 
									 
																		
Shëndet
Nuk ke vetëbesim? Ja disa mënyra për t’u dukur të tillë
Published
4 years agoon
By
Betim GashiShumë persona e zotërojnë artin e të dukurit me vetëbesim, por a janë ata me të vërtetë të tillë, apo vetëm arrijnë ta stimulojnë këtë anë? Vetëbesimi i tillë ka të bëjë me përdorimin e qëndrimin dhe gjuhën e trupit.
Nocionin “fake confidence” e popullarizoi profesori i Harvardit, Amy Cuddy. Sipas tij, duke u bërë sikur keni vetëbesim, mund ta bëni veten të ndiheni më të fortë dhe të fuqishëm.
Mirëpo, një studim nga Universiteti i Standfordit ka gjetur se, është e vështirë që të fshihen ndjenjat e vërteta. Personat që u morën për studim, që t’i fshehin emocionet e tyre, raportuan që ndiheshin të sëmurë, të hutuar dhe të preokupuar me emocionet. E gjithë kjo u vërtetua nga rritje e vazhdueshme e presionit të gjakut. Por, rritje të presionit të gjakut pati edhe tek ata që po i dëgjonin subjektet e përzgjedhura. Pra, stresi i shtypjes nuk ishte vetëm i dukshëm, ishte edhe ngjitës.
Pra, çfarë duhet që të bëhet në raste të tilla, kur persona të caktuar mbajnë intervista, ose ndonjë takim të rëndësishëm të punës? Si duhet të veproni për të nxitur vetëbesim?
Bëni kontakt të syve
Mënyra e parë për të nxitur vetëbesim është ta përdorni fuqinë e syve. Më shumë se 70% e receptorëve shqisorë janë në sytë tanë. Sytë i dominojnë të gjitha shqisat, ata janë më të fuqishëm se të gjitha shqisat të bëhen së bashku. Kështu që, kur i shikoni njerëzit në sy, do të krijoni domosdoshmërisht lidhje.
Nëse jeni në takim me shefin tuaj, shikoni në sy kohë pas kohe. Apo edhe nëse jeni në takim me kolegët krijoni kontakt të syve me secilin prej anëtarëve në atë zyre! Ky kontroll i dhomës do t’ju japë aurën e një personi shumë me vetëbesim.
Mos bëni lëvizje
Nëse bëni vazhdimisht dhe shumë lëvizje, ka të ngjarë që të tregoni konfuzion, nervozë mungesë të përgatitjes. Kështu që, shmangni lëvizjet e kokës, ose shenja që jeni duke menduar, lëvizje të këmbëve ose shenja të tjera nervoze. Po ashtu shmangni prekjen e vetes dhe shenjat si rregullimi i flokëve! Duke i kontrolluar lëvizjet do të jepni ndjenjën e vetëbesimit te audienca.
Ngadalësoni
Një mënyrë tjetër për të treguar vetëbesim është që të flisni ngadalë mjaftueshëm atë që flisni. Njerëzit zakonisht kanë tendencë që të nguten kur janë nervozë dhe ngutja tregon që jeni duke u ndier jo rehat, prandaj kjo ndjenjë përcillet edhe te dëgjuesit. Kur ngadalësoni mjaftueshëm, atëherë tregon që po i jepni shumë rëndësi ideve që keni dhe atyre që po thoni, kështu që edhe dëgjuesit do t’i vlerësojnë ato.
Janë dy mënyra të ngadalësimitLini hapësirë të mjaftueshme në mes të fjalëve; Krijoni pauza kur flisni
Kjo i bën dëgjuesit që t’i absorbojnë të gjitha përgjigjet dhe idetë që i jepni.
Rregulloni zërin tuaj
Një mënyrë tjetër për të dhënë përshtypje të vetëbesimit është që të flisni me zë më të shtruar. Ky ton i zërit ju bën që të dukeni më të fortë dhe më udhëheqës, edhe në qoftëse mund të jeni duke u ndjerë të pasigurt.
Artikuloni fjalët
Shqiptimi i fjalëve është po aq i rëndësishëm për vetëbesim sa edhe çdo pikë tjetër. Të gjithë kemi dëgjuar folës të cilët i mjegullojnë fjalët. Ju do të tingëlloni më me vetëbesim nëse i thoni fjalët mirë dhe u jepni atyre energji. Edhe dëgjuesit do ta kuptojnë çdo fjalë.
Sekreti i artikulimit të mire, është të mos e lejoni që energjia të bjerë në fund të fjalës ose në fund të fjalisë!
Vishuni në atë mënyrë që ju bën të ndjeheni mirë
Veshja është një faktor tjetër shumë i rëndësishëm, në mënyrën sesi do ta shfaqni veten përpara të tjerëve. Kujdes se cilat veshje i zgjidhni për veten! Mund të jetë veshja më e bukur dhe më profesionale, por në qoftëse nuk do të ndiheni mirë në të, nuk do të jepni përshtypjen më të mirë te dëgjuesit./Akademi Pune
Shëndet
Ndërrimi i natës rrit rrezikun e kancerit tek gratë
Published
1 hour agoon
October 31, 2025By
UBT News 
														Puna gjatë natës ka qenë prej kohësh e lidhur me shëndetin e dobët. Tani një studim i ri sugjeron se për gratë, puna gjatë kësaj kohe mund të rris rrezikun e kancerit.
Hulumtuesit kanë zbuluar se gratë që punojnë në turnin e natës janë pothuajse pesë herë më të rrezikuara nga kanceri në krahasim me gratë që punojnë gjatë ditës.
Në këtë studim ekspertët kanë gjetur se gratë që punonin gjatë natës ishin më shumë të rrezikuara nga kanceri i gjirit, kanceri i lëkurës dhe kanceri i mushkërive, shkruan Medicalnewstoday,
Bashkautori i hulumtimit, Xuelei Ma, nga Qendra Mjekësore e Kinës Perëndimore dhe kolegët e tij kanë publikuar gjetjet e tyre në revistën “Cancer Epidemiology, Biomarkers & Prevention”.
Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se puna gjatë ndërrimit të natës mund të pengojë rëndë ritmin tuaj të qarkullimit.
Ky është orari kur rregullohen proceset fiziologjike të trupit gjatë një cikli 24 orësh. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Ja lista me ushqime që mbajnë yndyrën në gjak nën kontroll
Published
1 hour agoon
October 31, 2025By
UBT News 
														Meqenëse nuk kanë kurrfarë shijeje apo arome, këta dy artikuj mund t’u shtohen ushqimeve më të llojllojshme. Hani pa u shtuar sheqer dhe organizmit tuaj do t’u bëjnë mirë.
Në ditë mjafton të hani një deri në dy lugë të vogël fara chia, ndërkaq nga ajo lugë të vogël do të përfitoni deri në tri herë më shumë hekur sesa nga spinaqi.
Më parë duhet t’i zhytni në ujë, meqë nuk kanë aromë mund t’u shtohet të gjitha gjellëve – supës, perimeve, vezëve e pijeve. Farat e chias janë me omega-3 të thartirave yndyrore, të cilat ndihmojnë në rregullimin e kolesterinës së mirë dhe të kolesterinës së keqe në gjak, ndihmojnë ne shëndetin e zemrës.
Pas eliminoni nga organizmi të të gjithë “armiqtë” e njohur, sheqerit, produkteve të mishit dhe të tjera, në ushqim shtoni farat e tërshërës.
Konsumoni ashtu siç janë, pa shtesa të ëmbla. Kokrrat e tërshërës pastrojnë zorrët nga yndyrat, sepse fibrat e tërshërës të njohura si beta-glukan, yndyrarti thithin, andaj kolesterina as që hyn në gjak dhe në qarkullim të gjakut.
Një filxhan kokrra tërshëre do t’i plotësojë nevojat ditore për beta-glukan, mirëpo fibra të tilla ka edhe në elb dhe në alga.
Në ushqim kohë pas kohe përdorni edhe avokado, e cila, pos që ul kolesterinën LDL, mbron edhe arteriet. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Ekspertët paralajmërojnë: Telefonat para moshës 13 vjeç ndikojnë tek zhvillimi emocional i fëmijëve
Published
2 hours agoon
October 31, 2025By
UBT News 
														Studimet e fundit tregojnë se fëmijët që marrin telefonin e parë para moshës 13 vjeç mund të përballen me probleme emocionale.
Ata raportojnë nivele më të larta të ankthit, depresion të lehtë, vetëvlerësim të ulët dhe vështirësi në menaxhimin e stresit, duke treguar ndikimin e hershëm të teknologjisë në zhvillimin e tyre emocional.
Ekspertët shpjegojnë se një sërë faktorësh mund të kontribuojnë në këto efekte, përfshirë ekspozimin e hershëm në rrjetet sociale, mungesën e gjumit të mjaftueshëm, presionin online dhe lidhjet më të dobëta familjare.
Përdorimi i smartphone-ve në moshë të vogël krijon një ambient ku fëmijët përballen me sfida që nuk janë të gatshëm t’i menaxhojnë.
Specialistët nënvizojnë rëndësinë e menaxhimit të përdorimit të teknologjisë dhe respektimit të rutinave, përfshirë orët e mjaftueshme të gjumit dhe aktivitetet jashtë ekranit. Bashkëpunimi midis prindërve, shkollës dhe komunitetit mund të ndihmojë në zvogëlimin e stresit dhe ankthit tek fëmijët.
Kujdesi i hershëm ndaj përdorimit të teknologjisë është kyç për zhvillimin emocional dhe shëndetin mendor të fëmijëve, duke krijuar një bazë të fortë për një rritje të shëndetshme dhe të ekuilibruar.
Teknologjia duhet të jetë një mjet për zhvillim, jo një burim stresi, ndërsa mbikëqyrja dhe kufizimi i kohës së kaluar përpara ekranit mund të bëjnë një ndryshim të madh në mirëqenien e fëmijëve. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Si të mbroheni nga alergjitë sezonale?
Published
3 hours agoon
October 31, 2025By
UBT News 
														Çdo pranverë apo vjeshtë, sezoni i alergjive vjen me simptomat e zakonshme: hundë të bllokuara, kruajtje, sy të irrituar dhe tështima të pandalshme.
Alergjitë ndodhin kur sistemi imunitar reagon ndaj një substance të padëmshme – si poleni – sikur të ishte një kërcënim real.
Edhe pse simptomat zakonisht nuk janë të rrezikshme, ato mund të jenë shumë shqetësuese. Nëse ende nuk keni gjetur mënyrën më të mirë për t’u mbrojtur, ekzistojnë disa masa që mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave dhe në mbajtjen e situatës nën kontroll:
1. Mbani dritaret mbyllur
Përpiquni t’i mbani dritaret të mbyllura, në shtëpi, në punë e makinë. Kjo ndihmon të pengoni hyrjen e polenit në ambientet ku kaloni më shumë kohë.
2. Ndërroni rrobat dhe bëni dush para gjumit
Pasi ktheheni në shtëpi, hiqni rrobat që keni veshur jashtë dhe bëni dush për të hequr çdo gjurmë poleni nga flokët dhe lëkura. Kjo do t’ju ndihmojë të flini më mirë dhe të mos e përhapni polenin në shtrat.
3. Pastroni shtratin rregullisht
Ndërroni çarçafët, këllëfët e jastëkëve dhe mbulesat çdo javë dhe lajini me ujë të nxehtë për të eliminuar grimcat e polenit që mund të jenë mbledhur.
4. Përdorni maskë N95 jashtë
Një maskë e tipit N95 është shumë efektive për të bllokuar grimcat e vogla të polenit dhe për të parandaluar që ato të hyjnë në rrugët e frymëmarrjes.
5. Përdorni spërkatës me ujë të kripur për hundën
Një solucion me kripë mund të ndihmojë në pastrimin e rrugëve të hundës, në heqjen e polenit dhe në qetësimin e mukozës së irrituar.
6. Qëndroni të hidratuar
Pini shumë ujë gjatë ditës. Hidrimi i mirë ndihmon trupin të përballojë më lehtë simptomat e alergjisë dhe e mban mukozën e lagësht, duke ulur ndjesinë e tharjes apo irritimit.
7. Përdorni avullin për të lehtësuar frymëmarrjen
Avulli ndihmon në hapjen e rrugëve të frymëmarrjes dhe zbut simptomat. Mund të thithni avull nga një tenxhere me ujë të nxehtë ose të bëni dush me avull. /A.Z/UBT News/
 
											Pacolli del nga prokuroria: Aeroporti do të bëhet, çështja në prokurori është mes nesh
 
											Sveçla në Forumin e përbashkët të BE-së dhe Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor
 
											Ndërrimi i natës rrit rrezikun e kancerit tek gratë
 
											Veliaj: Kjo është një betejë që e bëj edhe për Ogertën, Florin e Arlindin
 
											Ndalohet një person për shkak se ndikoi gjatë zgjedhjeve në Kllokot
 
											OVL e UÇK-së i reagon Kurtit: Qëllimshëm u anashkaluam sërish
 
											Krasniqi për vendimet e Kurtit: Mashtrimi elektoral nuk kalon, uji i turbullt s’pihet dy here
 
											Haradinaj i reagon qeverisë: Shumë vonë, shumë pak
 
											LDK e quan të paligjshëm miratimin e projektbuxhetit: Përpjekje për blerje votash
Të kërkuara
- 
   Lajmet2 months ago Lajmet2 months agoProfesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis 
- 
   Rajoni1 month ago Rajoni1 month agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT 
- 
   Aktualitet1 week ago Aktualitet1 week agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë 
- 
   Vendi2 months ago Vendi2 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën 

 
									 
																	 
									 
																	