rajoni

Rektori Hajrizi po qëndron për vizitë zyrtare në Portugali

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, po qëndron për vizitë zyrtare në Portugali. Ai pritet të zhvillojë një agjendë të ngjeshur dhe të vendosë marrëdhënie kontraktuale me institucionet më prestigjioze të arsimit të lartë në Portugali në fushat e shkencës, teknologjisë, aviacionit, sportit dhe biznesit.

Një kapitull i ri për ndërkombëtarizimin e UBT në Evropë! Stay tuned!

Continue Reading

Lajmet

Fillon protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë

Published

on

By

Lajmi në përditësim:

Një protestë e madhe është duke u zhvilluar sot në Tiranë ku kryetari i OVL-sw Hysni Gucati u shpreh se pjesëmarrësit janë mbledhur për të mbrojtur “luftën e shtrenjtë të UÇK-së” dhe për të kërkuar drejtësi.

Gucati deklaroi se UÇK-ja nuk ka nevojë të dëshmojë se ka qenë forcë çlirimtare, pasi “këtë e ka dëshmuar historia”, dhe kritikoi gjykimet në Hagë si të njëanshme dhe të padrejta.

Gucati bëri thirrje që emrat dhe sakrificat e luftëtarëve të mos njollosen dhe paralajmëroi se të pranishmit nuk do të heshtin.

Ne sot po protestojmë por për të ngritur zërin për drejtësi jemi këtu për të mbrojtur luftën e shtrenjtë të UCK-së, për të mbrojtur gjakun për liri, për të mbrojtur nderin e çlirimtarëve tanë, UCK-ja nuk ka nevojë të dëshmojë që ka qenë ushtri çlirimtare, këtë e ka dëshmuar historia e ka dëshmuar bota e mbarë, përmes kësaj gjykata e padrejtë po gjykohen po përpiqen të njollosin luftën tonë të shenjtë ne nuk do ta lejojmë me u përdhosur emri komandantëve tanë, nuk do të heshtim. Kjo protestë nuk ka lidhje me politikë ne po kërkojmë drejtësi dhe barazi para ligjit”, ka thënë ai./EO

Ka nisur protesta e paralajmëruar në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e cila po zhvillohet në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Qindra qytetarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora, janë mbledhur në kryeqytet të Shqipërisë për të kërkuar lirimin e  ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Me qindra qytetarë nga Kosova, diaspora shqiptare në Evropë dhe SHBA kanë mbërritur sot në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e paralajmëruar në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e cila do të mbahet në orën 17:00 në sheshin “Skënderbej”.

Pjesëmarrësit e protestës e konsiderojnë procesin në Hagë të padrejtë dhe të motivuar politikish raporton Klan.

“Presim që të përkrahen fuqimisht ata që i kemi në Hagë, që sollën lirinë e Kosovës. Mendoj se atje mbahen padrejtësisht dhe ata janë forca dhe liria e popullit. Ne për atë kemi dalë këtu, do të vazhdojmë prapë. Por Evropa i dënon ata, nuk po i dënon Shqipëria. Evropianët ta dinë se shqiptarët nuk po i dënojnë, por po i dënon Evropa. Politika shqiptare i mbështet.”, tha një qytetar që kishte ardhur nga Gjilani.

Një tjetër protestues u shpreh se Evropa ka një borxh historik ndaj shqiptarëve: “Presim të na lirohen çlirimtarët, se Evropa na ka borxh neve, edhe më herët na ka bërë padrejtësi. Nuk do ta lëmë Evropën të luajë me ne më.”

“Kjo protestë i çon Evropës sa më shumë pakëz presion, që të na çlirohen çlirimtarët.”, tha një tjetër.

Nga Zvicra, ku jetojnë prej vitesh, disa pjesëmarrës thanë se kishin ardhur për pushime dhe për të qenë pjesë e protestës: “Kemi ardhur nga Zvicra, jetojmë atje, kemi ardhur këtu për pushime dhe kemi ardhur në protestë. Gjykata në Hagë është gjykatë politike, nuk është gjykatë faktike. Personat që mbahen atje në Hagë janë të pafajshëm.”

Të tjerë kritikuan mungesën e reagimit nga politika shqiptare dhe ajo kosovare: “Nuk është bërë mjaftueshëm nga asnjë politikë, as në Kosovë e as në Shqipëri. Kjo protestë është një mesazh në fakt për gjithë politikanët, si të Kosovës, ashtu edhe të Shqipërisë.”

Një qytetar që kishte ardhur sot nga Nju Jorku tha:

“Ne kërkojmë drejtësi, lirinë për çlirimtarët e Kosovës. I gjithë kombi shqiptar është një dhe vetëm një, kudo që të jetë. Liri për ata burra që dhanë më të mirën e mundshme për çlirimin e Kosovës.”

Në fund një protestues tha gjithashtu: “Çlirim sa më të shpejtë për çlirimtarët dhe bashkim kombëtar sa më shpejt”, thanë ata./EO

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të mbahet një protestë në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Ai për KosovaPress ka thënë se shoqatat e dala nga lufta në Maqedoninë e Veriut janë duke punuar në këtë drejtim dhe se protesta do të mbahet pas zgjedhjeve lokale atje.

Shoqatat e dala nga lufta në Maqedoni të Veriut janë në punë e sipër dhe është çështje kohe se kur do të organizohet. Sigurisht pas përfundimit të zgjedhjeve një lëvizje e tillë do të ndodhë edhe në Shkup në sheshin Skënderbej”, tha ai.

Ahmeti, ku po merr pjesë në protestën e organizuar në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, tha se institucionet në Kosovë mund të bëjnë më shumë për t’i mbështetur Thaçin dhe të tjerët që po gjykohen nga Specialja në Hagë.

Përherë mundet më shumë. Institucionet në Kosovë mundet më shumë për këtë çështje. Aty gjykohen bijtë e Kosovës si për lirinë ashtu edhe për pavarësinë. Presim një angazhim më të madh dhe më të fortë… Më vjen keq që i jepet pak ngjyrë politike. Kjo protestë është e thirrur nga shoqatat e dala nga lufta dhe s’ka të bëjë me politikë ditore”, tha ai.

Ai tha se protesta e sotme në Tiranë është një mesazh i qartë se ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë janë të pafajshëm dhe se procesi në Gjykatën Speciale ka devijuar.

Porosia është shumë e qartë. Të gjithë jemi UÇK. Sot është zëri i popullit nga kryeqendra shqiptare në Tiranë. Njerëzit janë të pafajshëm, ata janë çlirimtarë dhe nuk janë as trafikantë dhe as njerëz që kanë ushtruar terror dhe gjenocid mbi një popull tjetër. Kanë qenë në mbrojtje të popullit të vet dhe pragut të shtëpisë. Ky është zëri i së vërtetës. Lironi sa më parë”, përfundon ai.

Numri i protestuesve vazhdon të shtohet në sheshin “Skënderbej” para fillimit të protestës së madhe në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Tiranë.

Në ora 17:00, në organizim të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së do të nisë protesta në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020.

Një numër i madh i autobusëve janë nisur sot nga Kosova drejt kryeqytetit shqiptar. Protesta të ngjashme në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së janë mbajtur sivjet edhe në Prishtinë dhe Hagë./KP

Që në orët e para të mëngjesit, pika kufitare e Qafë Thanës po përballet me një fluks të lartë hyrjesh nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë. Qindra qytetarë shqiptarë nga Struga, Ohri, Tetova, Kërçova e Veleshta janë nisur me dhjetëra mjete drejt Tiranës për t’u bashkuar në protestën e sotme.

Protestuesit synojnë të shprehin mbështetjen për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të kërkojnë drejtësi për ta.

Autoritetet kufitare raportojnë rritje të ndjeshme të qarkullimit dhe kanë shtuar personelin për të lehtësuar procedurat dhe për të shmangur pritjet e gjata në kufi./EO

Policia e Shtetit ka hartuan një plan masash me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së protestës që do të mbahet pasditen e sotme në sheshin ‘Skënderbej” në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Në këtë kuadër, Policia ka bërë me dije se do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në Bulevardin e Ri nga ora 17:00 deri rreth orës 19:00, shkruan rtsh.al.

“Plane të posaçme veprimi janë hartuar dhe kanë nisur zbatimin, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tri aktiviteteve me pjesëmarrje të lartë, që do të zhvillohen në kryeqytet gjatë ditës së sotme dhe gjatë fundjavës. Planet synojnë gjithashtu të lehtësojnë trafikun, të orientojnë qytetarët dhe të garantojnë sigurinë publike.

Në këtë kuadër, informojmë qytetarët se: -do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në Bulevardin e Ri, gjatë zhvillimit të tubimit të sotëm në sheshin “Skënderbej”, konkretisht prej orës 17:00 deri rreth orës 19:00”, thuhet në njoftim.

Protesta Gjithëkombëtare “Unë jam UÇK” zhvillohet për të denoncuar procesin gjyqësor që po mbahet në Hagë kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe disa ish-kryeparlamentarë të vendit, të akuzuar se kanë kryer krime lufte gjatë konfliktit me Serbinë.

Qindra qytetarë janë nisur nga Kosova drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës. Protestës pritet t’iu bashkohen dhe figura politike nga Shqipëria, kryesisht nga mazhoranca, ndërsa opozita ka bërë me dije se nuk do jetë pjesë e saj./KP

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, ku do të marrë pjesë në protestën gjithëkombëtare “Drejtësi për Çlirimtarët”, u prit në një takim të ngrohtë e vëllazëror nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Sipas BDI-së, në takim u diskutua për zhvillimet aktuale në rajon, proceset euroatlantike, si dhe për rolet e rëndësishme që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërfqinjor.

Kryetari Ahmeti e përgëzoi Presidentin Begaj për përparimin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian, duke theksuar se është jetike që edhe Maqedonia e Veriut të ecë përkrah Shqipërisë në këtë proces.

“Rruga drejt Brukselit është rrugëtim strategjik kombëtar që forcon paqen, zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal. Të dyja vendet tona duhet të ecin krah për krah drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane”, u shpreh Ahmeti.

Në takim u theksua gjithashtu rëndësia e forcimit të stabilitetit rajonal, përshpejtimit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe heqjes së kufijve që ndajnë vëllezërit e një gjaku, të cilët në Evropën e bashkuar duhet të shndërrohen në ura që bashkojnë popujt./KP

Vetura nga Kosova me flamujt kuq e zi dhe me tri germat “UÇK” shihen në drejtim të Shqipërisë.

Sot qytetarë nga gjitha trojet shqiptare do të bëhen bashkë në sheshin “Skenderbej” në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Nga Shqipëria do të jehojnë thirrjet e shqiptarëve “Drejtësi per çlirimtarët”.

Nga Kosova në drejtim të Hagës, qytetit holandez, të mërkurën janë nisur edhe rreth 150 motoristë shqiptarë nga vende të ndryshme të Kosovës me bluza të veshura me mbishkrime “Liria ka emër”. Nga Haga, marshi i tyre do të vijojë edhe drejt Brukselit.

Përkrahje për protestë kanë deklaruar politikanë të ndryshëm shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria, teksa nga Kosova pritet të nisen rreth 60 autobusë me qytetarë që do t’i bashkohen protestës në Tiranë.

Autoritetet në Shqipëri dje kanë deklaruar se ‘Rruga e Kombit’ do të jetë pa pagesë për qarkullim sot me 17 tetor për të gjithë qytetarët në shenjë solidarizimi me protestën.

Kujtojmë se protestë në përkrahje të ish krerëve të UÇK-së u organizua edhe në Prishtinë dhe në Hagë./KP

Sot më 17 tetor, nga ora 17:00 sheshi “Skënderbej” në Tiranë do të jehojë nga thirrjet për drejtësi ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët mbahen në paraburgimin e Hagës.

Protesta me moton Liria ka emër, drejtësi për çlirimtarët në Tiranë pritet të jetë ndër më madhështorët ndonjëherë në përkrahje të krerëve të UÇK-së, me pjesëmarrje të qytetarëve, shoqërisë civile dhe figurave të njohura politike nga trojet shqiptare.

Qytetarët nga të gjitha trevat shqiptare po mobilizohen për të marrë pjesë në këtë tubim të cilin e shohin si detyrim moral dhe kombëtar ndaj atyre që udhëhoqën luftën për liri e sot po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Përkrahje për protestë kanë deklaruar politikanë të ndryshëm shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria, teksa nga Kosova pritet të nisen rreth 60 autobusë me qytetarë që do t’i bashkohen protestës në Tiranë.

Autoritetet në Shqipëri dje kanë deklaruar se ‘Rruga e Kombit’ do të jetë pa pagesë për qarkullim sot me 17 tetor për të gjithë qytetarët në shenjë solidarizimi me protestën.

Kujtojmë se protestë në përkrahje të ish krerëve të UÇK-së u organizua edhe në Prishtinë dhe në Hagë./KP

Continue Reading

Të kërkuara