Shëndeti

​Një çarje e vogël në një tigan mund të lëshojë mijëra grimca plastike

Sipas studimit, një çarje e vogël në tigan mund të lëshojë deri në 9100 grimca.

Published

on

Një studim i ri ka zbuluar se sa grimca të vogla plastike mund të depërtojnë në ushqimin tonë pas kontaktit me enët e gatimit, duke treguar se një çarje e vogël në një tigan mund të lëshojë deri në 9100 grimca.

Tavat që nuk ngjiten dhe tiganët e veshur me teflon gradualisht humbasin veshjen e tyre gjatë përdorimit dhe larjes, gjë që mund të jetë problem gjatë përgatitjes së ushqimit. Megjithatë, është e vështirë të vlerësohet se sa plastikë lirohet.

Hulumtimi i ri shikon mikroplastikën (më të vogla se 5 milimetra) dhe nanoplastikën (miliona herë më të vogla), duke arritur në përfundimin se përfundimisht mund të kemi të bëjmë me një numër të madh fragmentesh plastike me kalimin e kohës.

“Kjo na paralajmëron fuqishëm se duhet të jemi të kujdesshëm kur zgjedhim dhe përdorim enë gatimi për të shmangur kontaminimin e ushqimit”, thotë Jouhong Tang, një inxhinier mekanik dhe materialesh në Universitetin Flinders në Australi.

Në një përpjekje për të vlerësuar rrezikun, ekipi përdori atë që njihet si një teknikë e imazhit Raman për të studiuar mikroplastikën dhe nanoplastikën në veshjen e teflonit në nivel molekular nëpërmjet shpërndarjes së fotonit. Ata gjithashtu aplikuan algoritme të personalizuara për të llogaritur se sa nga kjo shtresë mund të zhvishej dhe të gjente rrugën e saj në ushqim.

Studiuesit prenë enët e gatimit të veshura me teflon në copa të vogla dhe, për të simuluar procesin e gatimit (por këtë herë pa ushqim, ujë ose vaj), përdorën materiale të ndryshme (çelik inoks, plastikë dhe dru) për enët e gatimit.

Sipas shifrave, një shtresë e plasaritur mund të shkaktojë deri në 2.3 milionë grimca të imëta që të lëshohen gjatë përgatitjes së vaktit – kjo bazohet në 30 sekonda gatim nëse sipërfaqja e teflonit dëmtohet nga tenxherja me presion.

Një shqetësim shtesë është se tefloni (ose politetrafluoroetileni) është në një familje të atyre që njihen si “kimikate të përhershme” që mbeten në mjedis: substanca per- dhe polifluoroalkil (PFAS), të cilat janë lidhur me një sërë problemesh shëndetësore.

Ndërsa ka ende pyetje se sa e zakonshme dhe e rrezikshme mund të jetë ky lëshim i mikroplastikës dhe nanoplastikës, studiuesit po bëjnë thirrje për kërkime të mëtejshme mbi efektet e mundshme të ndotjes gjatë gatimit.

Tenxheret dhe tiganët e vjetër mund të kenë nevojë të hidhen pas një kohe të caktuar.

Hulumtimi është publikuar në revistën Science of The Total Environment.

Shëndeti

Ky çaj e parandalon sulmin në zemër

Published

on

Sulmi në zemër ndodh kur furnizimi me gjak në zemër ndalet papritmas si pasojë e ndonjë bllokade. Sipas studimeve, çaji i zi mund të ndihmojë në zvogëlimin e këtij sulmi.

Sipas të dhënave të publikuara më 2012 në “Food & Function”, çaji i zi zvogëlon rreziqet e sëmundjeve koronare të zemrës dhe të sulmit të trurit për 10 deri në 20 për qind. Më 2000, një prej studimeve më të mëdha mbi ndikimin e konsumimit të çajit në shëndetin e zemrës ishte publikuar në “Arteriosclerosis, Thrombosis and Vascular Biology”.

Studimi kishte analizuar më shumë se 37,000 holandezë dhe kishte zbuluar se ata që pinë çaj janë më pak të prirë të vdesin nga sëmundjet e zemrës.

Në veçanti, çaji i zi ka përfitime shëndetësore për zemrën. Më 2012, një studim i publikuar në “Preventive Medicine” zbuloi se konsumimi i tri gotave me çaj të zi në ditë për 12 javë shpie në reduktim të dukshëm të nivelit të antioksidantëve në sheqer të gjakut, që mbrojnë nga stresi oksidativ dhe inflamacioni.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, faktorët e rrezikut që mund të shpijnë në sulm të zemrës janë: konsumimi i alkoolit, pirja e duhanit, shtypja e lartë e gjakut, mbipesha, kolesteroli i lartë, glukoza e lartë në gjak, mungesa e aktivitetit fizik, etj.

Continue Reading

Shëndeti

Si ndikojnë patatet në tensionin e lartë të gjakut dhe shëndetin e zemrës?

Published

on

Patatet mund të mos kenë reputacionin më të mirë kur bëhet fjalë për shëndetin, zakonisht i shoqërojmë me patate të skuqura, yndyrë dhe ushqim të shpejtë. Shkenca thotë: patatet e thjeshta, të ziera ose të pjekura në furrë ndihmojnë në luftën kundër hipertensionit.

Tensioni i lartë i gjakut prek pothuajse gjysmën e të rriturve në SHBA, situata nuk është më e mirë në Evropë.

Një nga fajtorët kryesorë? Kripa. Ose më saktë – shumë kripë.

Limiti i rekomanduar ditor është rreth 2,300 mg natrium por amerikani mesatar konsumon mbi 3,400 mg në ditë. As ne nuk jemi më mirë. Ka kuptim që ekspertët vazhdojnë të na thonë: “ulni konsumin e kripës”.

Por hulumtimet e reja tregojnë se nuk ka të bëjë vetëm me reduktimin – mund të ketë të bëjë edhe me ekuilibrin.

Patatet si një aleat kundër mbajtjes së natriumit?

Në një studim të botuar në revistën Nutrients, shkencëtarët testuan efektin e patateve në mbajtjen e natriumit dhe presionin e gjakut. Ata krahasuan marrjen e kaliumit nga suplementet me atë nga ushqimet e plota – konkretisht, patatet e zakonshme.

Rezultati?

Në grup prej 30 të rriturish me presion të lartë të gjakut, ngrënia e patateve të pjekura a të ziera ul mbajtjen e natriumit përmirëson presionin sistolik të gjakut. Patatet e pjekura nuk patën efekt pozitiv, por as negativ. Me fjalë të tjera, mund të mos jenë të shëndetshme, por nuk janë fajtore për gjithçka.

Patatet nuk janë armiku, nëse nuk i skuqni

Edhe pse shpesh injorohen padrejtësisht për shkak të imazhit të tyre “të pashëndetshëm”, patatet e zakonshme përmbajnë: kaliumi – i rëndësishëm për shëndetin e zemrës, fibra – i dobishëm për tretjen dhe ndjesinë e ngopjes vitamina C dhe B5 antioksidantë si flavonoidet dhe karotenoidet.

Shkurt: patatet nuk janë problemi, por mënyra si përgatiten është. Të skuqura në vaj të bollshëm?

Zgjedhje e keqe. Të ziera apo të pjekura, pa yndyrë? Një mundësi e shkëlqyer.

Nëse po e monitoroni tensionin e gjakut dhe shëndetin e përgjithshëm, mund të jetë koha të ndryshoni qëndrimin ndaj kësaj perimeje të thjeshtë.

Patatet, kur përgatiten në mënyrë të shëndetshme, mund të jenë shumë të dobishme.

 

Continue Reading

Shëndeti

Sëmundjet që shfaqen në organizëm kur pini shumë ujë

Published

on

Duket se shumë njerëz kanë filluar të mbajnë shishe ujë me vete kudo që shkojnë dhe kjo është mënyrë e mirë për të qëndruar të hidratuar.

Uji ndihmon të transportojmë lëndët ushqyese të trupit, të krijojmë pështymë, të ruajmë temperaturën e trupit dhe shumë më shumë se kaq.

Sidoqoftë, pirja e tepërt (më shumë se një litër në orë) mund të krijojë probleme shëndetësore, shkruan “Bright Side”.

Ja efektet negative që mund të ketë ai:

Enjtje e këmbëve dhe duarve

Kur pini një sasi të madhe uji, ai së bashku me ushqimin e kripur shkakton edemën. Kjo ndodh kur nivelet e natriumit në trupin tonë janë shumë të larta dhe uji i pijshëm mund të shkaktojë ënjtje. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me duart.

Në fazat e mëvonshme, edema shkakton një mosfunksionim në sistemin nervor qendror.

Ju krijohen ngërçe në muskuj

Që muskujt dhe rrahjet e zemrës të funksionojnë normalisht na duhen elektrolite. Uji i tepërt ul numrin e elektroliteve në trupin tonë. Kur këto nivele janë të ulëta, mund të përjetojmë ngërçe të muskujve.

Dhimbje koke dhe përgjumje

Një nga shenjat më të zakonshme që mund të përjetoni nëse pini më shumë ujë seç keni nevojë, është dhimbje koke. Mund të ndiheni të hutuar dhe të çorientuar. Disa simptoma më serioze mund të jenë shikimi i dyfishtë, vështirësi në frymëmarrje, rritje e presionit të gjakut dhe përgjumje.

Continue Reading

Shëndeti

Pse na kruhet dhe na skuqet lëkura kur qëndrojmë në diell?

Published

on

Vera, deti dhe rrezet e diellit janë një nga kënaqësitë më të mëdha të stinës së nxehtë, por për shumë njerëz, ato sjellin edhe bezdi të pakëndshme për lëkurën.

Shumëkush ka përjetuar kruarje të papritur, skuqje, puçrra ose ndjesi djegieje pas qëndrimit në plazh, pishinë apo edhe gjatë një shëtitjeje në diell.

Për disa, kjo është pasojë e djegies së zakonshme nga dielli, por për të tjerë mund të jetë shenjë e reaksionit alergjik, dehidratimi, ndjeshmërie të lartë të lëkurës ose edhe efekt anësor nga ndonjë ilaç apo produkt kozmetik.

Kruarja dhe skuqja mund të jenë të lehta por sinjalizojnë probleme që kërkojnë më shumë kujdes: si fotodermatiti urtikaria diellore a reaksionet fototoksike.

Këto shqetësime lidhen shpesh edhe me sistemin imunitar e mund të ndikojnë vlerat e IgE-së, tregues i rëndësishëm i gjendjeve alergjike.

Ja arsyet kryesore pse ndodh kjo, çfarë tregojnë këto simptoma dhe si mund ta mbroni lëkurën për të shijuar diellin pa shqetësime.

Djegia nga dielli

Më e zakonshmja është djegia, inflamacion akut i lëkurës për shkak të dëmtimit nga rrezet ultraviolet B. Kur lëkura digjet, qelizat dëmtohen e çlirojnë substanca kimike që shkaktojnë inflamacion, prandaj ndjehet skuqje, nxehtësi, kruarje dhe më vonë mund të ndodhë zhvishem i lëkurës.

Alergjia nga dielli (Fotodermatiti)

Tek disa persona, veçanërisht me lëkurë të ndjeshme, dielli shkakton fotodermatit, reagim alergjik ku lëkura kruhet, skuqet e shfaqen puçrra. Formë e zakonshme është eruptioni polimorf ndaj dritës, që prek gratë e reja. Kjo shfaqet disa orë pas qëndrimit në diell, sqaron Asthma & Immunology (ACAAI).

Fotoreaktiviteti, kombinimi me kimikatet

Disa kremra, parfumet, a ilaçe (si antibiotikë, barna kundër akneve) mund ta bëjnë lëkurën më të ndjeshme ndaj rrezeve. Ky fenomen quhet reaksion fototoksik ose fotoalergjik, që mund të japë skuqje, kruarje dhe flluska të vogla, që duken si djegie.

Dehidratimi dhe tharja e lëkurës

Qëndrimi gjatë në diell bën që lëkura të humbasë lagështinë. Lëkura e dehidratuar kruhet më lehtë, dhe djersa ose kripa irritojnë zonat e ndjeshme.

Po IgE-ja totale, a ndikohet?

Këto gjendje, sidomos fotodermatiti e urtikaria nga dielli, lidhen me rritje të IgE-së totale, pasi ky antitrup rritet në reaksione alergjike.

Nëse shkaku është reagim alergjik, IgE mund të jetë më i lartë, nëse kruarja vjen vetëm nga djegia klasike apo nga tharja, IgE nuk ndikohet.

Fotoreaktiviteti nga ilaçet nuk ka lidhje me IgE, por me reaksionet direkte në qelizat e lëkurës.

Nëse kruarja e skuqja nga dielli janë të shpeshta dhe shoqërohen me simptoma tjera alergjike, mjeku mund të rekomandojë matjen e IgE-së totale ose testime të tjera për të përcaktuar shkakun.

Continue Reading

Të kërkuara