Kronikë e zezë

​Një grua në Ferizaj e dhunon seksualisht ish-i fejuari

Rasti është inicuar si dhunim.

Published

on

Një grua në Ferizaj ka raportuar në polici se ish i fejuari i saj, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është inicuar si dhunim.

“Ferizaj 04.10.2022 – 13:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se ish i fejuari i saj, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vendi

21 vjet nga tragjedia e maturantëve të Malishevës

Published

on

Sot mbushen 21 vjet kur 15 maturantë të shkollës së mesme “Abdyl Frashëri” nga Malisheva humbën jetën gjatë një ekskursioni në Shqipëri. 

Autobusi u rrokullis dhe ra në humnerë më 14 tetor 2004, në Fushë Arrëz të Pukës.

Më 15 tetor, pas identifikimit të trupave të nxënësve të vdekur, shteti shqiptar i përcolli në mënyrë dinjitoze nga ushtria shqiptare deri në kufirin me Kosovën, prej nga TMK-ja i solli ata në lokalet e gjimnazit “Abdyl Frashëri” të Malishevës.

Varrimi i tyre u bë më 16 tetor, te “Lëndina e Lotëve”, të lagjes së Gurit.

Në njëvjetorin e ngjarjes tragjike, Qeveria shqiptare ka ngritur një obelisk përkujtimor tek vendi i ngjarjes në Fushë-Arrëz, kurse në përkujtimin e dyvjetorit të kësaj ngjarjeje, filloi ndërtimi i kompleksit memorial të varrezave të maturantëve edhe nga Qeveria e Kosovës, në qytezën e Malishevës./S.K/KP/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Vdes një grua në Dragash pas shpërthimit të bombolës së gazit

Published

on

Një grua ka humbur jetën në Dragash, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në shtëpinë e viktimës.

Sipas Policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, derisa trupi i saj është dërguar në IML për obduksion.

“Raportohet se viktima femër kosovare ka mbetur pa shenja jete, dyshohet si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në dhomën e shtëpisë ku kishte qenë duke qëndruar. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Lidhur me rastin është informuar prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së./S.K/EO/PK/

Continue Reading

Rajoni

​Parandalohet një rast kontrabande në Morinë, arrestohen dy persona

Published

on

Policia e Shtetit ka arrestuar shtetasit F. M. (52) dhe B.L. (55) pasi gjatë kontrollit në automjetet e tyre në Morinë janë gjetur mallra kontrabandë në vlerë mbi gjysmë milionë euro.

Gjatë operacionit Tarifa, në dalje të Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare Morinë kaluan në vijë të dytë për kontroll të detajuar, automjetin furgon me drejtues shtetasin B. L. dhe automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin F. M.

Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin F. M., u gjetën 1006 kuti me medikamente mjekësore të ndryshme, disa arka me 41.000 tableta dhe 2.194 telefona mobilë, ndërsa gjatë kontrollit në furgonin me drejtues shtetasin B. L., u gjetën 62 thasë me duhan, me peshë 930 kg.

Mallrat me vlerë rreth 54 milionë e 350 mijë lekë (562 mijë euro), u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me dy automjetet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se sulmoi fizikisht një shtetase gjermane

Published

on

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një shtetase gjermane pas një mosmarrëveshje të momentit.

Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën “Rrust Kabashi”, teksa viktima ka pranuar trajtimin mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit, teksa më pas është transferuar në QKUK.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Rr. Rrust Kabashi Prizren 08.10.2025 – 04:00. I dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshjeje të çastit ka sulmuar fizikisht viktimën femër shtetase e Gjermanisë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalin e Prizrenit e më pas është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës/S.K/KP/PK/.

Continue Reading

Të kërkuara