Lajmet

​Pacientes në spitalin e Pejës i largohet tumori 10 kilogramësh

Pacientja 39-vjeçare e diagnostifikuar me tumor të vezorëve për më shumë se 1 vit.

Published

on

Spitali i Përgjithshëm në Pejë, ka realizuar një operacion të suksesshëm duke ia larguar pacientes një tumor prej 10 kilogramëve.

Pacientja 39-vjeçare e diagnostifikuar me tumor të vezorëve për më shumë se 1 vit ka kërkuar shërim në shumë Institucione shëndetësore publike e private.

Duke parë gjendjen e pacientes që tumori i shkaktonte probleme të tjera shëndetësore si tromboza në pjesën e ekstremiteteve të poshtme, probleme në organet e tretjes, presion në mushkëri duke i shkaktuar probleme me frymëmarrje dhe probleme me organe të tjera në pjesën abdominale në konslutim me familjarët e pacientes, Mjeku që trajtoi rastin Dr.Rifat Dreshaj pas konsultimeve edhe me mjekët tjerë vendosën që të bëjnë përpjekjen e fundit për këtë paciente që ishte intervenimi kirugjik. Ekipa e Mjekëve Specialist Dr.Rifat Dreshaj – Kirurg, Dr.Ramadan Daci – Gjinekolog Obstetër, Dr. Gëzim Devolli – Kirurg dhe Dr. Besim Kastrati – Anasteziolog, së bashku me ekipin e teknikëve të anestezionit dhe instrumentarëve kanë kryer me sukses operimin duke larguar në tërësi tumorin dhe ka bërë rekonstruksionin e zorrëve. Operacioni është kryer me datë 19.07.2022 dhe pacientja është ende në kurim në Repartin e Kirurgjisë dhe gjendja e saj është e mirë”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.

Lajmet

Opozita refuzon të marrë pjesë në seancën për diskutimin e presidentit

Published

on

By

Deri sa po pritet të fillojë seanca e thirrur në Kuvendin e Kosovës për diskutimin e zgjedhjes së presidentit, partitë opozitare kanë zgjedhur të mos marrin pjesë, duke e konsideruar këtë thirrje si joserioze dhe spektakël politik.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi shkurtimisht se partia e tij nuk do të jetë pjesë e këtij procesi:“Nuk marrim pjesë në seancë. Kjo është show propagandues i VV-së.”

Nga AAK-ja, Besnik Tahiri akuzoi kryeministrin se po e shndërron Kuvendin në arenë për debate të brendshme partiake

“Kurti në vend se të flasë në organe të partisë, do që platformën e Kuvendit ta kthejë në diskutim të brendshëm”, u shpreh Tahiri.

Ndërkaq, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, bëri të qartë se pa marrëveshje paraprake nuk ka lëvizje nga qëndrimet e tyre.

“Kemi thënë që fillimisht të ketë marrëveshje mbi parime të caktuara dhe pastaj të vijmë e t’i propozojmë emrat”, tha Hamza.

Me bojkotin e shpallur nga tri partitë kryesore opozitare, mbajtja e seancës mbetet në pikëpyetje, pasi pa prezencën e 80 deputetëve rrezikohet dështimi i procesit vetëm një ditë para skadimit të afatit kushtetues.

Continue Reading

Lajmet

Dështon shmangia e procedurave për ligjin e energjisë: Përplasje mes pozitës dhe opozitës

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë shmangen e afateve procedurale për Projektligjin për Energjinë Elektrike, pasi propozimi mori vetëm 63 vota për, përballë 45 votave kundër të opozitës.

Opozita e cilësoi këtë nxitim si të dëmshëm dhe me prapavijë politike. Ferat Shala nga PDK-ja kritikoi mungesën e dëgjimeve publike, ndërsa Janina Ymeri nga LDK-ja u shpreh se votojn kudër pasi ky ligj prek sigurinë energjetike dhe atë kombëtare në raport me KOSTT-in.

“Votojmë kundër shmangies sepse ligji prek sigurinë energjetike dhe atë kombëtare në raport me KOSTT-in. Nuk mbështesim shmangien nga procedura e rregullt”, u shpreh Ymeri.

Në anën tjetër, Besnik Tahiri nga AAK-ja theksoi se vendosja në agjendë përmes shmangies është vetëm humbje kohe në prag të përfundimit të mandatit. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, akuzoi opozitën për bllokim të qëllimshëm të reformave.

“Ky është vendim politik. Po i humbni shtetit 9 milionë euro dhe po pengoni integrimin në tregun rajonal dhe atë të Bashkimit Evropian”, sipas Tahirit.

Përveç këtij ligji, Kuvendi nuk miratoi as shmangien e afateve për Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore.

 

Continue Reading

Lajmet

FSK rrit gatishmërinë për ndërhyrje emergjente në male

Published

on

By

Në Qendrën Nacionale të Trajnimit për Kërkim Shpëtimit ka përfunduar Trajnimi Bazik i Kërkim-Shpëtimit Malor.

Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit përfituan njohuri dhe aftësi të specializuara në fushën e operacioneve malore, duke përfshirë: orientimin në terren malor, teknikat bazike të alpinizmit, përdorimin e pajisjeve teknike, menaxhimin e situatave emergjente, kërkim-shpëtimin në terrene të vështira, si dhe ofrimin e ndihmës së parë në kushte malore.

Trajnimi u zhvillua në përputhje me standardet profesionale dhe synon rritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së për reagim efikas në operacione kërkim-shpëtimi dhe emergjenca në mjedise malore në Mbështetje Ushtarake Autoriteteve Civile.

 

 

 

 

Continue Reading

Lajmet

Biblioteka Kombëtare e Kosovës forcon bashkëpunimin me Bibliotekën Kombëtare të Belgjikës

Published

on

Një takim i rëndësishëm bashkëpunimi është zhvilluar mes drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Blerina Rogova Gaxha, dhe drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare të Belgjikës, Sara Lammens.

Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, si dhe Kimete Mitrovica Basha nga fondacioni “Ydriz Basha” i Novosejt. Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e bibliotekarisë dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

Në kuadër të vizitës, stafi i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës pati mundësinë të njihet nga afër me ambientet e bibliotekës në Belgjikë, përfshirë koleksionet e veçanta, dorëshkrimet dhe librat e rrallë. Ata gjithashtu u njohën me proceset moderne të digjitalizimit dhe praktikat bashkëkohore të menaxhimit të materialeve bibliotekare.

Kjo vizitë u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për shkëmbim përvojash dhe avancim profesional, duke hapur rrugë për bashkëpunime të reja institucionale.

Continue Reading

Të kërkuara