

Lajmet
Opozita nuk po merr pjesë në diskutim për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme
Haxhiu tha se qëllimi i këtij projektligji është luftimi i korrupsionit.
Published
2 years agoon
By
UBT.NewsKomisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit po mban Dëgjimin Publik për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se i vjen keq që opozita nuk po merr pjesë në diskutimin e sotëm publik, por as nuk kanë dërguar amandamentar për këtë projektligj.
Haxhiu tutja tha se qëllimi i këtij projektligji është luftimi i korrupsionit por edhe kthimi i pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshëm.
Lidhur me rekomandimet e Komisionit të Venecias për këtë projektligj, ministrja e Haxhiu tha se ato do të adresohen tash në grupet punuese.
Kryetari i këtij Komisioni, Adnan Rrustemi tha se komisioni ka nisur ta trajtojë këtë projektligji që simbolizon një politikë të rëndësishme një forme të zotimit dhe nevojës shoqërore. Ne do të vazhdojmë edhe me punën e grupit punues për të trajtuar të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Lajmet
Ambasadori i BE-së në Shqipëri: Mbështesim institucionet e pavarura të drejtësisë
Published
26 minutes agoon
March 6, 2025By
UBTnews
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvion Gonzato ka bërë një reagim në rrjetin social X, ku me anë të mesazhit të tij ka treguar mbështetjen që ofron Bashkimi Evropian ndaj institucioneve të pavarura të drejtësisë në Shqipëri.
“Sot bëra një vizitë në Gjykatën Kushtetuese në shenjë mbështetjeje të BE-së për institucionet e pavarura të drejtësisë në Shqipëri. Jo vetëm që Gjykata është garantuesi i Kushtetutës dhe instanca më e lartë në vend për të mbrojtur të drejtat individuale kushtetuese; gjithashtu ka një rol të rëndësishëm për të luajtur gjatë negociatave dhe në përmbushjen e kërkesave të kapitullit 23, i cili është kyç për anëtarësimin e Shqipërisë”, shkruan Gonzato.
Lajmet
Mbyllja e Tik Tok në Shqipëri, Berisha thërret protestë kombëtare
Published
29 minutes agoon
March 6, 2025By
UBTNews
Kryedemokrati Sali Berisha thërret protestë kombëtare pas mbylljes së platformës TikTok.
Ish-kryeministri kundërshtoi vendimin e mbylljes së platformës për 12 muaj.
“Sot në kulmin e fushatës elektorale, narkopadrinoja i Shqipërisë, Toto Rino apo El Çapo, njoftoi vendimin e narkoqeverisë së tij për ndalimin e TikTokut për 12 muaj. Me këtë akt censure të mbi 1 milion përdoruesve të TikTokut në Shqipëri, Edi Rama rreshton Shqipërinë me Afganistanin dhe Iranin. Ky akt censure është një akt i mirëfilltë fanatizmi, intolerance, frike dhe tmerri nga mendimi i lirë dhe shprehja e tij. TikTok është një platformë komunikimi, e cila ka pushtuar sot, ka pëlqimin masivisht të të rinjve në Shqipëri dhe në botë. Të pretendosh se po ecën drejt Europës dhe të rreshtosh Shqipërinë me Iranin, Afganistanin, Somalinë, bën një akt monstruoz kundër fjalës së lirë, një censurë dhe dëshmon se udhëtimi evropian i Shqipërisë është një hipokrizi për ty”, tha Berisha.
Ai rikujtoj se zëvendëspresidenti i SHBA, JD Vance, në fjalën e tij në Mynih, konsideroi mbylljen e medieve sociale si një antivlerë shumë të rrezikshme për shoqëritë e lira, fjalën e lirë dhe mendimin e lirë.
“T’u heqësh shqiptarëve të drejtën e përdorimit të TikTokut dëshmon se çfarë arbitrariteti. Ripërsërit ekzakt atë që bënte Enver Hoxha, Spiro Koleka, Kristaq Rama gjatë diktaturës, të cilët valëve të radios dhe televizioneve perëndimore u vinin zhurmues në të katër anët e vendit. Me këtë rast ftoj të gjithë gjimnazistët, të gjithë të rinjtë, të gjithë qytetarët të nisim betejën për çlirimin e TikTokut dhe përmbysjen e narkodiktatorit”, përfundoi ai.
Me datën 15 mars protestë e përgjithshme kombëtare në sheshin ‘Skënderbej’ para kryeministrisë. Një protestë në të cilën kërkohet anulimi i menjëhershëm i vendimit për censurën dhe bllokimin e TikTokut.
Lajmet
Sinani: Sakrifica e familjes Jashari, udhërrëfyes për të gjithë shqiptarët
Published
49 minutes agoon
March 6, 2025By
UBTNews
Në shënim të 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Gjatë vizitës, Sinani vlerësoi sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës, duke theksuar se ky akt mbetet një udhërrëfyes për gjithë shqiptarët.
“Sot jemi në Prekazin historik, në Prekazin e kryekomandantit, Adem Jashari, familjes Jashari, sakrificës sublime për popullin e Kosovës, për lirinë të cilën e gëzojnë qytetarët e Republikës së Kosovës. Ne me nder dhe krenari, por edhe dhimbje shumë të madhe kur vizituam varrezat, por, morali, ndërgjegjja jonë për të vizituar familje dhe nderuar jetën dhe veprën e familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për lirinë e Republikës së Kosovës është për neve më e pakta që kemi mundur të bëjmë si delegacion i Komunës së Preshevës”, tha Sinani.
5,6 dhe 7 marsi 1998 njihet si Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku u vranë 59 anëtarë të familjes Jashari pas rezistencës tri ditore.
Lajmet
Zgjedhjet e 9 shkurtit: Si ndryshimi i ri ballafaqohet me procesin zgjedhor?
Published
53 minutes agoon
March 6, 2025By
UBTnews
Më 9 shkurt, Kosova mbajti zgjedhjet parlamentare, dhe që nga zgjedhjet e fundit të vitit 2021, disa aspekte të procesit të votimit kanë pësuar ndryshime. Ndryshimi kryesor krahasuar me zgjedhjet e kaluara është mundësia që votuesit të zgjedhin deri në 10 kandidatë nga një parti e caktuar.
Ky ndryshim, megjithatë, shihet si një mundësi për kandidatët më pak të njohur që të integrohen në arenën politike të Kosovës. Nga ana tjetër, modifikimi i fundit i procedurave zgjedhore ka sjellë gjithashtu një çështje logjistike, duke krijuar ngarkesë në qendrat e numërimit dhe duke hapur mundësinë për ndasi brenda partive politike.
Veton Zejnullahu, profesor i Shkencave Politike në UBT, këtë ndryshim në zgjedhjet e 9 shkurtit e sheh si një luftë që do të zhvillohet për mbështetje nga votuesit tradicional të subjekteve politike.
Si e vlerësoni ndyshimin në zgjedhjet e fundit, duke rritur numrin e kandidatëve nga 5 në 10, dhe cilat janë ndikimet e tij mbi procesin zgjedhor?
“Shtimin e numrit të kandidatëve unë e shoh si një mundësi për kandidatët që nuk janë shumë të njohur për elektoratin, të garojnë dhe të kërkojnë shansin e tyre në tregun politik të Kosovës. Përveç të tjerave, rritja e numrit nga 5 në 10 është edhe ngarkesë për qendrat e numërimit. Unë mendoj se kjo rritje ka ndikim negativ edhe brenda subjekteve, sepse kandidatët do të f illojnë “luftën brenda llojit” për marrjen e votave dhe nuk do të koncentrohen në përvetësimin e votuesve të rinj dhe atyre të pavendosur, sepse e tërë “lufta” do të bëhet për votuesit tradicionalë të subjektit. Kjo i dëmton edhe kandidatët, edhe subjektin, sepse lë shumë terren të pambuluar, i cili do të shfrytëzohet nga subjektet tjera”.
Si ndikon rritja e numrit të kandidatëve nga 5 në 10 në besimin e publikut në këto zgjedhje?
“Ky ndryshim nuk e rrit besimin e publikut, sepse mundësia për manipulim është më e madhe, por e rrit mundësinë e përzgjedhjes nga qytetarët, sepse ata kanë mundësinë që nga 110 të përzgjedhin 10 kandidatë për t’i votuar. Rritja e numrit nga 5 në 10 është ngarkesë dhe shkakton edhe konfuzion për qytetarët, sepse ata duhet të mbajnë mend 10 numra, dhe ky fakt shumë më shpesh i favorizon kandidatët për deputetë që janë nga numri 1-10 në listat votuese. Thuajse çdo votues i ka 4-5 kandidatë të preferuar dhe pastaj pjesën tjetër, për të mos lënë fletëvotimin jo të plotë, i zgjedh shpejt nga 10 të parët”.
Si mund të shfrytëzojnë partitë politike dhe grupet e interesit ndryshimet në procesin zgjedhor, duke përfshirë rritjen e numrit të kandidatëve, për të ndikuar në rezultatet zgjedhore?
“Përpilimi i listave favorizuese nga partitë politike për kandidatët e preferuar dhe koncentrimi i fortë i votës në baza rajonale e rrit shansin e grupeve të interesit që të kenë përfaqësuesit e tyre në Kuvend, por njëkohësisht i dëmton partitë politike, sepse nga karakteri kombëtar kthehen në karakter rajonal, duke i votuar përfaqësuesit vetëm të rajonit të tyre. Ky fakt dërgon një mesazh te votuesit, aktivistët dhe kandidatët potencial nga rajonet e tjera që mos t’i hyjnë garës zgjedhore – fenomen ky shumë aktual në këto zgjedhje. Një tjetër fakt është edhe rasti i manipulimit me votën brenda subjektit, ku votat tregtohen duke ua marrë atyre që nuk kanë numërues te tyre (mos e harroni procesin e kaluar kur numëruesit janë dënuar edhe me burg), dhe duke ua shtuar kandidatëve të tjerë, duke ndikuar kështu edhe në rezultatin e brendshëm të listës së subjektit, sidomos nëse numrimi bëhet me dorë. Pavarësisht faktit që ligji thotë që çdo votë do të skanohet, nuk po shohim ndryshim pozitiv, sidomos pas bllokimit të tërë sistemit të KQZ-së, ku për shumë orë nuk kishte informata zyrtare rreth rezultateve”.
Rezultatet e zhvilluara deri më sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje po udhëheq në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit, megjithatë, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, ka shënuar një rënie në mbështetje. Ndërkohë, sipas rezultateve preliminare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë shënuar rritje të votave.
Si pasojë e problemeve të shumta teknike në procesin e numërimit të votave nga KQZ, komisioni ka vonuar publikimin e rezultateve preliminare./UBTNews/
DEA BERISHA

Lavrov: Rusia do ndihmojë Afrikën të forcojë aftësitë luftarake ndaj kërcënimeve

Franca i ofron Ukrainës informata të inteligjencës, pasi SHBA-ja pezulloi shërbimin

Udhëheqësit e opozitës ukrainase refuzojnë Trump, s’pranojnë zgjedhje në kohë lufte

Ambasadori i BE-së në Shqipëri: Mbështesim institucionet e pavarura të drejtësisë

Mbyllja e Tik Tok në Shqipëri, Berisha thërret protestë kombëtare

Poeti arbëresh Zef Serembe, kryengritësi i vetmuar

Sinani: Sakrifica e familjes Jashari, udhërrëfyes për të gjithë shqiptarët

Zgjedhjet e 9 shkurtit: Si ndryshimi i ri ballafaqohet me procesin zgjedhor?

Qeveria miraton vendimin, mbyllet për 1 vit TikTok në Shqipëri
Të kërkuara
-
Magazinë3 months ago
Ky mendohet se është djali 20 vjeçar i Parashqevi Simaku, Luke Nohfe
-
Bota1 month ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota1 month ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Bota1 month ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt