Lajmet

​Osmani: Deklarata mbështetëse për vizat, por duhet veprime konkrete

Osmani ka thënë se edhe vendet që dikur hezitonin, sot kanë treguar mbështetje konkrete.

Published

on

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka deklaruar se në samitin e Bashkimit Evropian ka dëgjuar shumë deklarata mbështetëse për liberalizimin e vizave për Kosovën. Por tani, Osmani ka thënë se duhen hapa konkretë duke theksuar se Kosova përveç deklaratave mbështetëse ka nevojë për një vendim për lëvizjen e lirë.

Pas takimit me liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, presidentja e Kosovës ka thënë se deklaratat politike që janë bërë sot duhet të kthehen në një aksion konkret në nivel të Këshillit të Ministrave.

Kemi dëgjuar shumë deklarata mbështetëse ndaj Republikës së Kosovës sot. Së pari, është perspektiva e qartë e BE-së, së dyti për liberalizimin e vizave, dhe së treti, shumë mbështetje dhe lavdërime për përafrimin tonë 100% me Bashkimin Evropian, veçanërisht kur bëhet fjalë për sanksionet ndaj Rusisë. Por tani duhet të kalojmë nga fjalët në vepra. Ne kemi nevojë për veprime konkrete, përveç thjesht deklaratave mbështetëse, na duhet një vendim. Tani na duhet një vendim për liberalizimin e vizave. Natyrisht që takimi i liderëve të Këshillit të BE-së do të vazhdojë, dhe ne e kuptojmë që një votim nuk do të bëhet në këtë format. Megjithatë, besoj se deklaratat politike, që shumica dërrmuese i ka bërë sot, në mbështetje të Kosovës, tani duhet të kthehen në një aksion konkret, në nivel të Këshillit të Ministrave”, ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë se edhe vendet që dikur hezitonin, sot kanë treguar mbështetje konkrete.

Epo, më duhet të them se ky ka qenë grupi i vetëm më pozitiv i deklaratave që kemi dëgjuar deri më tani për liberalizimin e vizave, madje edhe vende që dikur hezitonin në të kaluarën, shumë prej tyre sot kanë treguar mbështetje, mbështetje konkrete, dhe ata kërkuan që të bëhet progres në këtë drejtim. Dhe nuk do të doja të veçoja një vend të vetëm evropian për mbështetjen e tyre. Sepse padyshim, ne llogarisim te të gjithë, dhe siç thashë sot gjatë takimit, ne llogarisim në lidershipin e tyre, sepse përderisa vakumi lejohet në Ballkanin Perëndimor padyshim, ai do të përdoret nga qëllimet malinje dhe dashakeqe të Rusisë”, ka thënë prresidentja Osmani.

Presidentja Vjosa Osmani ka folur edhe në takim me liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor ku ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën duke theksuar se qytetarëve po u bëhet padrejtësi e madhe.

Lajmet

Kosova heq ndalesën e importit për kafshët e gjalla dhe shpezët nga Shqipëria

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se, bazuar në raportet zyrtare të ADIS dhe ËOAH, në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk janë më të pranishme sëmundjet PPR – Mortaja e dhenve dhe dhive, si dhe Avian Influenza (Gripi i Shpezëve), serotip me patogjenitet të lartë HPAI–H5N1.

Sipas njoftimit, në bazë të Ligjit për Veterinarinë Nr. 2004/21, është marrë vendim për heqjen e ndalesës së importit dhe lejohet importi i kafshëve të gjalla, dele dhe dhi dhe produkteve të tyre, si dhe i shpezëve të gjalla dhe produkteve të shpezëve, që vijnë nga Republika e Shqipërisë.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftimin e AUV-it.

Continue Reading

Lajmet

Nga sot nis zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

By

Subjektet politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit kanë nisur sot fushatën elektorale.

Gjatë 12 ditëve sa do të zgjasë fushata, hulumtues dhe monitorues të procesit zgjedhor nga organizata të ndryshme dhe shoqëria civile u kanë bërë thirrje subjekteve politike që gara të zhvillohet në mënyrë korrekte, të qetë dhe në përputhje me standardet demokratike.

Ndërkohë, për këto zgjedhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar gjithsej 283 vëzhgues.

Continue Reading

Lajmet

Kosova forcon ushtrinë, nënshkruan kontratë me AM General për artileri moderne

Published

on

By

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se është nënshkruar një kontratë kornizë me kompaninë amerikane të industrisë ushtarake, AM General, për furnizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me sisteme moderne të artilerisë mobile.

Sipas Maqedoncit, kontrata përfshin blerjen e sistemeve HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howitzer (MHS), të cilat konsiderohen ndër mjetet më moderne të artilerisë mobile. Përveç tyre, marrëveshja përfshin edhe automjete moderne mbështetëse, pjesë rezervë, mirëmbajtje, si dhe trajnime për operimin dhe mirëmbajtjen e këtyre sistemeve.

Ai theksoi se me këtë blerje, ushtria e Kosovës po hyn në një fazë të re zhvillimi, duke rritur ndjeshëm fuqinë e zjarrit dhe aftësinë për qitje në distanca të largëta.

Me këtë blerje, ushtria jonë po kalon në një fazë tjetër zhvillimi, atë të rritjes së fuqisë së zjarrit direkt për qitje në distanca të largëta“, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, bashkëpunimi me një prodhues të njohur amerikan dëshmon orientimin strategjik të Kosovës dhe angazhimin për rritjen e sigurisë kombëtare, duke kontribuar njëkohësisht në stabilitetin afatgjatë të rajonit.

Continue Reading

Lajmet

Skenderaj: Arrestohet një person për sulm fizik ndaj dy personave

Published

on

By

Një person është arrestuar pasditen e së martës në Skenderaj, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht dy persona, një grua dhe një burrë, të dy shtetas kosovarë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30. Pas raportimit të rastit, zyrtarët policorë kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se ka sulmuar fizikisht dy viktimat (një femër dhe një mashkull kosovar). Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara