Lajmet

​Pagat në Zvicër përjetuan rënien reale më të madhe që nga viti 1942

Punëdhënësit rritën pagat me një mesatare prej 1.1 për qind këtë vit.

Published

on

Punëtorët në Zvicër po përballen me humbjen më të madhe të pagave reale që nga viti 1942.

Punëdhënësit rritën pagat me një mesatare prej 1.1 për qind këtë vit dhe synojnë t’i rrisin ato me 2.2 për qind vitin e ardhshëm, sipas bankës së investimeve UBS, e cila anketoi 290 kompani.

E rregulluar për inflacionin, kjo përkthehet në një humbje reale prej 1.8 për qind në vitin 2022, e ndjekur nga një rritje e lehtë prej 0.1 për qind vitin e ardhshëm. Një rritje e pagave prej pak më shumë se dy për qind nuk ka gjasa t’i vendosë punonjësit në një humor festiv, sipas analistëve të UBS.

Sektorët në të cilët pagat u rritën më shumë ishin ndërtimi (1.1 për qind), administrata (1.0), IT, financa dhe sigurimet (0.9). Pagat janë rritur më pak në prodhim dhe transport (0.8) dhe kujdes shëndetësor (0.7 për qind). Marrëveshjet e pagave prekin rreth 550.000 punonjës në Zvicër, që është rreth 11 për qind e fuqisë punëtore.

Rrethanë e favorshme është se nuk pritet spiralja e rritjes së pagave dhe çmimeve, për këtë arsye inflacioni nuk duhet të rritet nga 3.2 për qind që është aktualisht. Rritja e çmimeve të konsumit në Zvicër u ngadalësua papritur në shtator dhe tetor, por mbetet mbi objektivin e Bankës Kombëtare të Zvicrës.

Në shtator, Banka Kombëtare e Zvicrës rriti normat e interesit me 0.75 për qind, pas së cilës norma referencë e interesit në atë vend ishte sërish pozitive pas tetë vitesh, në 0.5 për qind.

Zvicra është vendi i fundit në Evropë që i rikthehet një norme interesi pozitive. Banka qendrore zvicerane i mbajti normat e interesit në -0.75 për qind deri në qershor të këtij viti, kur rriti normat e interesit me 0.5 për qind.

Që nga viti 2014, Banka Kombëtare e Zvicrës ka ndjekur një politikë të normave zero të interesit, me synimin për të frenuar rritjen e vlerës së monedhës kombëtare. Për vite me radhë banka ka kryer ndërhyrje të mëdha në tregjet valutore për të kontrolluar vlerën e frangut.

Lajmet

Dështimi i 53-të, deputetët mblidhen sonte prapë në orën 22:00

Published

on

By

As në përpjekjen e 53-të, deputetët nuk e konstituan Kuvendin e Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kryesuesi Avni Dehari ua ndërpreu fjalën deputeit të PDK-së Abelard Tahirit, deputetes së LDK-së Jehona Lushaku Sadriu dhe deputetes së AAK-së Time Kadrijaj.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, tha se seanca do të mbahet sonte në orën 22:00.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme, që do të jetë në fuqi nga 27 korriku deri më 8 gusht, periudhë në të cilën deputetëve u ndalohet të ndërmarrin çdo vendim apo veprim për konstituimin e Kuvendit, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.Palët vazhdojnë të mos gjejnë një kompromis.

Continue Reading

Lajmet

​Zemaj: Nuk pres të ketë diçka as pas dy javësh

Published

on

By

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj tha se nuk pret dalje nga bllokada institucionale as pas dy javësh.

Para fillimit të përpjekjes së 53-të për konstituim të kuvendit, Zemaj tha para mediave se “kryeneçësia e Vetëvendosjes po i kushton Kosovës”.

Kryeneçësia e Vetëvendosjes, ose më mirë të them kryeneçësia e tyre për të qenë në një pushtet absolut është ka i kushton Kosovës dhe sot jemi në muajin e pestë të mos konstituimit të kuvendit dhe të krijimit të qeverisë së re të Kosovës. tash kemi hyrë edhe në atë që quhet përgjigje legale nga Gjykata Kushtetuese, sot është dita e fundit deri në atë që do ta marrim si masë të përkohshme dhe të presim datën 8”, u shpreh ai.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masa të përkohshme nga data 27 korrik deri më 8 gusht, ku deputetëve u ndalohet të ndërmarrin çdo veprim e vendim që lidhet me konstituim të kuvendit.

Zemaj tha se nuk pret ndryshim as pas dy javëve.

Duhet shfrytëzuar çdo moment, çdo minutë që të kemi institucione të reja. Por me këtë logjikë dhe me këtë bllokadë që është evidente nga VV-ja, nuk pres që mund të ketë diçka edhe pas dy jave,” ka thënë Zemaj.

Continue Reading

Lajmet

Limaj: S’po shoh ndonjë mundësi për ndryshim sot

Published

on

By

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është pyetur sot nëse pret të kandidohet për kryetar të Kuvendit të Kosovës, në kuadër të zhvillimeve rreth seancës konstituive.

Në një deklaratë të shkurtër dhënë para fillimit të seancës, Limaj u përgjigj shkurtimisht: “S’po shoh ndonjë mundësi për ndonjë ndryshim sot.

Kjo deklaratë vjen në një moment të tensionuar, kur partitë opozitare dhe Lëvizja Vetëvendosje ende nuk kanë arritur një konsensus për konstituimin e Kuvendit. Mospajtimet e vazhdueshme kanë penguar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ndërsa afati kushtetues për këtë proces përfundon sonte në mesnatë.

Continue Reading

Lajmet

Murati: Nuk është problem që të sigurohen votat për të tejkaluar këtë ngërç

Published

on

By

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Hekuran Murati tha se nuk është problem që të sigurohen votat për tejkalim të ngërçit politik.

Ai para fillimit të seancës konstituive, e cila është përpjekja e fundit para vendosjes së masës së Gjykatës Kushtetuese, tha se pret që të ketë vullnet nga partitë opozitare për konstituim të kuvendit.

Po shpresoj që meqë është seanca e fundit apo vazhdimi i fundit që do të mbahet para pezullimit nga Gjykata Kushtetuese, shpresoj dhe uroj që të gjendet vullneti nga partitë opozitare, por edhe tek deputetët individualisht që më në fund të kemi konstituimin e kuvendit. Na duhet që patjetër që të formohen institucionet. Ne tashmë siç e keni parë jemi te numri 57 në vazhdimësi, me votat e NISMA-s bëhemi 60, jemi shumë afër 61. Me votat e Veton Berishës dhe Duda Baljes bëhemi 62, me votën e Lutfi Hazirit që ka thënë do të bëhesha vota 61 bëhemi 63, e madje edhe me votën e Bekë Berishës bëhen 64. Nuk është problem që të jenë dhe të sigurohen votat për të tejkaluar këtë ngërç, vetëm duhet vullnet politik qoftë i subjekteve opozitare, qoftë edhe i deputetëve individualisht”, deklaroi Murati.

Continue Reading

Të kërkuara