Lajmet
OJQ-të kërkojnë drejtësi për Donjeta Pajazitajn
Kjo pas vendimit të Supremes për lirimin e Naser Pajazitajt.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiOrganizatat joqeveritare, Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës-RRGK. Qendra Kosovare për Studime Gjinore – QKSGJ, INJECT, Youth Initiative for Human Rights Kosovo – YIHR KS, Artpolis, Qendra për Informim dhe Përmirësim Social -QIPSCEL dhe SGK kanë kërkuar që të vihet drejtësi për rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitajt, si dhe ka kërkuar përgjegjësi institucionale për këtë rast.
“Vendimi i Gjykatës Supreme për lirimin e Naser Pajazitaj, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt në nëntor 2015, ka krijuar shqetësim e paqartësi të mëdha në opinionin publik”, thuhet në reagimin e tyre.
Tutje në reagim thuhet se rasti është trajtuar në gjitha shkallët gjyqësore në Kosovë dhe janë marrë vendime diametralisht të kundërta në shkallë të ndryshme.
“Gjykimi ndaj Naser Pajazitaj është zhvilluar katër herë në gjykata të shkallës së parë, dy herë është gjykuar nga Gjykata Themelore në Pejë dhe dy herë nga Gjykata Themelore në Ferizaj. Në mars të vitit 2018 Gjykata Themelore në Pejë të akuzuarin Naser Pajazitaj e kishte liruar nga akuzat për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, ndërsa pas kthimit në rigjykim, Gjykata Themelore në Pejë, në mars të vitit 2019, e kishte shpallur fajtor të akuzuarin dhe e kishte dënuar me burgim të përjetshëm. Në qershor të vitit 2022 Gjykata Themelore në Ferizaj e kishte dënuar të akuzuarin Pajazitaj me burgim të përjetshëm, ndërsa Gjykata e Apelit e kishte ulur dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 35 vitesh. Nga i pafajshëm – në burgim të përjetshëm. Nga 35 vite burgim – në liri. Kjo laramani e vendimeve ilustron qartë dështimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë. Donjeta është një viktimë e femicidit dhe për të nuk ka ende drejtësi. Vrasësi i saj është në liri. Kërkojmë që institucionet e drejtësisë të japin llogari për dështimet në trajtimin e këtij rasti dhe kërkojmë drejtësi për Donjetën!”, thuhet në komunikatë.
Korporata Bujqësore “KRUSHA” bashkë me Fahrije Hotin, sot do të mbajnë konferencë për media me fillim nga ora 11:00.
Në njoftimin e lëshuar të shtunën nga kjo korporatë, thuhet se do të demantohen deklaratat dhe informacionet e pabaza dhe tendencioze, me pretendimin se znj. Fahrije Hoti është paditur nga Ministria e Bujqësisë.
“Duke marrë parasysh se kohëve të fundit, përmes rrjeteve sociale dhe faqes zyrtare të Facebook-ut të Ministrit të Bujqësisë, z. Faton Peci, po qarkullojnë deklarata dhe informacione të pabaza dhe tendencioze, me pretendimin se znj. Fahrije Hoti është paditur nga Ministria e Bujqësisë në vitin 2017 për kthimin e një shume prej 17,800 eurosh, ne ndjejmë të nevojshme të reagojmë. Gjithashtu, kemi vërejtur një përpjekje për të politizuar këtë situatë, duke e lidhur atë me ngjyrime partiake, çka është e papranueshme dhe e pavërtetë. Për këtë arsye, ftojmë të gjitha mediat e Kosovës të marrin pjesë në një konferencë shtypi, ku do të paraqiten fakte dhe argumente që demantojnë këto pretendime të rreme të shpërndara nga z. Peci”, thuhet në njoftim.
Bota
Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë
Published
10 mins agoon
November 25, 2024By
UBT NEWSPresidenti i zgjedhur, Donald Trump, ka bërë të ditur se ka në plan të emërojë Brooke Rollins në postin e Sekretares të Bujqësisë. Aktualisht, zonja Rollins drejton organizatën “America First Policy Institute,” një grup me prirje të djathta që ka ofruar mbështetje për administratën Trump dhe ka punuar ngushtë me fushatën e tij për të formuluar politikat e ardhshme.
Në një deklaratë për media, Trump theksoi se emërimi i Brooke Rollins do të ishte një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e fermerëve amerikanë, të cilët, sipas tij, janë “shtylla qendrore e vendit tonë.” Ai shtoi: “Në postin e Sekretares së Bujqësisë, Brooke do të drejtojë përpjekjet për mbrojtjen e fermerëve amerikanë, duke siguruar që ata të kenë mbështetje të plotë për të vazhduar punën e tyre jetike.”
Nëse emërimi i zonjës Rollins miratohet nga Senati, ajo do të drejtojë një agjenci të madhe, Departamentin e Bujqësisë, i cili ka mbi 100,000 punonjës dhe zyra në çdo qark të Shteteve të Bashkuara. Ky departament mbulon një gamë të gjerë çështjesh, duke përfshirë sigurinë ushqimore, zhvillimin rural, hulumtimet në fushën e bujqësisë dhe tregtinë. Buxheti i agjencisë për vitin 2024 është vlerësuar në 437.2 miliardë dollarë.
Në rolin e saj të re, axhenda e Rollins do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në dieta ushqimore dhe shpenzimet e amerikanëve për ushqimin. Ajo do të drejtojë negocimin e marrëveshjeve tregtare, do të japë rekomandime për dietën, do të inspektojë prodhimet e mishit, do të luftojë zjarret dhe do të mbështesë qasjen në internet për zonat rurale, ndër të tjera.
Trump theksoi përkushtimin e Brooke Rollins për fermerët amerikanë dhe për mbrojtjen e sigurisë ushqimore në vend, duke shtuar se ajo ka një vizion të fortë për rigjallërimin e qyteteve të vogla, shumë prej të cilave janë të varura nga sektori i bujqësisë.
“America First Policy Institute,” organizata që drejton Rollins, ka luajtur një rol të rëndësishëm në politikën e administratës Trump, duke ndihmuar në hartimin e strategjive për të ardhmen. Zonja Rollins ka drejtuar gjithashtu Këshillin e Politikave të Brendshme gjatë mandatit të parë të presidentit Trump.
Në pozitat e saj të ardhshme, zonja Rollins do të udhëheqë negociatat për marrëveshjet tregtare, duke përfshirë ato për marrëveshjen SHBA-Meksikë-Kanada që priten vitin e ardhshëm.
Ky emërim është një hap i rëndësishëm në përpjekjet e Trump për të formuar administratën e tij të ardhshme dhe për të siguruar mbështetje për sektorin e bujqësisë në Shtetet e Bashkuara./UBTNews/
Lajmet
Vetë-plagoset me armë zjarri një person
Published
11 mins agoon
November 25, 2024By
UBTNewsNë rrethana të paqarta është vetë plagosur një person në Gllogoc të dielën. Policia e Kosovës ka njoftuar se i njëjti ka kërkuar ndihmë mjekësore derisa rasti po hetohet.
“Një mashkull kosovar (m/k) ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi i njëjti dyshohet se në rrethana të paqarta është vet-plagosur në këmbë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes (në veturë) është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë. I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.
Lajmet
Presidentja Osmani udhëton për vizitë pune në Kolumbi
Published
16 mins agoon
November 25, 2024By
UBTNewsPresidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë pune në Kolumbi.
Në kuadër të vizitës së saj, Presidentja Osmani do të zhvillojë takime dypalëshe me Presidentin e Republikës së Kolumbisë, Gustavo Petro, si dhe me Presidentin e Senatit të Kolumbisë, Efraín Cepeda.
Gjatë vizitës së punës në Kolumbi, Presidentja Osmani do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Iniciativës për Parandalimin e Dhunës Seksuale, ku përpos që do të jetë folëse kryesore në ceremoninë hapëse të konferencës, do të jetë folëse edhe në panelin diskutues ku do të trajtohet çështja e fëmijëve të mbijetuar të dhunës seksuale në konflikt.
Në agjendën e Presidentes Osmani do të jenë edhe një sërë takimesh me delegacione dhe pjesëmarrës të tjerë në këtë konferencë.
Presidentja Osmani gjatë vizitës në Kolumbi do ta bëj inaugurimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bogota.
Waltz: Trump i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës
Fahrije Hoti mban konferencë për media
Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë
Google reagon “me zemërim” pas raportimeve se po shitet Chrome
Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë
Vetë-plagoset me armë zjarri një person
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Presidentja Osmani udhëton për vizitë pune në Kolumbi
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash në Lituani
Të kërkuara
-
Bota4 weeks ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota4 weeks ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kulturë2 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman