Lajmet

​Osmani ka përmbyllur vizitën dyditore në Zvicër

Published

on

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka përmbyllur vizitën dyditore në Zvicër, ku ka qëndruar me ftesë të Parlamentit Zviceran.

Përgjatë kësaj vizite, ajo është takuar me krerët e shtetit zviceran, me të cilët u diskutua bashkëpunimi ndërmjet të të dy shteteve, ndihma në fushën e zhvillimit, identifikimi i fushave të reja në sferën e bashkëpunimit bilateral si dhe projekte konkrete.

Nëpërmjet një komunikate nga zyra e presidentit thuhet se Osmani ka falënderuar për mikpritjen dhe takimet përmbajtjesore Presidentin e Këshillit Kombëtar, Andreas Aebi, Presidentin e Senatit Zviceran (Këshillit të Shteteve), Alex Kuprecht, Zëvendëspresidentin dhe ministrin e punëve të jashtme, Ignazio Cassis, nënkryetaren e parë të Këshillit Nacional të Zvicrës, Irène KÄLIN, Grupin e Miqësisë Kosovë-Zvicër dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë.

Në takime është diskutuar mundësia për mbështetjen e sektorit të shëndetësisë nga ana e shtetit zviceran. Autoritetet shtetërore të Zvicrës, kanë shfaqur gatishmërinë për ta mbështetur rrugën e Kosovës për në BE, sikurse edhe anëtarësimin në organizata të ndryshme ndërkombëtare, një numër i madh i të cilave e kanë selinë në Zvicër.

“Sundimi i ligjit, demokratizimi, siguria dhe transparenca e llogaridhënia mbeten objektiva të përbashkëta dhe aleatët tanë do vazhdojnë të jenë pranë nesh në promovimin e tyre ashtu siç kanë qenë edhe deri më tani. Gjersa, në fushën e zhvillimit, theksova që e ardhmja e Kosovës do të orientohet kah investimi në kapital njerëzor e në këtë drejtim bazë e çdo suksesi është investimi në arsim, në të cilin drejtim mora përkushtimin e partnerëve tanë për mbështetje në drejtim të prezantimit të sistemit dual të edukimit në vendin tonë”, ka thënë u.d. Presidentja Osmani.

Në takimet me krerët shtetërorë të Zvicrës, zonja Osmani ka diskutuar edhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, në kontekst të të cilit është përmendur dialogu Kosovë-Serbi. U.d. Presidentja ka theksuar se epilogu i këtij dialogu duhet të jetë njohja e ndërsjellë me kufijtë̈ aktual të Republikës së Kosovës.

Është diskutuar edhe mundësia e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe është paralajmëruar fillimi i një projekti për shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e parlamentarizmit.

Gjatë vizitës dyditore në Zvicër, u.d. Presidentja Osmani u takua edhe me grupin e miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës në parlamentin zviceran, sikurse edhe me mërgatën kosovare. Ajo ka takuar një grup të mërgimtarëve të cilët po bëjnë karrierë të suksesshme në fushën e politikës dhe sferave të tjera.

“Krenari dhe gëzim të veçantë përjetova gjatë kësaj vizite duke qenë dëshmitare e arritjeve e suksesit të mërgatës tonë. Ata janë ambasadorët tanë më të mirë dhe lidhja jonë më e fortë me shtetin zviceran, si dhe mundësia më e mirë që fjalët e diskutimet t’i kthejmë në projekte konkrete në të mirë të vendit tonë”, potencohet të ketë thënë ndër të tjera Osmani.

Lajmet

Ambasadori britanik: Kosovës i duhet urgjentisht një kuvend dhe qeveri funksionale

Published

on

By

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka theksuar nevojën urgjente për krijimin e institucioneve funksionale pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.

“Më shumë se dy muaj që prej kur populli i Kosovës votoi në zgjedhje, Kosova urgjentisht ka nevojë për një kuvend dhe qeveri funksionale. Populli ka të drejtë të presë që liderët e tyre politikë të punojnë së bashku në interes kombëtar”, ka shkruar Hargreaves në platformën X.

Ndërkohë, sot ka vazhduar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila ishte ndërprerë të hënën. Kryesuesi i saj, Avni Dehari, ftoi në konsultime përfaqësuesit e partive politike, mirëpo pas takimit ai deklaroi se nuk është arritur konsensus për vazhdimin e punimeve.

Si rezultat, Dehari njoftoi se seanca konstituive do të vazhdojë më 19 prill, në orën 12:00.

Continue Reading

Lajmet

KDI kritikon ndërprerjen e seancës: Mungesë transparence dhe shkelje procedurale

Published

on

By

Pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shprehur shqetësim për mënyrën e menaxhimit të procesit dhe shkeljet procedurale që, sipas tij, e kanë shoqëruar atë.

Cakolli tha se ndërprerja e seancës, pa votim formal dhe pa trajtuar të gjitha pikat e rendit të ditës, përbën një shkelje të rregullave parlamentare. Ai shtoi se mungesa e votimit për raportin e komisionit për verifikimin e mandateve ka krijuar një vakum juridik, duke pamundësuar ecjen përpara të Kuvendit.

Sipas tij, bllokimi institucional po ndodh si rezultat i mosdorëheqjes së kryeministrit dhe ministrave në detyrë që kanë fituar mandate deputetësh. Cakolli theksoi se dorëheqja e tyre është një obligim ligjor dhe se ajo do t’i hapte rrugë konstituimit të Kuvendit.

“Tashmë është e qartë se situata është e bllokuar për shkak të mosofrimit të dorëheqjeve, obligim ligjor ky për kryeministrin dhe 15 ministrat tjerë në detyrë të cilët kanë fituar mandat të deputetit. Ne i bëjmë thirrje kryeministrit në detyrë dhe gjithë ministrave që, në funksion të zhbllokimit të punës së kuvendit, të dorëzojnë dorëheqjet e tyre formale, siç ua kërkon ligji për qeverinë që është miratuar po nga legjislatura e kaluar, në mënyrë që t’i hapet rrugë konstituimit të Kuvendit dhe të evitohen bllokada të panevojshme,””, tha ai.

Cakolli gjithashtu kritikoi qasjen e kryesuesit të seancës, Avni Dehari, duke thënë se nuk janë ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar një proces transparent dhe ligjërisht të qëndrueshëm.

Continue Reading

Lajmet

Kurti shmang pyetjet për votat dhe dështimin e seancës

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka dhënë përgjigje në lidhje me dështimin e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Kurti u shmang pyetjeve të gazetarëve, përfshirë ato që lidhen me përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje për sigurimin e votave të nevojshme për formimin e institucioneve të reja.

Përballë interesimit të mediave, Kurti nuk dha asnjë koment, ndërsa mbetet e paqartë nëse shumica parlamentare do të sigurohet deri në seancën e radhës të paralajmëruar për 19 prill.

Continue Reading

Lajmet

Kusari – Lila: Dialogu mes partive politike, opsion për tejkalimin e bllokadës në Kuvend

Published

on

By

Deputetja e zgjedhur në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka kritikuar partitë PDK, LDK dhe AAK për bllokimin e procesit të formimit të institucioneve të reja, duke e konsideruar përgjegjësinë e këtyre partive në këtë bllokadë.

Kusari – Lila ka theksuar se, nëse vazhdon dështimi i konstituimit të Kuvendit, duhet shqyrtuar mundësia e një dialogu mes partive politike, përfshirë ftesën për diskutimin e veprimeve të ardhshme.

Ajo e cilësoi të pakuptimtë që partitë që ishin në opozitë gjatë mandatit të kaluar po hezitojnë të pranojnë mandatet që fituan në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Continue Reading

Të kërkuara