Lajmet

​Nisin punimet në infrastrukturën nëntokësore në zgjerim të rrugës nga Gjakova drejt Pejës

Gjini është shprehur i lumtur që pas një kohe të gjatë ka filluar puna në këtë rrugë.

Published

on

Me rastin e fillimit të punimeve në infrastrukturën nëntokësore në zgjerim të rrugës nga Gjakova drejt Pejës, kryetari Ardian Gjini është shprehur i lumtur që pas një kohe të gjatë ka filluar puna në këtë rrugë. Ai ka thënë se vlera e kësaj rruge është 1 milion euro dhe se i gjithë fondi është ndarë nga Komuna e Gjakovës.

“Jam shumë i lumtur, është njëra ndër rrugët më të rëndësishme në Komunën e Gjakovës. Jemi në dijeni që puna është shumë komplekse puna për shkak se ka shumë instalime nëntokësore, do të futen edhe kabllot, të gjitha nëntokë. Është një vlerë një milionëshe për fazën e parë, kjo është faza parë, sepse do të vazhdojmë edhe vitin tjetër dhe viteve në vijim derisa të përfundon plotësisht. Kjo rrugë në këtë format ka nisur në vitet tetëdhjeta, pra jemi për një kohë tepër të gjatë që ka mbetur ashtu, por po i vjen fundi. Do të jetë një hyrje e jashtëzakonshme në Komunën e Gjakovës. Faza tjetër do të vazhdojë edhe për gjatë rrugës “Dardania”, do të thotë do të përfundojë komplet, janë fonde të komunës”, tha Gjini.

Kryetari Gjini tha se faza e parë është asfaltimi i dy korsive të kësaj rruge dhe vazhdimi deri te gjykata, e cila sipas tij do të përfundojë këtë vit. Ndërsa ai tha se pjesa tjetër do të përfundojë vitin e ardhshëm, derisa shtoi se aty ka shpronësime dhe disa rrënime, për të cilën tha se janë të njoftuar edhe banorët.

Me këtë rast, kryetari Gjini përmendi edhe një lajm tjetër për qytetarët e kësaj Komune. Ai tha se në këtë komunë, nesër do të fillojë edhe sanimi i rrugës nga gjykata deri te zjarrfikësit, e cila sipas tij ka mbetur në një gjendje jo të mirë.

“Edhe sanimi i rrugës prej gjykatës e deri te zjarrfikësit që ka mbetur keq do të fillojë nesër. Tash i kemi kontratat dhe do të vazhdojmë shumë shpejtë me këtë”, tha kryetari Gjini.

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

  1. Është çuditërisht e lehtë të shpëtosh nga rëra lëvizëse. Dendësia e rërës lëvizëse është më e lartë se ajo e trupit të njeriut, duke e bërë të pamundur fundosjen e plotë. Për t’i shpëtuar rërës lëvizëse, uluni ose shtrihuni, përpiquni t’i mbani krahët lart dhe jashtë rërës lëvizëse, dhe lëvizni ngadalë këmbët nga njëra anë në tjetrën ose para-mbrapa.

 

  1. Një pinguin mund të arrijë thellësi prej 550 metrash në një zhytje. Zakonisht, pinguinët perandorë (pinguinët që zhyten më thellë) zhyten në 100-200 metra, por zhytja më e thellë e pinguinëve e regjistruar ishte më shumë se 550 metra.

 

  1. Kafshët mund të jenë alergjike ndaj njerëzve. Kafshët mund të jenë alergjike ndaj qelizave të vdekura të lëkurës sonë – zbokthit. Këto reaksione alergjike mund të jenë njësoj si tonat, duke përfshirë vështirësi në frymëmarrje dhe acarim të lëkurës.

 

  1. Të qenit i mërzitur është në fakt një ‘gjendje e lartë eksitimi’ fiziologjikisht. Kjo ndodh sepse kur je i mërzitur, rrahjet e zemrës të rriten.

 

  1. Sistemet tona imunitare mund të dallojnë bakteret e këqija nga të mirat. Sistemi imunitar zbulon modelet e patogjenëve përmes receptorëve dhe do të nisë një sulm. Njëkohësisht, ai do të bashkëpunojë me mikrobet dhe bakteret e dobishme.

Continue Reading

Lajmet

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

Published

on

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se Kalaja e Prizrenit do të mbyllet përkohësisht për vizitorët, për shkak të fillimit të punimeve për zbatimin e masave emergjente.

Sipas njoftimit, mbyllja do të zgjasë dy javë, duke filluar nga 25 gushti 2026.

Vendimi është marrë nga Njësia Menaxhuese e Kalasë së Prizrenit, me miratimin e Institutit Arkeologjik të Kosovës, me qëllim krijimin e kushteve të sigurta gjatë zhvillimit të punimeve.

Ministria ka bërë të ditur se për çdo ndryshim sa i përket afatit të mbylljes dhe rihapjes së kalasë për vizitorë, publiku do të njoftohet me kohë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për dhunim

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një grua ka raportuar se para dy deri në tre muajsh, derisa ndodhej në shtëpinë e një personi në Gjilan, ai dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të pa pëlqimin e saj.

I dyshuari është identifikuar dhe arrestuar nga Policia. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet nga autoritetet kompetente./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I shkaktoi plagë vetes me armë në Pejë, konfiskohet AK-47

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person është gjetur në Pejë me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit, në rrethana ende të panjohura.

Rasti është raportuar më 24 gusht, rreth orës 14:10. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur të dyshuarin, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Sipas mjekëve, ai është jashtë rrezikut për jetë.

Gjatë kontrollit në një automjet-kombi, policia ka gjetur dhe konfiskuar një AK-47, e cila dyshohet se është përdorur nga i dyshuari, si dhe 11 fishekë dhe një gëzhojë.

Pas konsultimit me prokurorin dhe intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti mbetet nën hetim./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara