Lajmet

​Norvegjia ia dorëzon Ukrainës 22 obusë vetëlëvizës

Norvegjia gjithashtu ka trajnuar trupat ukrainase në Gjermani për përdorimin e këtyre sistemeve, thuhet në deklaratë.

Published

on

Norvegjia dërgoi në Ukrainë 22 obusë vetëlëvizëse të tipit M109, së bashku me pajisje, pjesë këmbimi dhe municione.

“Zhvillimi i luftës në Ukrainë tani sugjeron nevojën për të dhuruar sisteme më të rënda artilerie dhe armësh”, tha ministri norvegjez i Mbrojtjes, Bjorn Arild Gram.

Norvegjia gjithashtu ka trajnuar trupat ukrainase në Gjermani për përdorimin e këtyre sistemeve, thuhet në deklaratë. Për arsye sigurie, dorëzimi nuk ishte paralajmëruar paraprakisht, tha ministri.

Ushtria norvegjeze kohët e fundit zëvendësoi obusët M109 me artileri të re të Koresë së Jugut.

Rusia vazhdon të sulmojë Severodonetsk-un nga tri drejtime të ndryshme, megjithëse mbrojtja ukrainase ende arrin të ruajë pozicionet e saj, sipas analistëve të shërbimit inteligjent britanik.

“Nuk ka gjasa që asnjëra palë të ketë fituar një pozicion të rëndësishëm në 24 orët e fundit”, deklaroi Ministria britanike e Mbrojtjes në raportin e saj ditor.

Severodonetsk është një nga qytetet e fundit në rajonin e Luhansk nën kontrollin e forcave ukrainase. 

Lajmet

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë, këto janë rezultatet

Published

on

By

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave përmes postës.

Sipas përditësimit të rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më 3 mars në ora 23:37 janë numëruar 90.37 për qind e votave.

Aktualisht nga këto rezultate Lëvizja Vetëvendosje ka marr 51.70 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës 30.15 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës 9.52 për qind, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-NISMA kanë marr 3.09 për qind.

Numërimi i votave përmes postës pritet të përfundoj sot sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të vazhduar pastaj numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me aftësi të kufizuara.

Në përfaqësi diplomatike kanë votuar 15,352 votues, ndërkaq në votimin përmes postës KQZ-ja ka pranuar rreth 69 mijë pako me fletëvotime.

Continue Reading

Lajmet

​Sot përfundon numërimi i votave të diasporës

Published

on

By

Numërimi i votave përmes postës po shkon drejt fundit. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ky proces do të përfundojnë sot për të vazhduar pastaj numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me aftësi të kufizuara.

Në përfaqësi diplomatike kanë votuar 15,352 votues, ndërkaq në votimin përmes postës KQZ-ja ka pranuar rreth 69 mijë pako me fletëvotime.

Votat me kusht që do të numërohen janë 12 mijë e 801, ndërsa votat e personave me nevoja të veçanta janë 2,597.

Tek pas përfundimit të tyre dhe pasi të marrin konfirmimin nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykata Supreme, atëherë, KQZ mund të shpallë rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë.

Continue Reading

Lajmet

Osmani priti sot në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin bisedoi për zhvillimet më të fundit në vend, procesin zgjedhor dhe hapat e mëtejshëm për konstituimin e institucioneve të reja, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Në këtë drejtim, Osmani shprehu mirënjohje angazhimin dhe prezencën e Misionit Vëzhgues të BE-së.

“Në takim u diskutua gjithashtu për një sërë vizitash të zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, të cilët pritet ta vizitojnë Kosovën në javët dhe muajt në vijim. Këto vizita do të jenë një mundësi e mirë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe BE-së, veçanërisht në fushat kyçe të zhvillimit dhe integrimit evropian”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët për të çuar përpara prioritetet strategjike të vendit, me fokus të veçantë në forcimin e institucioneve demokratike dhe përshpejtimin e rrugëtimit evropian të Kosovës.

Me këtë rast, presidentja Vjosa Osmani ripotencoi edhe njëherë rëndësinë e largimit të masave të padrejta, të cilat përfundimisht po i dëmtojnë qytetarët e Kosovës.

Përndryshe,masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Kosovës në korrik të vitit të 2023, ende nuk janë larguar për Kosovën.

Continue Reading

Lajmet

Vlera e pasurive të sekuestruara arrin mbi 3.7 milionë euro në tre muajt e fundit të 2024

Published

on

Në tre muajt e fundit të vitit të kaluar, janë raportuar pasuri të konfiskuara me vlerë mbi 200 mijë euro, ndërsa vlera totale e pasurive të sekuestruara në periudhën tetor-dhjetor ka arritur mbi 3.7 milionë euro në 51 raste. Ky informacion u shpalos nga Kryesuesi i Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, Shqipdon Fazliu, gjatë mbledhjes së Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Fazliu theksoi se ka pasur një progres në procesin e sekuestrimit dhe konfiskimit, duke përfshirë edhe 28 kërkesa për shitjen e aseteve gjatë këtij tremujori. Megjithatë, ai ngriti shqetësime për dështimin e disa prokurorëve në paraqitjen e kërkesave për shitjen e aseteve, duke theksuar se ky dështim po dëmton buxhetin e shtetit dhe funksionet prokuroriale.

Po ashtu, Këshilli Prokurorial miratoi rregulloren për themelimin e ekipeve të përbashkëta të hetimit dhe për organizimin e administratës së brendshme të KPK-së.

Continue Reading

Të kërkuara