Kronika e zezë

​Një muaj paraburgim për Dragisha Milenkoviqin

Milenkoviq dhe të tjerë në mënyrë sistematike kishin keqtrajtuar të burgosurit shqiptarë, duke torturuar në mënyrë ç‘njerëzore.

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Dragisha Milenkoviq, nën dyshimin se e ka kryer veprën penale krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Gjykata njofton se “i pandehuri D.M, ish-gardian i Burgut të Prishtinës dhe Lipjanit, gjatë periudhës së luftës në Kosovë, konkretisht nga data 24.05.1999 deri me 10.06.1999, në Burgun e Prishtinës dhe të Lipjanit, në cilësinë e personit zyrtar dhe në bashkëkryerje edhe me zyrtarë të tjerë të burgjeve në fjalë, kishin keqpërdorur autorizimet zyrtare, në atë mënyrë që pasi i kishin transferuar të burgosurit shqiptar nga burgu i Dubravës për në burgun e Prishtinës dhe të Lipjanit”.

Sipas gjykatës, aty D.M., dhe të tjerë në mënyrë sistematike kishin keqtrajtuar të burgosurit shqiptarë, duke torturuar në mënyrë ç‘njerëzore.

“Fillimisht kishin formuar kordon në hyrje të burgut nga të dyja anët ku të burgosurit ishin detyruar që të kalonin përmes kordonit dhe të dyshuarit kishin filluar që ti godasin me mjete të ndryshme si shkop gome, grushte, shqelma etj, dhe pas kësaj në mënyrë sistematike kishin keqtrajtuar të burgosurit shqiptarë, duke torturuar në mënyrë ç ‘njerëzore, maltretuar, shkaktuar e lëndime të rënda trupore, dhunë psikike, traumë dhe pasoja në shëndet dhe duke i kanosur seriozisht për jetë, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë”, njofton gjykata.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Kronika e zezë

​Arrestohen tre persona për fajde në Prizren

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona në Prizren nën dyshimet se janë të përfshirë në veprat penale fajde dhe detyrim.

Në vendbanimet e personave të dyshuar janë sekuestruar dy automjete, para dhe dëshmi të rëndësishme, të cilat do të përdorën si dëshmi në procedura të mëtutjeshme.

Dyshohet se këta persona duke kanosur viktimën, në vazhdimësi kanë tentuar ta detyrojnë që të veprojë kundër pasurisë së tij.

Të dyshuarit pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit ndalohen për 48 orë.

Continue Reading

Kronika e zezë

​Një qytetar në veri të Mitrovicës sulmohet, fyhet në gjuhën shqipe dhe serbe

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicë të Veriut është raportuar një rast sulm dhe fyerje.

Sipas policisë, ankuesi ka njoftuar se derisa ishte duke ecur në trotuar me tre persona, dy motorë skuter me nga dy persona të cilët kanë qenë duke lëvizur në rrugë i kanë fyer në gjuhen shqipe dhe në gjuhen serbe dhe të njëjtit i kanë gjuajtur me një shportë plastike duke e goditur viktimën.

“Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të urës lindore”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Kronika e zezë

Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, lëndohet një këmbësor

Published

on

By

Një këmbësor ka pësuar lëndime të rënda dje si pasojë e një aksidenti në Lipjan. Deri tek aksidenti ka ardhur pasi një burrë duke e drejtuar një motoçikletë e ka goditur këmbësorin viktimën mashkull kosovar.

“Rr. Avdi Kelmendi, Lipjan 30.09.2024-15:20. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë e ka goditur këmbësorin viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Kronika e zezë

Shpërthim në Podujevë, policia po e heton rastin

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shpërthim ka ndodhur në Podujevë në orët e para të së dielës. Rasti është trajtuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka dëgjuar një shpërthim. Në vendin e ngjarjes ku dyshohet se ka ndodhur shpërthimi kanë dalë njësitet përkatëse policore, me ç’rast është njoftuar edhe njësia për deminim dhe hetuesia”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Lidhur me rastin thuhet se është njoftuar edhe prokurori dhe hetimet janë duke vazhduar.

Continue Reading

Të kërkuara