Lajmet

​Një pije e fuqishme për imunitetin, por edhe për humbjen e peshës – largon gjithçka të dëmshme nga trupi!

Ky lëng me sukses ju ndihmon të humbni peshë, ul presionin e gjakut dhe forcon imunitetin.

Published

on

Një lëng i fuqishëm për të përmirësuar imunitetin, i cili mund t’ju ndihmojë të mbani shëndetin në këto kohë sfiduese. Heq gjithçka që dëmton trupin!

Përbërësit:

– 4 karota të mesme;

– 2.5 cm rrënjë xhenxhefili;

– 2 limona (të qëruar);

– 2 thelpinj hudhër;

– 1 lugë gjelle uthull molle.

Përgatitja:

Vendosni përbërësit në një shtrydhëse frutash e perimesh. Pini lëngun që merrni për dy ditë. Pihet tri herë në ditë. Ruajeni pjesën tjetër në frigorifer. Nuk duhet të qëndrojë më gjatë se 36 ditë.

Ky lëng me sukses ju ndihmon të humbni peshë, ul presionin e gjakut dhe forcon imunitetin.

Karotat forcojnë muret e enëve të gjakut dhe muskujt e zemrës, zvogëlojnë nivelin e kolesterolit të keq dhe parandalojnë goditjen në tru, arterosklerozën, venat me variçe

Xhenxhefili është antiinflamatori më i fortë. Rrënja mund të lehtësojë dhimbjen e muskujve dhe të përmirësojë tretjen. Xhenxhefili ul presionin e gjakut, ushqen trurin me oksigjen, është i pasur me vitamina B, si dhe acid askorbik. Përshpejton qarkullimin e gjakut, përmirëson metabolizmin.

Limoni është një burim i vitaminës C, përmirëson imunitetin, luan një rol kryesor në formimin e kolagjenit.

Hudhra është një përbërës kryesor në këtë lëng të fuqishëm. Është një antibiotik natyral dhe përdoret për të trajtuar infeksionet. Ul presionin e gjakut dhe është gjithashtu i njohur për të luftuar kancerin.

Uthulla e mollës është një eliksir magjik i pasur me minerale dhe enzima si dhe vitamina. Ndihmon në tretjen e përmirësuar, lufton urthin, rregullon nivelet e sheqerit në gjak.

Lajmet

​Sot, tentimi i 27-të për konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

Deputetët e zgjedhur do të mblidhen për herë të dytë brenda 24 orëve, në vazhdimin e njëzet e shtatë të seancës konstituive, e cila nuk po gjen fund që kur ka nisur më 15 prill.

Njëzet e gjashtë vazhdimet e deritanishme nuk sollën progres sa i përket zgjidhjes së kreut të legjislativit.

Vazhdimi i seancës konstituive do të jetë nga ora 11:00 dhe ajo mbahet sot për shkak të festës së Kurban Bajramit ditën e premte.

Lëvizja Vetëvendosje, Guxo dhe Alternativa po këmbëngulin që Albulena Haxhiu të jetë kryetare e re e Kuvendit, por ministrja në detyrë e Drejtësisë nuk po gjen 61 votat e nevojshme.

Gjykata Kushtetuese ende nuk ka kthyer përgjigje për kërkesën e parashtruar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbi mënyrën e fshehtë të votimit të kreut të ri të Kuvendit sikurse po kërkojnë Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa përmes krijimit të një komisioni për mbikëqyrjen e votimit./KosovaPress

Continue Reading

Lajmet

Princi Harry distancohet më shumë nga familja mbretërore, dëshiron të ndryshojë mbiemrin në Spencer

Published

on

Princi Harry thuhet se e ka konsideruar seriozisht ndryshimin e mbiemrit të tij në Spencer, si një homazh për nënën e tij, Diana, dhe ndoshta si një shenjë e një ndarjeje përfundimtare me familjen mbretërore, raportojnë mediat britanike.

Një zbulim ky që i shton një kapitull të ri dhe të papritur sagës komplekse midis Dukës së Sussex dhe Pallatit Buckingham. Sipas gazetës britanike Daily Mail, thuhet se Princi Harry i kërkoi këshilla xhaxhait të tij, Charles Spencer, për të adoptuar mbiemrin e nënës së tij, Diana, shkruan A2 CNN.

“Harry foli drejtpërdrejt me xhaxhain e tij, Charles Spencer, gjatë një vizite të rrallë në Mbretërinë e Bashkuar, duke i kërkuar këshilla se si ta përvetësonte ligjërisht mbiemrin e nënës së tij”, i tha një mik i ngushtë i princit, gazetës britanike Daily Mail.

Duket se përgjigjja e xhaxhait nuk la vend për entuziazëm: “Ata patën një bisedë shumë miqësore dhe Charles Spencer e këshilloi të mos ndërmerrte një hap të tillë”, tha burimi, duke nënvizuar se ndërlikimet ligjore do të kishin qenë shumë të shumta, raporton A2 CNN.

Princi Harry do të kishte dashur ta zëvendësonte mbiemrin Mountbatten-Windsor, atë që u ishte caktuar fëmijëve Archie e Lilibet në certifikatat e tyre të lindjes, me një Spencer më “identifikues”. Një zgjedhje plot kuptim, jo ​​vetëm personal, por edhe simbolik, i cili megjithatë nuk u materializua.

Mbiemri Mountbatten-Windsor, i zgjedhur më 1960 për pasardhësit e drejtpërdrejtë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe Princit Philip, mbetet një simbol i trashëgimisë mbretërore edhe sot. Për Princin Harry, ky emër nuk është i mjaftueshëm për të treguar historinë se kush është ai, apo nga vjen.

Marrëdhënia e Harry-t me të atin, Mbretin Charles III, dhe vëllanë William mbetet e largët. Pika e kthesës, ishte lamtumira me familjen mbretërore më 2020, e ndjekur nga botimi i autobiografisë Spare më 2023. Që atëherë, pavarësisht disa përpjekjeve për qetësim, marrëdhëniet familjare kanë mbetur të ngrira.

Continue Reading

Lajmet

​Osmani e liderët politikë po diskutojnë mbi datën e zgjedhjeve lokale

Published

on

By

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe përfaqësuesit e partive politike po mbajnë sot takim mbi caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Të parët që erdhën në takim ishin nga Lëvizja Vetëvendosje, Guxo, Alternativa dhe liderët e disa prej partive të komuniteteve jo shumicë.

Lëvizja Vetëvendosje në këtë takim përfaqësohet nga nënkryetarja, Albulena Haxhiu dhe jo nga kryetari Albin Kurti.

Në takim ka ardhur edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ndërkaq, në këtë takim nuk u panë zyrtarë të Listës Serbe.

Continue Reading

Lajmet

Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë më 2027

Published

on

By

Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të transferohen në burgun në Gjilan në pjesën e parë të vitit 2027, konfirmuan nga Shërbimi danez i Burgjeve për Radion Evropa e Lirë.

Ky shërbim tha se institucioneve të Kosovës u janë dorëzuar kërkesa specifike për renovimin dhe përshtatjen e burgut të Gjilanit.

…duke përfshirë një ndërtesë të re për punësim dhe ambiente të reja për vizitorë. Ne presim që puna të nisë këtë verë, kurse gjatë gjysmës se parë të vitit 2027, pritet që burgu të vihet në përdorim”, tha Shërbimi danez i Burgjeve.

Danimarka tha se kjo është një detyrë komplekse, pasi bëhet fjalë për një burg të Kosovës që duhet të funksionojë sipas rregullave daneze.

Shërbimi i Burgjeve tha se kjo është një detyrë sfiduese, duke nisur me renovimin e ndërtesave dhe përshtatjen e tyre sipas nevojave të Danimarkës. Po ashtu, përfaqësuesit danezë kanë zhvilluar vizita të rregullta në objektin e burgut në Gjilan, me qëllim që të planifikohen punët që do të realizohen.

Një gjë e tillë, më 23 maj është konfirmuar për REL-in edhe nga drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, i cili ka deklaruar se “të burgosurit nga shteti danez pritet të vendosen në burgun e qytetit të Gjilanit në prillin e 2027-s”.

Megjithatë, ai ka thënë se procesi i renovimeve ende nuk ka nisur.

Transferimi i të burgosurve është pjesë e një marrëveshjeje dhjetëvjeçare mes Kosovës dhe Danimarkës, e cila parasheh shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan për dërgimin e 300 të burgosurve nga shteti danez.

Kuvendi i Kosovës e ratifikoi marrëveshjen më 23 maj 2024, dy vjet pasi ajo ishte nënshkruar.

Sipas marrëveshjes, personat që do të transferohen nuk do të jenë shtetas të Danimarkës.

Më herët, Ministria e Drejtësisë e Danimarkës kishte deklaruar për REL-in se të burgosurit të cilët do t’i dërgojë në burgun e Gjilanit janë persona të dënuar me dëbim nga Danimarka.

Megjithatë, shteti danez është zotuar se nuk do të sjellë të burgosur me rrezikshmëri të lartë.

Ata nuk do të jenë të dënuar për krime lufte, terrorizëm, apo persona me çrregullime të rënda mendore.

Në këmbim të këtij transferimi, Kosova do të përfitojë mbi 200 milionë euro.

Një pjesë do të investohet në Shërbimin Korrektues, ndërsa pjesa tjetër në energji të ripërtërishme.

Sipas marrëveshjes, Danimarka ka premtuar një tarifë fillestare prej pesë milionë eurosh për të mbuluar periudhën e tranzicionit, që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes deri në funksionalizimin e plotë të burgut.

Shërbimi i danez i Burgjeve konfirmoi për REL-in se tashmë kanë paguar shumën fillestare.

Pas kësaj, pagesat do të bëhen çdo tre muaj, në varësi të numrit të të burgosurve të pranishëm në institucion./rel

Continue Reading

Të kërkuara