Lajmet

​Osmani në Austri: Me Serbinë asnjë zgjidhje tjetër përveç njohjes reciproke me kufijtë aktual të Kosovës

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani ka ripërsëritur qëndrimin zyrtar se me Serbinë nuk do të ketë asnjë zgjidhje tjetër përveç njohjes reciproke me kufijtë aktual të Kosovës.

Osmani në konferencën e përbashkët me homologun e saj austriak, Alexander Van der Bellen, u pyet nga gazetarët edhe për qëndrimin e Kosovës karshi dialogut me Serbinë, i cili po vazhdon me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel. Ajo tha se BE-ja duhet t’ia bëjë të qartë Serbisë se nuk mund të luajë me dy karta, porse duhet të qartësojë pozicionin e saj.

“Asnjë zgjidhje tjetër përveç njohjes reciproke me kufijtë aktual të Kosovës nuk do të mund të sillte paqe të qëndrueshme në rajonin tonë. Mendoj që BE-ja duhet të jetë e qartë me Serbinë që ajo nuk mund të luajë me dy karta, edhe me Rusinë edhe me BE-në. Ajo nuk mund të ulet në dy karrige në të njëjtën kohë. Duhet ta zgjedhë se cila është rruga e saj e vërtetë, e jo të hiqet si proevropian në njërën anë dhe ta rrisë bashkëpunimin në çdo sfera me Rusinë, duke rrezikuar të gjithë rajonin tonë nga influenca ruse”, tha ajo në konferencën e përbashkët me homologun e saj austriak.

Osmani tutje tha se Serbia në Kosovë ka bërë shumë krime dhe ajo cfarë kërkon vendi ynë është vetëm drejtësia dhe jo hakmarrja. Ajo ftoi presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, që së paku të vendosë një lule në Batajnicë në shenjë nderimi për qindra fëmijë e civilë shqiptarë të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Osmani ripërsëriti se drejtësia është parakusht për paqe të qëndrueshme në rajon.

“Për këto krime akoma nuk ka drejtësi dhe kërkimfalje nga Serbia. Unë i bëj ftesë presidentit Vuçiq që së paku ta vendos një lule në Batajnicë në varrezën masive ku janë gjetur qindra fëmijë të vegjël, gra të cilët ishin vrarë gjatë luftës në Kosovë. Ajo çka duhet të them është se për të pasur sukses cilido proces, jo vetëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por historia ka dëshmuar çdoherë kur ka pasur luftë dhe padrejtësi ajo që ka qenë parakusht për të arritur paqe të qëndrueshme, ka qenë drejtësia. Andaj ne si Kosovë kërkojmë drejtësi nuk kërkojmë hakmarrje. Kërkojnë që të na kthehen eshtrat e personave të pagjetur në mënyrë që familjet e tyre të kenë një vend ku ta vendosin një lule”, tha ai.

Presidentja Osmani, gjatë takimit me Van der Bellen, tha se diskutoi për mbështetjen e Austrisë ndaj Kosovës në rrugën evropiane, procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare si dhe konkretizimin e bashkëpunimit për avancimin e Axhendës së Gjelbër.

Gjatë vizitës zyrtare në Austri, presidentja Osmani do të takohet edhe me kancelarin Sebastian Kurz, ministren për veprime klimatike, mjedis, energji, mobilitet, inovacion dhe teknologji Leonore Geëessler me të cilët do të shqyrtohet mundësia e bashkëpunimit në projekte konkrete ndërshtetërore. Presidentja Osmani do të takojë edhe zyrtarë të tjerë shtetërorë e institucionalë.

Lajmet

Arratiset nga duart e policisë një shtetas i Shqipërisë në Fushë-Kosovë

Published

on

Një burrë me shtetësi të Shqipërisë është shpallur në kërkim policor pasi është arratisur derisa ishte i privuar nga liria në Fushë-Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 15:00. Me vendim të prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Arratisja e personit të privuar nga liria”, ndërsa hetimet për lokacionin e tij dhe rrethanat e ngjarjes po vazhdojnë./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shtatë persona të arrestuar për dhunë në familje në disa qytete të Kosovës

Published

on

By

Disa raste të dhunës në familje dhe kanosjes janë regjistruar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, duke çuar në arrestimin e shtatë personave në rajone të ndryshme të vendit.

Në Prishtinë janë regjistruar dy raste. Në njërin rast, një burrë është arrestuar pasi ka kanosur me thikë një grua, ndërsa gjatë kontrollit policia i ka gjetur një thikë dhe 0.36 gramë marihuanë, duke e dërguar në mbajtje. Po ashtu në kryeqytet është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një burrë tjetër për një rast të mëparshëm të dhunës në familje.

Në Pejë, policia ka arrestuar një burrë të dyshuar për ushtrim të dhunës dhe kanosje ndaj një gruaje. I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. Rast i ngjashëm është regjistruar edhe në Klinë, ku një burrë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Në Lipjan janë arrestuar dy burra pas një përleshjeje fizike mes vete pas një mosmarrëveshjeje, të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Fushë-Kosovë është iniciuar rast ndaj një burri me shtetësi të Shqipërisë, i cili ndodhet në kërkim policor nën dyshimet për dhunë në familje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen dy persona për ngacmim seksual në Fushë-Kosovë

Published

on

By

Dy burra janë arrestuar në Fushë-Kosovë me dyshimin se kanë ngacmuar seksualisht dy gra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të shtetit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kosova dhe Italia nisin punën për marrëveshje për bashkëprodhimin e filmave

Published

on

Kosova dhe Italia kanë ndërmarrë një hap të ri drejt thellimit të bashkëpunimit në fushën e kinematografisë, me synimin për të krijuar mundësi të reja për realizimin e projekteve të përbashkëta filmike.

Gjatë qëndrimit në Romë, me rastin e pjesëmarrjes në Festivalin EuroBalkan Film, drejtoresha e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Blerta Zeqiri, së bashku me ambasadoren e Kosovës në Itali, Nita Shala, janë takuar me drejtorin e përgjithshëm për Kinemanë dhe Audiovizualin në Ministrinë e Kulturës së Italisë, Giorgio Carlo Brugnoni.

Sipas njoftimit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive, ku u diskutua për thellimin e marrëdhënieve kulturore dhe kinematografike ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit u dakordua që të nisin përgatitjet për hartimin e një marrëveshjeje bilaterale për bashkëprodhimin e filmave mes Kosovës dhe Italisë.

Kjo marrëveshje synon të krijojë mundësi të reja për bashkëpunim ndërmjet industrive filmike, zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimin profesional e artistik.

Qendra Kinematografike e Kosovës e ka vlerësuar takimin si një hap të rëndësishëm drejt krijimit të partneriteteve të reja ndërkombëtare dhe zgjerimit të prezencës së filmit kosovar në arenën evropiane.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara