Lajmet

​Opozita nuk i përkrahë marrëveshjet ndërkombëtare

Tahiri u shpreh se qasja e mazhorancës karshi opozitëz i ka shtyrë ata që të mos votojnë asnjë marrëveshje ndërkombëtare.

Published

on

Partitë opozitare PDK, LDK, AAK nuk kanë votuar marrëveshjet ndërkombëtare që janë në rend të ditës në seancën e sotme. Ndonëse, u shprehën se nuk janë kundër këtyre marrëveshjeve, përfaqësuesit e partive opozitare thanë se qasja e pozitës karshi kërkesave të tyre i ka shtyrë që të mos votojnë pro këtyre marrëveshjeve.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri u shpreh se qasja e mazhorancës karshi opozitëz i ka shtyrë ata që të mos votojnë asnjë marrëveshje ndërkombëtare.

“Ne si GP kemi qenë në favor të votimit të këtyre marrëveshjeve ndërkombëtare, por meqenëse kemi një sjelle të tillë të mazhorancës me opozitën duke mos i marrë parasysh për asnjë moment kërkesat tona si parti opozitare atëherë që edhe neve nuk na mbetet asgjë tjetër veçse ta themi bashkë me partnerët tuaj qeveritar me komunitetet jo shumicë ashtu siç i bëtë 2/3 për t’i futur në rend dite disa pika tjera besoj që kjo qasje është qasje e cila nuk i kontribuon mbarëvajtjes së këtij Kuvendi, punës së skëtij Kuvendi”, tha ai.

Me Tahirin u pajtua edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili u shpreh se LDK nuk do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare pasi shumica qeverisëse nuk tregon vullnet bashkëpunimi dhe mirëkuptimi me opozitën.

“Në princip nuk jemi kundër këtyre marrëveshjeve por meqenëse shumica qeverisëse nuk tregon vullnet bashkëpunimi dhe mirëkuptimi me opozitën mënyra se si u sollët sot dhe imponuat agjendën e Kuvendit jashtë asaj që jemi marr vesh në Kryesi, ne si Grup Parlamentar deklarojmë se për asnjërën nga marrëveshjet ndërkombëtare nuk do të votojmë”, theksoi ai.

Edhe nga AAK-ja u pajtuan që këto marrëveshje ndërkombëtare si parti opozitare të mos i përkrahin.

“Në shenjë proteste dhe mospajtimi me këtë qasje u dakorduam mos t’i votojmë sot këto marrëveshje”, tha ai.

Kritikave të opozitës iu përgjigj shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se si grup parlamentar i pozitës janë të gatshëm t’i qëndrojmë gjitha kërkesave racionale të cilat kanë të bëjnë në përmirësimin e demokracisë dhe punës së Kuvendit.

“Si Grup Parlamentar i pozitës jemi të gatshëm t’i qëndrojmë gjitha kërkesave racionale të cilat kanë të bëjnë në përmirësimin e demokracisë dhe punës së Kuvendit. Natyrisht edhe për neve bashkërisht që të kemi një koherencë që Kuvendin e qetë mirë para qytetarëve, pasi atë obligim e kemi. Ne jemi pozitë dhe opozitë, por në fund të fundit sovrani na ka dhënë votën me na përfaqësua… Jo, është prezantim i një qëndrimi të partisë në pushtet”, tha ajo.

Në rend dite ishin katër marrëveshje ndërkombëtare për të cilat nevojiten 2/3 e votave të deputetëve dhe ato janë: Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-098 për ratifikimin e Memorandumit të mirëkuptimit në mes Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Prishtinë, Kosovë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës për Programin e Shkëmbimit Akademik Fulbright,
Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-097 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për Statusin e Pjesëtareve të Forcave të Sigurisë së Republikës së Kosovës dhe Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në territorin e shteteve përkatëse, Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-096 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Programit – Nxitja dhe lejimi i mundësive për sigurinë e ujit, Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-100 për ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Bashkimit Evropian nga njëra anë dhe Kosovës nga ana tjetër, për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit Horizon Europe – Korniza e Programit për kërkimin dhe inovacionin, Shqyrtimi i Projektligjit 08/L-105 për ratifikimin e Marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian Evropa kreative (2021-2027). 

Lajmet

Termokos njofton konsumatorët: Për shkak të rënies së Bllokut 1, furnizimi me ngrohje me kapacitet të kufizuar

Published

on

By

NP “Termokos” SH.A. njofton konsumatorët se, për shkak të rënies nga funksioni të Bllokut 1 të Termocentralit Kosova B, furnizimi me energji termike, aktualisht, po realizohet me kapacitet të kufizuar.

Kjo situatë ka ndikuar në uljen e cilësisë ngrohjes për disa objekte banesore në lagjet “Mati 1” dhe “Bregu i Diellit”.

Por, sipas paralajmërimeve nga KEK-u, Blloku 1 pritet të rikthehet në funksion gjatë ditës së nesërme, gjë që do të mundësojë furnizimin me energji termike me kapacitet maksimal, përkatësisht përmirësimin e plotë të furnizimit me ngrohje.

“Deri në stabilizimin e plotë të furnizimit me ngrohje, NP “Termokos” kërkon mirëkuptimin e gjithë konsumatorëve”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Orav: Zgjedhjet treguan që demokracia formëson politika për komunitetin

Published

on

By

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, është takuar të martën me ministrin në Detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për rolin e qeverisjes vendore të fortë dhe të përgjegjshme në zbatimin e reformave.

Zgjedhjet e fundit në Kosovë tregojnë se si demokracia vendore angazhon njerëzit dhe formëson politikat që pasqyrojnë nevojat e komunitetit përmes vendimmarrjes pranë tyre”, ka thënë Orav.

Continue Reading

Aktualitet

Studentët e vitit të parë të Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT trajnohen në QuickBooks nga ekspert i fushës

Published

on

By

Studentët e vitit të parë, në kuadër të lëndës Hyrje në Kontabilitetin Financiar në Fakultetin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, nën udhëheqjen e profesorit Mic Ukaj realizuan një ligjëratë praktike mbi aplikimin e softuerëve të kontabilitetit, me ligjërues mysafir Taulant Murati, kontabilist i certifikuar me përvojë shumëvjeçare në fushën e kontabilitetit, financave dhe auditimit.

Përmes softuerit Quickbooks, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me proceset kryesore të përdorimit të softuerëve te kontabilitetit, duke filluar nga krijimi i politikave kontabël, regjistrimi i klientëve dhe furnitorëve, evidentimi i blerjeve dhe shitjeve, e deri te reflektimi i këtyre transaksioneve në pasqyrat financiare. Ligjërata u karakterizua nga një qasje shumë interaktive, me përfshirje aktive të studentëve në përdorimin praktik të softuerit.

UBT mbetet e përkushtuar në vazhdimin e misionit të saj për të ndërthurur dijen teorike me përvojën praktike, duke u ofruar studentëve mundësi konkrete për të zhvilluar kompetenca profesionale që përputhen me kërkesat e tregut të punës.

Continue Reading

Lajmet

Profesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology

Published

on

By

Profesori i UBT-së, Prof. Dr. Kujtim Thaçi, ka publikuar një artikull shkencor në revistën ndërkombëtare shumë prestigjioze Frontiers in Immunology, e cila renditet në Q1, me Impact Factor 5.9 dhe CiteScore 10.6, si dhe është e indeksuar në Web of Science dhe Scopus.

Artikulli është realizuar në bashkëpunim me Qendrën për Imunologji dhe Sëmundje Inflamatore të Spitalit të Massachusettsit dhe Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Harvardit. Ky bashkëpunim shënon herën e parë të një bashkëpunimi shkencor ndërmjet Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Harvardit dhe UBT-së, duke përfaqësuar një arritje të rëndësishme për UBT-në dhe komunitetin akademik në Kosovë.

Në këtë artikull shkencor, autorët theksojnë se funksioni i IgE-së dhe efekti i saj sinjalizues përmes receptorëve FcεR shtrihet përtej sëmundjeve klasike atopike, duke luajtur rol të rëndësishëm edhe në shumë mjedise inflamatore jo-atopike dhe në sëmundjet e ndërmjetësuara nga imuniteti. Një fokus i veçantë i studimit është ndryshimi i glikozilimit në vende specifike të molekulës së IgE-së, ndryshime që mund të ndihmojnë në karakterizimin molekular të sëmundjeve, në stratifikimin e pacientëve dhe në identifikimin e mundësive të reja terapeutike.

Ky hulumtim ka rëndësi të veçantë, pasi shumë strategji imunomoduluese dështojnë për shkak se pacientët, pavarësisht dallimeve molekulare, trajtohen si një grup homogjen. Zgjerimi i kuptimit të biologjisë së IgE-së përtej atopisë kontribuon në riformulimin e konceptit të sëmundjeve inflamatore dhe hap rrugë për ndërhyrje klinike më të targetuara dhe më efektive.

Artikulli i plotë mund të lexohet në linkun zyrtar të revistës Frontiers in Immunology.

Continue Reading

Të kërkuara