Sport

​Një top sulmues evropian pritet ta zëvendësojë Mbappen te PSG

Published

on

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe është bërë një nga emrat më të mëdhenj në futboll në vitin 2021. Ai ishte qartësisht një yll i dëshmuar tashmë, por paraqitja e tij e fundit me het-trick kundër Barcelonës e rriti atë shumë më tepër.

Tani, PSG e di se do të duhet ta shesë atë shumë shpejt nëse nuk dëshiron ta humbasë me kosto zero në qershor të vitit 2022, kur skadon kontrata e tij, derisa negociata për rinovimin e saj nuk janë aspak të lehta.

Kjo është arsyeja pse PSG duhet të përcaktojë dy çështje kryesore, së pari duhet të marrin një çmim për lojtarin dhe një zëvendësim. Hapi i parë është ndërmarrë tashmë. Klubi ka deklaruar se ata do të kërkojnë 200 milionë euro për këdo që dëshiron ta blejë yllin 22-vjeçar.

Tani, për sa i përket zëvendësimeve, PSG duhet të shikojë përmes agjentëve të saj dhe të vendosë se çfarë lloj sulmuesi do të kërkojnë. Mbi të gjitha, askush nuk ka ritmin dhe shpejtësinë që Mbappe ka, por mund të ketë disa opsione të mira. Ata dyshohet se kanë zgjedhur një sulmues të madh që mund të kushtojë 210 milion dollarë sipas çmimit që “Mirror” raportoi se klubi i tij do të kërkojë.

Po flasim për sulmuesin e Tottenham Hotspur Harry Kane. 27-vjeçari do të ishte njeriu për të cilin PSG mund të sforcohet ekonomikisht për ta mbajtur të freskët repartin sulmues.

Sport

Volejbollistja Julia Azevedo shpëton mrekullisht pas një sulmi me armë në Rio de Janeiro

Published

on

Volejbollistja braziliane Julia Azevedo, 28 vjeç, ka mbijetuar pas një tentative grabitjeje gjatë së cilës u qëllua në shpinë në Rio de Janeiro.

Ngjarja ndodhi ndërsa ajo po udhëtonte me babanë e saj, Marcos, i cili gjithashtu shpëtoi. Plumbi kaloi pranë shtyllës kurrizore dhe organeve vitale të Azevedos, duke e shpëtuar nga pasoja më serioze.

Julia ndau përvojën në Instagram, duke thënë se ndihet “e lindur përsëri” dhe se do të bëjë një pushim të përkohshëm nga volejbolli për t’u rikuperuar. Ajo falënderoi stafin mjekësor, policinë dhe tifozët për mbështetjen.

Babai i saj, i cili është nënkryetar i klubit Tijuca Tenis Clube, shprehu mirënjohje ndaj Zotit që familja e tij ka mbijetuar.

Azevedo pritet të rikthehet në stërvitje brenda një muaji dhe shpreson të luajë në ndeshjen e fundit të Superligës më 22 dhjetor.

Klubi i saj konfirmoi se volejbollistja është jashtë rrezikut për jetën dhe po shërohet në shtëpi. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Sport

Pas fitores ndaj Barcelonës, Terry shpërthen në lavde për yllin e Chelseat

Published

on

John Terry ka lavdëruar Marc Cucurellën, duke e cilësuar si një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë, pas triumfit 3-0 të Chelseat ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Ish-kapiteni legjendar i londinezëve u shpreh se e impresionuan agresiviteti, forca në duelet një-kundër-një e kontributi ofensiv i spanjollit:

“Ai është një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në futbollin botëror për momentin. Ka gjithçka që dua të shoh te një lojtar i Chelseat.”

Cucurella ishte ndër lojtarët më vendimtarë të ndeshjes, duke ndalur plotësisht sensacionin e Barcelonës, Lamine Yamal. Edhe Wayne Rooney e vlerësoi për një nga paraqitjet më të forta të një mbrojtësi të majtë në vitet e fundit.

Portieri Robert Sanchez shtoi se bashkëkombësi i tij e kishte Yamalin “krejtësisht nën kontroll” gjatë gjithë takimit.

Mbrojtësi spanjoll ka kaluar një transformim të madh pas një fillimi të vështirë te Chelsea, duke u shndërruar në një lojtar kyç dhe një nga më të qëndrueshmit në dy sezonet e fundit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Sport

Gjysmëfinalja e plejofit Sllovaki – Kosovë do të luhet në Bratislavë

Published

on

Federata e Futbollit e Sllovakisë ka vendosur që gjysmëfinalen e plejofit për kualifikim në Botërorin 2026 kundër Kosovës ta zhvillojë në Bratislavë. Opsione të tjera ishin stadiumet e qyteteve Trnava dhe Košice.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës, Peter Palençik, shpjegoi arsyet pas këtij vendimi:

“Pas shortit të ndeshjeve të plejofit, morëm në konsideratë opsionet. U analizuan stadiumet e Bratislavës, Trnavës dhe Košicës, duke marrë parasysh kushtet, mundësitë dhe kompleksitetin e përgatitjes së një ndeshjeje të tillë. Logjistika për mbërritjen dhe qëndrimin e të dy ekipeve, kapaciteti i stadiumit dhe mundësia e ndërhyrjes në rast të ndonjë situate të paparashikuar ishin faktorë vendimtarë. Në fund, vendosëm që ndeshja të zhvillohet në Bratislavë dhe ia kemi komunikuar këtë edhe UEFA-s”, tha Palençik për “futbalsfz.sk”.

Kapaciteti i stadiumit ku do të zhvillohet ndeshja është 22,500 ulëse, dhe tribunat janë tërësisht të mbuluara.

Stadiumi u lëshua për shfrytëzim pas rinovimit në vitin 2013. Ndeshja është caktuar për 26 mars, ora 20:45. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Sport

Hidhet shorti i Kupës së Kosovës

Published

on

Është hedhur sot shorti i së 16-ës së finales së Kupës së Kosovës në futboll.

Në këtë fazë, ekipet elitare të futbollit kosovar e kanë shmangur një përballje eventuale mes tyre, ndërsa 10 ekipet e Superligës pa dyshim se janë favorite për të shkuar në të tetën e finales, përpos nëse ndodh ndonjë befasi.

Siç dihet trofeu i Kupës së Kosovës në vitet e fundit është bërë edhe më i rëndësishëm për faktin se fituesi i tij e siguron edhe pjesëmarrjen në garat evropiane.

Më poshtë mund t’i shohim çiftet e së 16-ës së finales.

Continue Reading

Të kërkuara