Lajmet

​OAK kërkon nga KPMM përkrahje për sfidat e mëdha të bizneseve

Gjatë takimit theks i veçantë iu kushtua sfidave me të cilat po ballafaqohen bizneset e këtij sektori.

Published

on

Me qëllim të diskutimit të sfidave më të cilat po ballafaqohen gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre, bizneset e sektorit të minierave, mineraleve dhe gurthyesve, Oda e Afarizmit të Kosovës organizoi takim të përbashkët me bordin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).

Gjatë takimit theks i veçantë iu kushtua sfidave me të cilat po ballafaqohen bizneset e këtij sektori, si rezultat i vendosjes së moratoriumit nga ana e MMPHI dhe procedurave burokratike me të cilat po ballafaqohen bizneset në Agjencinë e Pyjeve të Kosovës, e që në mënyrë zinxhirore po ndikon edhe te KPMM duke iu pamundësuar ushtrimin e veprimtarisë dhe duke rrezikuar qindra vende pune në këtë sektor.

Kryetari i OAK-ut, Skënder Krasniqi ka falënderuar anëtarët e bordit të KPMM-së për takimin duke theksuar se bashkëpunimi i ndërsjellët është më se i nevojshëm, në mënyrë që të trajtohen me prioritet kërkesat e komunitetit të biznesit si dhe të arrihet deri tek zgjidhja e tyre.

U kërkua koordinim më i lartë ndërmjet KPMM-së dhe Agjencisë së Pyjeve të Kosovës për shfuqizimin e udhëzimeve të dëmshme administrative me qëllim të krijimit të lehtësirave për një ndër sektorët më me ndikim në zhvillimin ekonomik.

Disa nga çështjet të cilat u shtruan për diskutim ishin edhe sigurimi i dyfishtë për rikultivim të të njëjtës hapësirë – te KPMM dhe APK, vazhdimi i licencës, mos koordinimi i institucioneve të Kosovës, si rezultat i së cilës janë bllokuar qindra biznese dhe mijëra vende pune, ku arsyeja kryesore qëndron te mos vazhdimi i pëlqimeve dhe kontratave nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës dhe pëlqimeve e lejeve mjedisore nga MMPHI, si rezultat i të cilave është bllokuar edhe KPMM.

Kryetarja e Bordit të KPMM-së, Selvete Grajqevci Pllana ka përmendur sfidat që ky institucion ka hasur pas vendosjes së moratoriumit nga Ministria e Mjedisit, duke u shprehur se si fokus kryesor i KPMM-së është ndihma ndaj bizneseve dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm deri në arritjen e zgjidhjes së problemeve për bizneset dhe përmirësimin e infrastrukturës së të bërit biznes në vend.

Bizneset pjesëmarrëse në takim patën mundësinë të diskutojnë me anëtarët e bordit të KPMM-së mbi sfidat me të cilat po përballen duke veçuar mos vazhdimin e licencave, si rezultat i mos pajisjes me leje mjedisore, pamundësia e zgjerimit të hapësirave punuese, konfuziteti te bizneset ekzistuese që ka shkaktuar vendosja e moratoriumit, ndalja e operimit të bizneseve, rëndësia e intensifikimit të takimeve ndërinstitucionale me qëllim që këto të fundit të jenë më të koordinuara, vonesat në kthimin e përgjigjeve në trajtimin e lëndëve, garancitë bankare e konkurrenca jo-lojale. 

Lajmet

Sindikata e KEK-ut vendos fotografitë e katër punëtorëve që humbën jetën, paralajmëron protestë

Published

on

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka zhvilluar një aksion simbolik para zyrave të KEK-ut, ku ka vendosur fotografitë e katër punëtorëve që kanë humbur jetën në vendin e punës, duke kërkuar kushte më të sigurta dhe mbrojtje më të madhe për punëtorët.

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Xhelal Jashari, ka thënë se punëtorët në Kosovë nuk kanë mbrojtjen e duhur dhe ka kërkuar respektimin e Ligjit të Punës.

Jashari ka theksuar se humbja e fundit e një punëtori të KEK-ut duhet të jetë e fundit, duke kërkuar menaxhim më të mirë dhe masa më të forta të sigurisë në vendin e punës.

Ai ka bërë të ditur se nesër, nga ora 08:00, do të mbahet protestë solidarizuese në tri divizione të KEK-ut, në mbështetje të familjeve të punëtorëve që kanë humbur jetën.

Ndërkaq, nënkryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka kritikuar Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) për, siç ka thënë, mungesë reagimi ndaj rasteve të vdekjeve të punëtorëve.

Llumnica ka njoftuar se aksioni simbolik do të vazhdojë edhe para zyrave të BSPK-së, ku sindikata planifikon të vendosë fotografitë e katër punëtorëve si shenjë proteste.

Protesta e paralajmëruar për nesër do të mbahet në tri divizionet e KEK-ut, duke filluar nga ora 08:00./A.K/

Foto: Driton Paçarada

Continue Reading

Lajmet

Tragjedi në Montana: disa të rritur dhe fëmijë vriten në një banesë, autori vetëvritet

Published

on

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin Billings në Montana, ku disa persona, përfshirë edhe fëmijë, kanë humbur jetën pasi një person i armatosur ka hapur zjarr në një banesë.

Sipas Telegrafit, policia e ka cilësuar ngjarjen e së dielës mbrëma si një “konflikt familjar”. Pas të shtënave, i dyshuari dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës dhe më pas ka kryer vetëvrasje me armë zjarri.

Sherifi i përkohshëm i Yellowstone County, Kent O’Donnell, ka konfirmuar se në banesë kanë vdekur “disa të rritur dhe disa të mitur”. Megjithatë, autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur numrin e saktë, identitetet apo moshat e viktimave.

Policia ka arritur në rrugën White Star Circle rreth 10 minuta pasi një person kishte telefonuar 911 dhe kishte raportuar të shtëna. Zyrtarët kanë dëgjuar të shtëna nga pjesa e pasme e banesës, ndërsa pak minuta më vonë ndërtesa është përfshirë nga zjarri.

Zjarrfikësit janë përballur me vështirësi të mëdha gjatë ndërhyrjes, për shkak të qasjes së kufizuar në ujë dhe numrit të pamjaftueshëm të hidrantëve në zonë.

Shefi i zjarrfikësve të Billings, Matt Hoppel, ka thënë se zjarri është përhapur me shpejtësi dhe, për shkak të kushteve të rënda, banorët e shtëpisë nuk kanë mundur të shpëtojnë.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa autoritetet po përpiqen të sqarojnë rrethanat e plota të tragjedisë.

Ndërkohë, një fushatë në GoFundMe pretendon se të paktën tetë persona, përfshirë dy fëmijë, kanë humbur jetën. Kjo shifër ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Policia ndalon dy gara shpejtësie në Gjakovë, gjobiten pjesëmarrësit

Published

on

Sipas Policisë së Kosovës, zyrtarët policorë të Drejtorisë Rajonale në Gjakovë kanë ndërhyrë në dy raste të ndara për të ndaluar gara të shpejtësisë brenda qytetit.

Në rrugën “Martirët Qerkezi”, policia ka identifikuar dy motoçikleta duke zhvilluar garë shpejtësie, ndërsa në rrugën “Gaspër Karaqi” janë hasur dy automjete duke kryer veprime të ngjashme.

Falë intervenimit të menjëhershëm, policia ka ndaluar kundërvajtjet, ndërsa ndaj personave të përfshirë janë shqiptuar gjoba në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Policia ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të shmangin garat e shpejtësisë dhe sjelljet e rrezikshme, duke theksuar se ato paraqesin rrezik të drejtpërdrejtë për jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë rrugore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ka vdekur Eqrem Kryeziu, ish-kryetar i Prizrenit dhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës

Published

on

Ka ndërruar jetë Eqrem Kryeziu, ish-kryetar i Komunës së Prizrenit, ish-nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Prizrenit, i cili ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të Kryeziut.

Ai e ka vlerësuar Kryeziun si një prej figurave të rëndësishme të jetës politike dhe publike të Prizrenit dhe të LDK-së.

“Për vite me radhë, ai dha kontributin e tij në shërbim të qytetit, qytetarëve dhe vendit”, ka shkruar ai, duke theksuar se Kryeziu, përmes angazhimit të tij politik dhe institucional, ka lënë gjurmë në historinë e Prizrenit dhe të LDK-së.

Eqrem Kryeziu ka mbajtur disa poste politike dhe institucionale, ndërsa ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës në disa mandate.

Për vdekjen e tij janë shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit, miqtë, bashkëpunëtorët dhe strukturat e LDK-së./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara