Sport

​Njofton Federata e Anglisë: Me Rusinë nuk luajmë futboll për një kohë të pacaktuar

Kjo vjen pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Published

on

Anglia nuk do të luajë me Rusinë në asnjë ndeshje futbolli ndërkombëtar për një kohë të pacaktuar.

Organi drejtues i futbollit anglez, Federata e Futbollit (FA), njoftoi të dielën se Anglia nuk do të luajë asnjë ndeshje kundër Rusisë dhe kjo do të vlejë për një afat të pacaktuar.

“Nga solidariteti me Ukrainën dhe për të dënuar me gjithë zemër mizoritë që po kryhen nga udhëheqja ruse, FA mund të konfirmojë se ne nuk do të luajmë kundër Rusisë në asnjë ndeshje ndërkombëtare. Kjo përfshin çdo ndeshje të mundshme në çdo nivel të të rriturve, grupmoshave të reja apo atyre të para futbollit”, tha FA në një deklaratë të lëshuar të dielën.

Kështu Anglia tani i bashkohet Republikës Çeke, Polonisë dhe Suedisë në refuzimin për të luajtur në ndonjë ndeshje të mundshme futbolli kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Sport

​Manchester United triumfon në derbin ndaj Liverpoolit

Published

on

Në kuadër të xhiros së tetë të Premier Ligës angleze është zhvilluar një nga ndeshjet më të zjarrta të sezonit, derbi mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit, i cili përfundoi me fitoren e “djajve të kuq” me rezultat 2:1.

Skuadra e trajnerit Ruben Amorim e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në epërsi që në minutën e dytë me golin e Bryan Mbeumo, i cili shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen e vendasve dhe mposhti portierin Alisson.

Liverpooli kërkoi me ngulm barazimin gjatë gjithë pjesës së parë, por pa sukses, ndërsa reagimi erdhi vetëm në minutën e 78-të, kur Cody Gakpo realizoi për 1:1 pas një aksioni të bukur ekipor.

Megjithatë, gëzimi i “The Reds” zgjati pak, pasi në minutën e 84-të mbrojtësi Harry Maguire u ngjit më lart se të gjithë në zonë dhe me një goditje të saktë me kokë shënoi golin e dytë për Unitedin, duke i dhënë skuadrës së tij një fitore të madhe në transfertë.

Pas këtij triumfi, Manchester United ngjitet në kuotën e 13 pikëve dhe renditet në vendin e nëntë të tabelës, ndërsa Liverpooli mbetet në pozitën e tretë me 15 pikë, duke humbur mundësinë për t’u afruar me kryesuesit.

Ky derbi konfirmoi se United po rikthehet gradualisht në formë, ndërsa për Liverpoolin, humbja në “Anfield” shërben si alarm për përmirësim në javët e ardhshme./S.K/KP/

Continue Reading

Sport

​Presidenti i FIBA Evropës: Nder i madh ta kemi Kosovën pjesë të familjes sonë

Published

on

By

Presidenti i FIBA Evropës, Jorge Garbajosa, po qëndron për vizitë në Kosovë, ku po zhvillon disa aktivitete dhe takime të rëndësishme që lidhen me zhvillimin e basketbollit.

Në një intervistë për KosovaPress, Garbajosa ka vlerësuar lart bashkëpunimin e Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe zhvillimin e basketbollit në vendin tonë.

Kur vjen në një vend, siç është Kosova, ka shumë gjëra për të bërë. Për shembull, dy gjërat kryesore ishin takimi i Komisionit të Rinisë dhe Takimi i Under-14, i cili është një nga programet kryesore për ne, sepse natyrisht për ne Eurobasketi për meshkuj, femra, seniorë janë shumë të rëndësishëm, por si FIBA Europe, si një ekip në Mynih, ne vendosim më shumë kohë dhe përpjekje tek të rinjtë, tek programi i rinisë, dhe Under-14 është aty ku fillon gjithçka. Po ashtu kemi edhe disa takime këtu, përfshirë një takim këtë mëngjes me Ministrinë, Ministrin e Sportit dhe Kulturës dhe ekipin e tij. Ka shumë gjëra për të bërë këtu, por për mua kjo nuk është aspak një përpjekje, sepse po vij për të bërë atë që dua dhe në një vend që dua gjithashtu”, u shpreh fillimisht Garbajosa.

Ai vlerësoi lart bashkëpunimin e FIBA Evropës me Federatën e Basketbollit të Kosovës, duke theksuar se përfshirja e Kosovës në këtë familje është një nder i vërtetë.

Së pari, për mua, dhe mund të flas në emër të gjithë bordit të FIBA Europe, të kemi Kosovën si pjesë të ekosistemit tonë, si pjesë të familjes tonë, është një nder i vërtetë. Jo vetëm sepse kemi një marrëdhënie jashtëzakonisht të mirë me Presidentin Fetahu, që gjithashtu është anëtar i bordit të FIBA Europe, por niveli i bashkëpunimit, niveli i proaktivitetit. Kur je një federatë evropiane dhe dëshiron të bësh shumë gjëra, të duhen vende që bashkëpunojnë me ty. Dhe kur ke Kosovën gjithmonë të gatshme për të organizuar, në këtë rast Takimin Under-14 dhe komisionin e rinisë, por edhe shumë gjëra të tjera si Eurobasketi i rinisë dhe gjatë verës shumë aktivitete këtu, kjo është e mirë.”, shtoi ai.

Garbajosa tha se Evropa po kalon një periudhë të rëndësishme ristrukturimi në aspektin e garave, me qëllim që të krijohen më shumë mundësi zhvillimi për të gjitha klubet.

Në fakt, natën e kaluar patëm një takim shumë të frytshëm me Presidentin dhe Sekretarin e Përgjithshëm z. Novak dhe gjithashtu znj. Dushku për mënyrën se si mund të krijojmë një skenar ku kombëtaret, federatat kombëtare dhe klubet të zhvillohen. Jemi në një moment shumë interesant në Evropë për atë që e quajmë ‘riformësim’ i piramidës së konkurrencës, jo vetëm në Evropë, por po flas specifikisht për Evropën, ku duhet t’u japim mundësi klubeve, klubeve jo tradicionale, të marrin pjesë në konkurrencë. Kam disa ish-lojtarë që tani janë miq të mirë dhe janë përgjegjës ose pronarë të klubeve. Ata më kërkojnë të njëjtën gjë: kjo nuk është vetëm për klubet kryesore; edhe klubet e klasës së mesme, ata që nuk marrin pjesë tradicionalisht në konkurrencën kombëtare, duhet të kenë mundësinë të zhvillohen. Ne po punojmë për këtë; komisioni i konkurrencës po punon për këtë. Ne jemi të bekuar dhe të lumtur të dimë që çdo vit duhet të zgjerojmë konkurrencat, për meshkuj dhe femra, sepse shumë vende duan të marrin pjesë. Nuk mund të izolojmë vetëm një vend; kjo po ndodh në të gjithë Evropën dhe duhet të marrim masat e duhura në të ardhmen e afërt”, tha në fund ai.

Gjatë ditës, Presidenti i FIBA Evropës, Jorge Garbajosa, së bashku me Drejtorin Ekzekutiv të FIBA Evropës Kamil Novak, si dhe drejtuesit e FBK-së, Kryetari Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku u pritën sot nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, zëvendësministrja Daulina Osmani, Sekretari i Përgjithshëm Bislim Bislimi dhe Fidan Shatri, Kryeshef i Agjencisë së Sportit të Kosovës./KP

Continue Reading

Sport

Trondit futbolli qipriot: Vritet kryetari i një klubi

Published

on

Futbolli në Qipro tronditet pas vrasjes së kryetarit të një klubi të kategorisë së dytë.

Stavros Demosthenous, 49 vjeç, kryetar i Karmiotissa-s, u qëllua për vdekje të premten në qytetin bregdetar të Limasolit, njoftoi policia.

Sipas raportimeve, persona të panjohur hapën zjarr ndaj tij jashtë shtëpisë, ai ndërroi jetë ndërsa i biri po e dërgonte me makinë në spital.

Karmiotissa, e themeluar në vitin 1979, ka kaluar pjesën më të madhe të historisë së saj në ligat e ulëta dhe kishte garuar në kategorinë e parë sezonin e kaluar, por këtë sezon është rrëzuar në kategorinë e dytë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Sport

Franco Foda rinovon kontratën me Kosovën

Published

on

By

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka zyrtarizuar sot marrëveshjen e re me përzgjedhësin Franco Foda, duke konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit edhe për dy vite të tjera.

Kontrata e re e nënshkruar nga presidenti Agim Ademi dhe trajneri Foda më 6 tetor, gjatë ditës së parë të grumbullimit të ekipit kombëtar, formalizon marrëveshjen paraprakisht të arritur mes palëve.

“Federata e Futbollit e Kosovës ka kënaqësinë të njoftoi se ka zyrtarizuar edhe formalisht marrëveshjen e mëhershme me përzgjedhësin Franco Foda për të vazhduar bashkëpunimin edhe për 2 vite.

Kontrata që konfirmon qëndrimin e Fodas në krye të ekipit kombëtar është nënshkruar zyrtarisht nga Presidenti Agim Ademi dhe përzgjedhësi Franco Foda, ditën e parë të grumbullimit të ekipit kombëtar në muajin tetor, përkatësisht me datën 6-të, duke formalizuar edhe në mënyrë zyrtare marrëveshjen e arritur paraprakisht. Me marrëveshjen e re, Foda do t’ i prijë kombëtares së Kosovës deri në fund të vitit 2027, me mundësi vazhdimi automatikisht në rast të kualifikimit në Kampionatin Evropian të vitit 2028.
Franco Foda ka marrë drejtimin e ekipit kombëtar me 17.02.2024 dhe që nga ajo periudhë ka udhëhequr kombëtarën tonë në 17 ndeshje deri tani, duke arritur: 11 fitore, 2 barazime (përfshirë atë me Rumaninë 0:0) dhe ka pësuar 4 humbje”, thuhet në njoftim./EO

Continue Reading

Të kërkuara