Kronikë e zezë

​Ngrihet aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare për dhjetë zyrtarë komunal të Pejës

Ata akuzohen për keqpërdorim të autoritetit zyrtar dhe konflikt interesi.

Published

on

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj 11 personave, prej tyre dhjetë zyrtarë komunal të Pejës, dhe mbi ta rëndojnë 23 vepra penale nga kapitulli i keqpërdorimit zyrtar dhe konflikt interesi.

Kështu ka bërë të ditur prokurorja e rastit, Lumturije Buqeta, e cila në një konferencë për medie, theksoi se edhe për kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhiri është konstatuar mëdyshje për ushtrim të ndikimit.

Buqeta u shpreh se ky proces hetimor i cili ka zgjatur thuajse dy vjet përfshin 21 vepra penale për keqpërdorim të autoritetit zyrtar dhe dy për konflikt interesi.

“Pas një procesi hetimor pothuajse 2 vjeçar kanë përfunduar hetimet në çështjen penale kundër zyrtarëve komunal të komunës së Pejës. Rezultat i hetimit intensiv në koordinim me Policinë e Kosovës ku ka rezultuar me ngritjen e aktakuzës kundër 11 personave, gjegjësisht 11 të pandehur, prej tyre 10 zyrtarë komunal, katër janë drejtorë të drejtorive komunale, dy udhëheqës të sektorëve të drejtorive përkatëse, dy inspektor të ndërtimit, një zyrtar gjeodet pranë drejtorisë për Kadastër dhe Gjeodezi, si dhe 1 gjeodet i licencuar pranë Agjencionit Kadastral të Kosovës. Mbi 11 të pandehur rëndojmë 23 vepra penale, vepra këto që bien në kapitullin e veprave penale të korrupsionit zyrtar, gjegjësisht 21 vepra janë keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë, ndërsa dy janë konflikt interesi”, tha ajo.

Prokurorja Buqeta theksoi se aktakuzat kanë të bëjë me lejet e ndërtimeve që janë lëshuar në kundërshtim me ligjin, konfliktin e interesit të zyrtarëve komunal, inspektimet, këmbimin e pronave komunale.

“Aktakuza kanë të bëjnë me ndërtimet të cilat janë lëshuar lejet në kundërshtim me ligjin, kanë të bëjnë me këmbimin e pronës së komunës me persona fizik dhe personat juridik, kanë të bëjnë me konflikt interesit që kanë rënë ndesh zyrtarët komunal në këtë rast dhe kanë të bëjnë me të gjitha inspektimet e këtyre ndërtimeve për të cilat janë lëshuar lejet”, ka shtuar Buqeta.

Prokurorja e rastit, Lumturije Buqeta u shpreh se gjatë sigurimit të pronave edhe ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxhiri është konstatuar se ka mëdyshje për ushtrim të ndikimit. Por ajo theksoi se për këtë do të njoftohet Prokuroria Speciale, e cila është kompetente për këso raste.

“Gjatë sigurimit të pronave, kryetari i komunës ka konstatuar se kemi mëdyshje për ushtrim të ndikimit dhe për këtë do të njoftohet Prokuroria Speciale si prokurori kompetente për të vendosur dhe për të trajtuar këtë rast”, njoftoi prokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë.

Tutje, prokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, deklaroi se disa zyrtarë komunal pas ngritjes së aktakuzës kanë lënë vendin e punës, e disa vazhdojnë t’i mbajnë pozitat pranë institucioneve përkatëse.

Prokurorja e rastit, Lumturije Buqeta tha se përgjatë këtyre dy viteve Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur tri aktakuzakundër zyrtarëve komunal të Deçanit, Klinës dhe Istogut. Këto aktakuza, ajo tha se përfshijnë gjithsej 23 persona dhe mbi ta rëndojnë 55 vepra penale që bien në kapitullin e korrupsionit.

“Më 16 korrik 2021 kjo Prokurori ka zhvilluar një aksion në komunat që përkojnë me regjionin e Pejës…Si rezultat i hetimit kjo prokurori vitin e kaluar gjegjësisht vitin 2022 ka ngritur edhe tri aktakuza, aktakuzën kundër zyrtarëve komunal të Deçanit, aktakuzë kundër zyrtarëve komunal të Klinës, aktakuzë kundër zyrtarëve komunal të Istogut….Si rezultat i hetimit dyvjeçar është ngritur aktakuzë kundër 23 persona, 23 të pandehur, prej tyre dhjetë zyrtarë komunal, 13 prej tyre zyrtarë publik gjerësisht mbi ta rëndojnë në tërësi 55 vepra penale, të gjitha vepra penale nga kapitulli i korrupsionit zyrtar”, tha ajo.

Prokurorja Buqeta tha se për aktakuzën për zyrtarët komunal të Klinës ka përfunduar shqyrtimi fillestar dhe tani ky proces është në fazën e shqyrtimit gjyqësor i cili pritet të mbahet në fund të muajit mars 2023.

Ndërsa aktakuzat për zyrtarët komunal të komunës së Istogut dhe Deçanit ndodhen në Gjykatën e Apelit. 

Lajmet

Rrahje mes disa personave në Tenezhdoll, konfiskohet pistoletë me 15 fishekë

Published

on

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur më 15 shtator në fshatin Tenezhdoll të Prishtinës, ku janë shoqëruar gjashtë persona për intervistim.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë shoqëruar në stacion gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë.

Si pasojë e incidentit, një viktimë femër kosovare dhe tre nga të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor.

Gjatë rastit, nga njëri prej të dyshuarve është konfiskuar një pistoletë me 15 fishekë, si dhe një brisk dhe një çekiç.

Me vendim të prokurorit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Gjermania i Kërkuari për Droga, i Dorëzohet Policisë në Mitrovicë

Published

on

By

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në kuadër të Policisë së Kosovës, në koordinim me njësitet kompetente dhe organet e drejtësisë, ka realizuar me sukses ekstradimin e një shtetasi të Kosovës nga Gjermania.

I dyshuari kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Pas përfundimit të procedurave të ekstradimit më 15 shtator, i arrestuari u është dorëzuar njësitit përkatës të Policisë në Drejtorinë Rajonale në Mitrovicën Jugore për të vazhduar me hapat e mëtejshëm ligjorë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari pasi sulmoi fizikisht zyrtarët policorë në Mitrovicë të Veriut

Published

on

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së veprimeve policore.

Rasti ka ndodhur më 15 shtator, rreth orës 21:05, në rrugën “Isa Boletini”, pasi i dyshuari ishte ndaluar nga policia.

Sipas Policisë, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë ndërhyrjes.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet një mjet i dyshimtë gjatë punimeve me ekskavator në Ferizaj

Published

on

Gjatë disa punimeve me ekskavator në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, është raportuar për gjetjen e një mjeti të dyshimtë të panjohur.

Rasti është raportuar më 15 shtator, rreth orës 17:05.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë për deminim të FSK-së dhe KFOR-it, të cilat kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshimtë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara