Lajmet

​Nuk dihet për datën e takimit Kurti-Vuçiq

Ajo potencoi se lidhur me këtë çështje do të njoftojnë kur të jetë e përshtatshme.

Published

on

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Nabila Massrali nuk konfirmoi sot nëse ka ndonjë informacion të ri për mundësinë e dialogut të nivelit të lartë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ajo potencoi se lidhur me këtë çështje do të njoftojnë kur të jetë e përshtatshme.

“Kam frikë se nuk kam asgjë që mund të konfirmoj në këtë pikë dhe ne do të njoftojmë kur të jetë e përshtatshme”, tha ajo.

Kryeministri i Kosovës ka bërë të ditur javën e kaluar se gjatë muajit prill do të ketë një takim të nivelit të lartë në Bruksel.

“Ne do të analizojmë më zëvendëskryeministrin Bislimi rezultatet nga takimi i zhvilluar në Bruksel dhe mandej do të përcaktojmë një ecje përpara për muajin prill, brenda të cilit do të ketë edhe një takim të nivelit të lartë. Theksoj se duhet të zbatohet e gjithë marrëveshja dhe në kuadër të marrëveshjes, kemi një nen që është i 10 dhe është për zbatimin e marrëveshjeve të mëhershme por si një çështje urgjente është çështja e të pagjeturve”, ka thënë ai.

Ndryshe, më 18 mars 2023, Kosova dhe Serbia janë takuar në Ohër, ku janë pajtuar për zbatimin e ankesit të marrëveshjes sipas planit evropian. Por, kjo marrëveshje përveç dakordimit nuk është nënshkruar pas refuzimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Lajmet

Dy punëtorë ndërtimi humbin jetën në Gjakovë

Published

on

By

Dy punëtorë të ndërtimtarisë kanë humbur jetën në Gjakovë, pasi dyshohet se kanë rënë nga një objekt në ndërtim e sipër. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës.

Sipas informacioneve fillestare, incidenti ka ndodhur gjatë punës në një ndërtesë që është në fazën e ndërtimit. Autoritetet kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit tragjik.

Ende nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me identitetin e viktimave apo nivelin e lartësisë nga ku kanë rënë. Policia, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, po vazhdon hetimet.

Continue Reading

Lajmet

MPJD – bashkatdhetarëve: Udhëtoni vetëm me dokumente valide

Published

on

By

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës apelon të gjithë bashkatdhetarët që udhëtojnë në Kosovë që gjatë udhëtimit të kenë dokumente të vlefshme, përmes transportit rrugor.

Përmes një njoftimi zyrtar, MPJD thekson se udhëtimi me dokumente të skaduara nuk lejohet nëpër territoret e disa shteteve, pavarësisht nga praktikat e vendit ku nis udhëtimi.

Duke iu referuar rasteve të fundit të paraqitura gjatë kalimeve tranzit, veçanërisht nëpër territorin e Italisë, theksojmë nevojën që qytetarët të verifikojnë paraprakisht kërkesat për dokumentacion për secilin vend që kalojnë gjatë udhëtimit të tyre.

Lusim qytetarët që të planifikojnë udhëtimet e tyre me kujdes dhe të informohen për kushtet e kalimit nëpër secilin shtet përmes të cilit udhëtojnë. Në raste pasigurie, ju ftojmë të kontaktoni misionet tona diplomatike dhe konsullore për udhëzime shtesë”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Policia po heton vdekjen e një gruaje në Drenas

Published

on

By

Një grua është gjetur pa shenja jete të dielën në Drenas. Policia ka iniciuar rast “Hetim i vdekjes”.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Është raportuar se viktima femër kosovare  është gjetur pa shenja jete. Njësitë policore si dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Rasti po hetohet nga ekipet relevante”, thuhet në njoftim./BetimipërDrejtësi

Continue Reading

Aktualitet

Sot mbahet seanca për rastin “Banjska”, pas shtyrjes për mungesë të dëshmitarit

Published

on

Të hënën pritet të vazhdojë seanca gjyqësore në rastin “Banjska” ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, pasi ajo ishte shtyrë të premten për shkak të mungesës së një dëshmitari kyç të Prokurorisë.

Dëshmitari i identifikuar si A2, i cili ishte paraparë të dëshmonte gjatë ditës së premte, nuk ishte i pranishëm, çka bëri që gjyqtari Arben Hoti ta shtyjë shqyrtimin gjyqësor për të hënën.

“Konstatoj se për shkak të mungesës së dëshmitarit nuk ka kushte për vazhdimin e shqyrtimit gjyqësor”, deklaroi Hoti.

Të akuzuarit përballen me akuza për terrorizëm dhe vepra të rënda penale, që lidhen me sulmin terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Procesi gjyqësor ka nisur më 17 prill, dhe deri tani disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë dëshmuar në këtë rast.

Continue Reading

Të kërkuara