Sport

​Owen emëron skuadrën favorite për ta fituar Premier Ligën

Sipas tij, Arsenali është favorit për titull.

Published

on

Në Premier Ligë, derisa janë zhvilluar 24 xhiro, lufta për titull është bërë më interesante se kurrë më parë me Arsenalin dhe Manchester Cityn që po luftojnë kokë më kokë, por aty është edhe Manchester United që po qëndron shumë afër dy liderëve.

Skuadra e Mikel Artetas e mban vendin e parë me 54 pikë dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar, kurse Manchester City pozicionohet i dyti me 52 pikë, të ndjekur nga “Djajtë e Kuq” në vendin e tretë me 49 pikë.

Për këtë luftë të ashpër mes gjigantëve anglezë ka folur ish-sulmuesi i Manchester United, Michael Owen, i cili ka deklaruar se të tri këto skuadra nuk duhet të përjashtohen nga gara për titull, por shton se është Arsenali që po i prin më bindshëm garës dhe si rrjedhojë edhe është favorit për titull.

“Gara për titull është bërë e mahnitshme në Angli. Manchester United nuk duhet të përjashtohert pasi është aty dhe po ecën shumë mirë. Arsenali, edhe pse ka pasur luhatje në ndeshjet e fundit, ata janë në pozitën më të mirë tani. Pra ka një luftë mjaftë të fortë, por po e them prapë që Arsenali është skuadra që ka timonin në dorë”, tha ish-reprezentuesi anglez.

Sport

Europa League: 8 sfidat që do të vendosin kualifikimin në 1/8-a

Published

on

Pas shortit të fazës së “Play-off”-it të Europa League që u hodh në Nyon të Zvicrës, u përcaktuan 8 sfidat që do të përcaktojnë skuadrat që do të kalojnë në fazën e 1/8-ave të turneut. Kjo fazë është shumë e rëndësishme, pasi do të vendoset se cilat skuadra do të përballen me 8 skuadrat e para që kanë kaluar nga faza e grupeve.

Për këto skuadra që kanë kaluar në “Play-off”, do të jetë një mundësi e artë për të arritur në fazën e mëtejshme, por edhe një betejë shumë e fortë, pasi përballjet janë me skuadra që kanë pasur paraqitje të forta në grupet e Europa League.

Në këtë fazë, ekipet që do të kalojnë, do të kenë mundësinë të ndeshen me skuadra të fuqishme që kanë dominuar grupet e Europa League, duke krijuar një konkurrencë edhe më të fortë për të shkuar më tej në turne./UBTNews/

Continue Reading

Sport

Sot shorti për play-offin e Ligës së Kampionëve

Published

on

Faza e play-off të eliminimit është e re në këtë konkurrencë për sezonin 2024/25. 

Ndërsa tetë ekipet më të mira nga faza e ligës kualifikohen automatikisht për 1/8 e finales, ekipet që përfundojnë nga vendi i nëntë deri në të 24-in, nisin fazën e eliminimit.

Ato garojnë në një play-off me dy ndeshje për të siguruar vendin në raundin e 16-të.

Kundërshtarët e mundshëm janë gjithashtu të paracaktuar nga çiftet e pozicioneve të fundit të ligës.

Për shembull, ekipet që përfundojnë në vendin e nëntë dhe të dhjetë do të përballen me ekipet që përfunduan në vendet 23 dhe 24; ekipet që përfundojnë të 11-ta dhe të 12-ta do të ndeshen me ekipet që përfunduan në vendet 21 dhe 22, dhe kështu me radhë.

Tetë klubet që fitojnë në play-off-et e fazës së eliminimit kalojnë në raundin e 16-të.

Nga play-off-et e fazës së eliminimit e tutje, turneu zhvillohet në formatin e një tabeli me eliminim.

Continue Reading

Sport

12 Shkurt: Finalja e madhe e Kupës së Kosovës në Basketboll

Published

on

By

Një super ndeshje është zhvilluar në Prizren në një atmosferë, ku Bashkimi fitoi ndaj Vëllaznimit me rezultat 90:73 (20:20, 15:21, 25:16, 30:16), për tu kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës.

Vendasit të përkrahur nga tifozët e filluan për mrekulli ndeshjen, me një seri prej 9:0, por mysafirët u rikthyen shpejt, ku çereku i parë përfundon 20:20. Periudha e dytë ishte shumë e luftuar, megjithatë, kuqezinjtë e përfunduan në të mirë të tyre, 15:21, për të shkuar në pushim me rezultat 35:41.

Dallimi u bë në pjesën e dytë, ku prizrenasit në një atmosferë, arritën të shkëputeshin dhe të bëjnë përmbysjen nga sfida e parë, për të triumfuar me rezultat 90:73.

Më i miri te prizrenasit ishte Lejson Zeqiri me 22 pikë e pesë kërcime, ndërsa te mysafirët më i dalluari ishte Jericole Hellems me 22 pikë e pesë kërcime.

Ndeshja e parë në Gjakovë kishte përfunduar 80:71 për kuqezinjtë.

Bashkimi në finale do të përballet me Trepçën, që në gjysmëfinale eliminoi Sigal Prishtinën.

Finalja zhvillohet më 12 shkurt në Prishtinë.

Continue Reading

Sport

​Federata e Hendbollit bëhet me kryetar të ri

Published

on

By

Edin Kolgeci është kryetar i ri i Federatës së Hendbollit të Kosovës. Kolgeci e mori përkrahjen e plotë të delegatëve në Kuvendin Zgjedhor të FHK-së të mbajtur të enjten në Prishtinë. Ai ishte kandidati i vetëm për postin e kryetarit.

Mandati i Kolgecit është katërvjeçar. Kolgeci ka falënderuar delegatët për besimin, ndërsa ka premtuar punë maksimale dhe bashkëpunim me të gjitha palët për rritjen e mëtejmë të hendbollit kosovar.

Nënkryetar u zgjodh Xhavit Morina, ndërsa anëtare të Bordit me votat e delegatëve u zgjodhën Fatmire Ferati e Vlora Jashari.

Në Kuvendin Zgjedhor ishin 36 prej 37 delegatëve.

Continue Reading

Të kërkuara