Lajmet

​OKB: 8.8 milionë banorë të prekur nga tërmeti në Siri

Shumica prej tyre ka nevojë për ndihmë humanitare.

Published

on

Sipas Kombeve të Bashkuara, 8.8 milionë njerëz janë prekur nga fatkeqësia e tërmetit në Siri.

“Shumica prej tyre ka nevojë për ndihmë humanitare”, shkroi zëvendëspërfaqësuesja e OKB-së për Sirinë, Najat Rochdi në Twitter.

“OKB-ja është plotësisht e përkushtuar për të bërë më shumë për të ndihmuar të gjithë sirianët”, tha ajo.

Aktivistët dhe punonjësit e ndihmës në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim të Sirisë janë ankuar për mungesën e ndihmës së OKB-së, pas tërmetit të 6 shkurtit.

Gjatë një vizite në rajon, koordinatori i Ndihmës Emergjente të OKB-së, Martin Griffiths pranoi se OKB-ja nuk kishte arritur të ndihmonte viktimat në zonat veriperëndimore të opozitës.

Gjithashtu, ka patur pengesa burokratike për OKB-në, mallrat e së cilës mund të kishin mbërritur më shpejt me automjete më të vogla sesa me kamionët e zakonshëm të mëdhenj, duke pasur parasysh rrugët në rajonin e shkatërruar nga lufta.

Deri më tani, mbi 140 kamionë që transportonin ndihma të OKB-së kanë udhëtuar nga Turqia në Sirinë veriperëndimore.

Pas tërmetit, më shumë se 9 mijë ndërtesa u shkatërruan plotësisht ose pjesërisht, duke lënë të pastrehë të paktën 11 mijë banorë. /DPA/

Sport

Foda: Duam playoff-in e Botërorit, Zhegrova do të ketë më shumë minuta te Kosova

Published

on

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka mbajtur sot konferencën për media para përballjes me Slloveninë, e cila do të zhvillohet më 15 nëntor në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Në fjalën e tij, Foda theksoi se kjo ndeshje do të jetë një test i rëndësishëm për të parë nivelin dhe kualitetin real të skuadrës.

“Kjo ndeshje do të tregojë se ku qëndrojmë si kombëtare. Synimi ynë është i qartë, ta sigurojmë fazën e play-offit drejt Botërorit,” deklaroi ai.

Trajneri gjerman foli edhe për rikthimin e kapitenit Amir Rrahmani, duke e cilësuar atë si një përforcim të madh për ekipin. Ai u ndal edhe te forma e Edon Zhegrovës, i cili së fundmi po luan më shumë minuta te Juventusi.

“Jam shumë i lumtur që Zhegrova po luan më shpesh në klubin e tij. Kjo është shumë pozitive, dhe ai do të ketë më shumë minuta edhe me Kosovën,” shtoi përzgjedhësi.

Nga ana tjetër, menaxheri i Kombëtares, Bajram Shala, bëri të ditur se Federata e Futbollit të Kosovës ka paraparë bonuse të veçanta për futbollistët në rast se sigurohet faza e play-offit.

Kosova do të përballet me Slloveninë, në një ndeshje vendimtare për ambiciet e saj drejt Botërorit 2026./S.K/KP/FFK/

Continue Reading

Lajmet

Tre persona të lënduar në aksident trafiku në Dollc të Klinës

Published

on

By

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 13:50 në fshatin Dollc të Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Policia ka pranuar informacion se në fshatin Dollc të Klinës ka ndodhur një aksident. Tre persona janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit e aksidenteve janë në vendin e ngjarjes për të sqaruar shkaqet e aksidentit,” deklaroi Gashi./EO

Continue Reading

Lajmet

KQZ fillon publikimin e rezultateve të verifikuara të balotazhit në QKN

Published

on

By

Në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë janë prezantuar aktivitetet pas ditës së votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, njoftoi se pas mbylljes së vendvotimeve, materialet zgjedhore janë dërguar në Qendrat Komunale të Numërimit të 18 komunave ku është zhvilluar votimi.

Të dielën në mbrëmje, pas përfundimit të procesit të votimit dhe numërimit, materialet zgjedhore nga Qendrat e Votimit janë tërhequr dhe dërguar në Qendrat Komunale të Numërimit, që i takojnë 18 komunave ku është mbajtur raundi i dytë i votimit. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, në Zgjedhjet Lokale numërimi i votave të kandidatëve për Kryetarë të Komunave bëhet në vendvotime dhe rezultatet evidentohen në formularë dhe pastaj publikohen nga KQZ. Ndërkaq, sipas Rregullores Zgjedhore të KQZ-së për Qendrat Komunale të Numërimit, në këto qendra do të bëhet verifikimi i rezutateve nga formularët që janë plotësuar në vendvotime, pas numërimit të fletëvotimeve”, ka deklaruar Elezi.

Sipas Elezit, në këto qendra po bëhet verifikimi i rezultateve nga formularët e plotësuar në vendvotime, proces që zhvillohet me transparencë dhe në prani të vëzhguesve.

Ky aktivitet, pra verifikikimi i rezultateve, ka filluar në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit dhe do të bëhet duke ofruar transparencë të plotë dhe në prezencë të vëzhguesve. Siç e dini, në ditën e zgjedhjeve, përveç organizimit të votimit në 1,628 vendvotime të rregullta, KQZ ka mundësuar edhe votimin me kusht në 20 vendvotime të tjera, votimin jashtë vendvotimeve përmes ekipeve mobile për votuesit me nevoja të veçanta dhe votimin jashtë Kosovës përmes postës.  Numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht, i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta dhe i fletëvotimve nga votimi jashtë Kosovës, do të bëhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pas disa ditësh.Sipas të dhënave preliminare, nga 20 vendvotime me kusht, në 18 komuna të vendit, në përgjithësi janë evidentuar 749 zarfe me fletëvotime. Këto zarfe, ende nuk janë verifikuar. Kjo do të ndodhë brenda disa ditësh pas skanimit të Listës së Votuesve, proces i cili na mundëson që të dijmë nëse ndonjë nga votuesit me kusht ka votuar dhe në vendvotimin e tij të rregullt”, shtoi ai.

Ai bëri të ditur se janë evidentuar 749 zarfe me fletëvotime nga votimi me kusht, ndërsa verifikimi i tyre do të bëhet pas skanimit të listave të votuesve.

Po ashtu, mbi 1,440 qytetarë me nevoja të veçanta kanë votuar përmes ekipeve mobile, ndërsa 29,725 persona ishin regjistruar për të votuar jashtë Kosovës. Tërheqja e dërgesave postare nga kutitë postare jashtë vendit pritet të bëhet së shpejti.

Sa i takon votimit të personave me nevoja të veçanta, sipas të dhëave nga ky lloj votimi janë më shumë se 1,440 qytetarë të komunave të ndryshme që kanë votuar përmes ekipeve mobile jashtë vendvotimeve nga 2,541 sa ishin të regjistruar. Sa i përket votimit jashtë Kosovës përmes postës, njoftojmë se tërheqja e dërgesave postare nga 22 kutitë postare jashtë Kosovës do të bëhet së shpejti. Numri i votuesve të regjistruar për votim jashtë Kosovës në këto 18 komuna, ishte: 29,725. Aktualisht nuk e dijmë se sa prej këtyre votuesve të regjistruar kanë votuar”, përfundoi zëdhënësi./EO

Continue Reading

Lajmet

Cakolli: Fuqia politike matet me buxhetin që qeveriset, jo vetëm me numrin e komunave

Published

on

By

Eugen Cakolli nga KDI ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve lokale, duke theksuar se peshën reale politike të partive duhet ta përcaktojë buxheti që ato do të menaxhojnë në nivel lokal, e jo vetëm numri i komunave të fituara.

Në një postim publik, Cakolli ka argumentuar se “fuqia politike nuk matet vetëm me numrin e komunave, por me madhësinë e përgjegjësisë që secila parti do të mbajë – pra, me buxhetin që do të qeverisë.”

Duke u bazuar në të dhënat e buxheteve komunale për vitin 2026, ai ka paraqitur përllogaritjet sipas partive:

LDK → 7 komuna me buxhet rreth €272 milionë

PDK → 6 komuna me buxhet rreth €195 milionë

LVV → 7 komuna me buxhet rreth €171 milionë

AAK → 5 komuna me buxhet rreth €119 milionë

Sipas Cakollit, këto shifra tregojnë se LDK-ja do të qeverisë rreth një të tretën e buxheteve komunale të Kosovës, ndërsa PDK dhe LVV kanë peshë të ngjashme, dhe AAK ruan pozicion të qëndrueshëm me komuna të mesme e buxhete solide.

“Matja mbi këtë premisë është ndër më objektivet për të analizuar ndikimin politik në nivel lokal,” ka përfunduar Cakolli./EO

Continue Reading

Të kërkuara