Lajmet

​Një pije ngjyrë vjollce që do të vrasë bakteret e këqija në trup

Në dietën moderne, megjithatë, mbizotërojnë ushqimet që krijojnë acid në trup.

Published

on

Të hash shëndetshëm do të thotë të hash ushqime acidike dhe alkaline në përmasat e duhura.

Në dietën moderne, megjithatë, mbizotërojnë ushqimet që krijojnë acid në trup. Pija “Parajsa vjollcë” do t’ju ndihmojë të reduktoni aciditetin dhe të pastroni trupin nga bakteret

Nuk rekomandohet të pini lëngje ose smoothie nga përbërësit e papërpunuar në mbrëmje, sepse trupi nuk do të ketë kohë të mjaftueshme për t’i tretur ato. Ushqimi i papërpunuar është i rezervuar rreptësisht për ditën.

Pini çaj ose pije bimore në mbrëmje dhe nëse dëshironi diçka më specifike, le të jetë supë e bërë vetë. Për sa i përket përmbajtjes ushqyese, supat e bëra në shtëpi nuk mbeten shumë pas lëngjeve, por trupi do t’i thithë ato më lehtë.

Për të reduktuar aciditetin në organizëm do të ndihmojë edhe lëngu “Parajsa e vjollcës”, të cilin mund ta bëni lehtësisht vetë. Shija e mrekullueshme që jep lëngu i koprës shkon shumë me rrushin e ëmbël të zi ose të kuq. Lakra e kuqe ka një efekt antibakterial dhe i jep pijes një ngjyrë vjollce mbretërore, thotë Stephen Domening, autor i “Lëngjeve Alkaline dhe Smoothies”.

Për përgatitjen e lëngut që do të ulë aciditetin në organizëm, pra do të veprojë alkalik, më e rëndësishmja është që fruta të jetë e pjekur.

Përbërësit për lëngun “Parajsa vjollcë”:

– ¼ lakër e kuqe e vogël

– një kopër i vogël

– 200 gram rrush i zi ose i kuq

– një limon për ta servirur

Procedura:

1. Prisni rrënjën e bardhë të lakrës së kuqe dhe më pas në mënyrë tërthore në gjethe e prisni në copa më të mëdha. I vendosim në një shtrydhëse frutash e perimesh.

2. Pritini finokun në katërsh, ia shtoni lëngut të lakrës dhe më pas shtoni rrushin.

3. Në fund, hidhni lëng limoni sipas shijes. E trazojmë mirë dhe e hedhim në një gotë.

Lajmet

UBT nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme me Nova University

Published

on

Edhe një lajm i shkëlqyer nga Lisbona. UBT ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme me Nova University, respektivisht kampusin më të madh të teknologjisë në Portugali!

Marrëveshja u nënshkrua në hapësirat e UNINOVA e para në renditjen e menaxhimit të fondeve për projektet H2025 të Kërkimit dhe Zhvillimit.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe Dekani i NOVA School of Science and Technology, Prof. Dr. Jose Julio Alferes dhe në prani të Drejtorit të Depertamentit për Marrëdhënie me Jashtë, Prof. Dr. Ricardo Jardim-Gonçalves, firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit që përqendrohet në fusha të rëndësishme si kërkimi shkencor, zhvillimi teknik, trajnimi i avancuar dhe partneritetit për qasje në fondet e BE-së për arsimin e lartë, me theks projektet Smart4Health dhe Digital Health.

Kjo marrëveshje bashkepunimi do të hapë mundësi të reja për studentët tanë dhe do të forcojë edhe më tutje lidhjet tona ndërkombëtare.

Jemi të emocionuar për këtë hap përpara në rrugën drejt ekselencës dhe inovacionit. Rektori Hajrizi uron të gjithë stafin akademik dhe studentët e UBT për këtë arritje.

Continue Reading

Lajmet

​Yildiz: Nuk më pëlqen të krahasohem me Del Pieron

Published

on

Sulmuesi turk, Kenan Yildiz është gati për përballjen e madhe të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Juventusit.

Yildiz që mban fanellën me numrin 10 te bardhezinjtë, foli për emocionet e tij në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s, ku pranoi se është i motivuar nga pritshmëritë që ka publiku, por shtoi se nuk i pëlqejnë krahasimet.

“Jam vetvetja. Nuk dua të krahasohem me askënd.”, tha Yildiz.

Lidhur me ndeshjen në stadiumin Santiago Bernabeu, ai u shpreh:

“Është fantastike. Çdo fëmijë ëndërron të luajë në atë stadium. Tani kjo ëndërr është bërë realitet. Shpresoj të zhvillojmë një ndeshje të madhe.”/S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​Deco: Nuk sjellim lojtar të rinj në janar

Published

on

Shefi i Barcelonës, Deco, thotë se nuk ka gjasa të shtojë lojtarë në skuadrën e tyre në janar dhe këmbëngul se ata do ta blejnë vetëm nëse detyrohen të shesin një lojtar gjatë merkatos së dimrit.

“Nuk e shoh nevojën për afatin kalimtar të janarit për momentin. Asnjë lojtar nuk ka kërkuar të largohet.”, ka thënë Deco.

Deco komentoi gjithashtu edhe për figurën e Lamine Yamal.

“Shpesh kemi tendencë të përqendrohemi te individualizmi, por është skuadra që fiton. Po flasim për një lojtar shumë të pjekur, një lloj tjetër lojtari që mund të përcaktojë një epokë. Duhet ta lëmë të qetë”, tha ai.

“Konteksti i tij ishte i ndryshëm; ai iu bashkua një ekipi që tashmë ishte fitues, me lojtarë të moshës 25 dhe 26 vjeç, dhe rritja e tij ka qenë më normale dhe progresive”, shtoi ai./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Drejtori i policisë ndan 19 vetura për policët e lagjes

Published

on

By

Me synim për rritjen e efikasitetit në punën e policëve të lagjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha ka ndarë 19 vetura të reja Hybride, për mbulimin e zonave sektoriale, në të gjitha drejtoritë rajonale.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate zyrtare.

“Përmbushja e objektivave të Strategjisë së Policimit të drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, si dhe forcimi i qasjes proaktive ndaj kërkesave të qytetarëve tashmë mundësohet më lehtë dhe më shpejt, falë pajisjes me automjete zyrtare”.

“Kjo edhe një herë dëshmon përkushtimin e menaxhmentit të Policisë për një qasje gjithnjë e më proaktive ndaj komunitetit, për forcimin e bashkëpunimit dhe komunikimit me qytetarët, si dhe për rritjen e mëtejme të besueshmërisë dhe transparencës institucionale”, shkruhet tutje në komunikatë./EO

Continue Reading

Të kërkuara