Lajmet

​Opozita kërkon shkarkimin e Bordit të ZRrE-së, pozita nuk e mbështet

Arsyetimin për shkarkim të Bordit e ka dhënë deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

Published

on

Derisa partitë opozitare edhe sot nga Kuvendit i Kosovës kërkuan me mocion shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, të iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje si parti në pushtet deklarohet se nuk do ta votojë mocionin për shkarkim të Bordit të ZRrE-së.

Arsyetimin për shkarkim të Bordit e ka dhënë deputeti i LDK-së, Armend Zemaj i cili tha se kjo kërkesë vjen pasi Bordi i ZRrE-së nuk ka arritur të përmbush objektivat dhe nuk ka arritur që t’i mbrojë interesat e përgjithshme të qytetarëve.

“Qëndrimi i LDK-së është i njohur Bordi i ZRrE-së nuk ka arritur që të përmbush objektivat të cilat ia ka parashtruar edhe mandati i Kuvendit që t’i mbrojë interesat e përgjithshme të qytetarëve të Kosovës, ata në mënyrë të padrejtë kanë bërë shtrenjtimin e energjisë elektrike, nuk janë transparentë në këtë pjesë, ka dy vendime të gjyqësorit të cilat është tentuar të pezullohen deri në një vendim meritor të kësaj çështjeje qytetarët janë duke e paguar këtë papërgjegjësi dhe për këtë arsye edhe me shkrim iu kemi drejtuar Kuvendit të Kosovës dhe komisionit funksional që ky bord të shkarkohet dhe të emërohet një bord profesional i pavarur nga politika, i pandikuar drejtpërdrejt nga grupet e interesit dhe Qeveria dhe qytetarët të mos ndëshkohen”, theksoi Zemaj.

Duke bërë ftesë që të votohet shkarkimi i Bordit të ZRrE-së, Ferat Shala nga PDK tha se kjo kërkesë sa është e ligjshme është edhe aq e moralshme.

“Veprimet politike të Bordit të ZRrE-së janë po ashtu tepër të dukshme të cilat po ashtu bien ndesh me pavarësinë e tij, mos efikasiteti i Bordit të ZRrE-së në koordinim dhe në bashkërendim të hapave në kuadër të ligjit në fazën e hershme të krizës energjetike është shkaktar tjetër. Fushata e rrejshme për gjendjen e sektorit energjetik, vendimi i ZRrE-së për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave manipulimit dhe shifra me fakte për prodhimin e konsumit nga ZRrE-ja paraqiten jo reale, pasqyrimi vetëm i importeve dhe fshehja e sasisë të eksporteve të energjisë, kalkulimet për periudhë një vjeçare për një krizë një mujore reale…Gjithë ky proces i improvizuar sa politik aq edhe taktik dhe financiar nënkupton shkelje të mëdha ligjore që ZRrE edhe e ka pasur edhe ka obligim ligjor, është përfshirë në fushata politike duke krijuar situata të paqena mbi bazën e konsumit, importeve, eksporteve dhe e ritheksoj shkeljet e kësaj natyre janë tepër të mëdha, pasojat janë tepër të mëdha”, theksoi Shala.

Pro shkarkimit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike është shprehur edhe Grupi Parlamentar të AAK-së.

Albana Bytyqi deputete nga kjo parti tha se Bordi i ZRrE-së në këtë kohë krize me vendimet e tij vazhdimisht ka dëmtuar qytetarët e Kosovës.

“Fatkeqësisht u bë shtrenjtimi i energjisë elektrike i cili është vendim i gabuar i Qeverisë Kurti dhe ZRrE, vendim i propozuar nga ZRrE mbi ndarjen e kategorive të shpenzuesve të energjisë elektrike dhe subvencionimi i shpenzuesve është vendim i kundërligjshëm pasi ka diskrimunuar qytetarët e Kosovës duke i ndarë në grupe duke thyer ligjin për barazi dhe të drejta të njeriut. Vendimi ZRRE dhe mbështetja nga Qeveria Kurti që komunat veriore të mos kenë rritje të tarifave ka qenë standard i dyfishtë dhe vendim i gabuar që ka lënë pasoja në shtetin e Kosovës”, theksoi ajo.

Kurse, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se kjo kërkesë për shkarkim të Bordit të ZRrE-së përveçse nuk e ka pas arsyetimin e bindshëm ka edhe shpërputhje me dispozitat ligjore që i parasheh Ligji për rregullatorin e energjisë. Ajo tha se si Lëvizje Vetëvendosje nuk do ta mbështesin mocionin për shkarkim të Bordit të ZRrE-së.

“Bordi i ZRrE-së është vetëm 1 vit në detyrë. Asnjë dispozitë e Ligjit të Bordit të ZRrE-së nuk është e aplikueshme në kërkesën e prezantuar të LDK-së. Shto këtu disa argumentime tjera që janë jashtë mocionit për shkarkim në të cilat paragjykohet ndërlidhja politike përkundër që anëtarët e Bordit të ZRrE-së ishin punëtorë, profesionalisht në kuadër të ZRrE-së ishin përbrenda dhe nuk u sollën nga jashtë kanë aplikuar dhe janë zgjedhur dhe votuar Kuvendit. Gjithashtu u përmenden vetëm dy instanca të gjykatës dhe jo ajo e treta e Supremes e cila ka hedhur poshtë dy vendimet e asaj themelore të Apelit….Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje nuk e mbështet mocionin e prezantuar nga LDK dhe rrjedhimisht do të votojë kundër këtij mocioni”, tha ajo.

Lajmet

Energjia gjatë sezonit të dimrit, KOSTT mban konferencë për media

Published

on

By

KOSTT do të mbaj konferencë për media, në të cilën thonë se do të prezantohet gjendja aktuale e sistemit elektro-energjetik të Kosovës dhe masat e nevojshme për ruajtjen e stabilitetit gjatë kësaj periudhe dimërore ku konsumi ka arritur pikën rekorde.

Konferenca do të mbahet sot në ora 15:00.

Si pika kryesore të trajtimit do të jenë;

-Rritja e konsumit krahasuar me vitin e kaluar

-Ngarkesa maksimale e arritur (dhe pritshmëria për rritje të mëtejshme në ditët më të ftohta)

-Rreziku i mundshëm i reduktimeve të kontrolluara në rast mbingarkese

-Thirrja për bashkëpunim nga qytetarët, institucionet dhe bizneset për ulje të konsumit dhe zhvendosje të përdorimit jashtë orëve të pikut.

Continue Reading

Lajmet

Arb Manaj lojtari më i vlefshëm në Superligë, i afrohet vlerës së milionëshit

Published

on

Sulmuesi i Dritës, Arb Manaj të dielën e kaluar e fitoi “Topin e Artë” në futbollin e Kosovës, si futbollisti më i mirë i Superligës, i cili iu dha nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Manaj tashmë është edhe futbollisti më i vlefshëm i Superligës së Kosovës, së bashku me futbollistin e Ballkanit, Giovannin.

Sipas “Transfermarkt”, dy lojtarët vlerësohen me 800 mijë euro, me Manajn që me përditësimin e fundit ka arritur këtë shifër dhe është vendosur si i pari në listë.

Manaj këtë sezon ka shënuar tre gola në Superligën e Kosovës, teksa dy të tillë i ka shënuar në Ligën e Konferencës, në fazën e ligës.

Top 5-shen e futbollistëve më të vlefshëm e mbyllin Muhamet Hyseni (650 mijë euro), Senad Jarovic (600 mijë euro) dhe Raddy Ovouka (600 mijë euro)./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Zhegrova mungoi në stërvitjen e Juventusit

Published

on

Juventusi ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e së shtunës ndaj Pisas në Serie A, mirëpo, gjatë stërvitjes së sotme, dy yje të skuadrës kanë munguar, Edon Zhegrova dhe mbrojtësi Gleison Bremer.

“Tuttomercatoweb” raporton se nuk ka shqetësim të menjëhershëm, pasi mbrojtësi brazilian po ndjek një program individual dhe një ngarkesë të specializuar pas rikthimit nga një dëmtim afatgjatë.

Edon Zhegrova mungoi në stërvitje pasi thuhet se pati temperaturë të lehtë.

Zhegrova luajti në ndeshjen e fundit ndaj Romës për më shumë se 30 minuta, pasi e zëvendësoi Francisco Conceicaon e lënduar.

Ai ishte faktor kyç në golin e dytë të Juventusit i shënuar nga Lois Openda mirëpo bëri një gabim te goli i pësuar. Ndeshja përfundoi 2-1 për Juventusin.

Lojtarët e tjerë të dëmtuar që nuk morën pjesë ishin Cabal, McKennie, Conceicao, Vlahovic, Gatti dhe Pinsoglio.

Juventusi luan ndaj Pisas të shtunën në mbrëmje në “Arena Garibaldi”, me fillim nga ora 20:45./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Adis Beçiragiq shpallet trajneri i vitit në Bosnje dhe Hercegovinë

Published

on

Trajneri i Trepçës, Adis Beçiragiq, është nderuar me çmimin “Trajneri i Vitit” në Bosnje dhe Hercegovinë, në kuadër të ceremonisë tradicionale “Atleti më i Mirë i Bosnjës dhe Hercegovinës”, e cila u mbajt në Sarajevë.

Beçiragiq mori këtë vlerësim falë suksesit historik me përfaqësuesen e basketbollit të Bosnjës dhe Hercegovinës në Eurobasket, ku kombëtarja boshnjake siguroi kualifikimin në fazën eliminatore të Kampionatit Evropian për herë të parë pas 32 vitesh.

Ky rezultat u cilësua si një prej arritjeve më të mëdha të sportit në vend gjatë viteve të fundit, duke e vendosur Beçiragiqin në krye të listës së trajnerëve më të vlerësuar në vendlindje.

Krahas angazhimit me kombëtaren, ai është aktualisht në krye të Trepçës në basketbollin kosovar, ku po konfirmon vazhdimisht nivelin e lartë profesional./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara