Lajmet

​Nga sekuestrimi i pajisjeve të kriptovalutave në veri u kursyen mbi 1 milion euro energji elektrike

Kuvendi mori vendim për vazhdimin e masave emergjente në furnizim me energji elektrike.

Published

on

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, deklaroi sot se pas sekuestrimit të pajisjeve që prodhojnë kriptovaluta në veri të vendit, kanë kursyer mbi një milion euro energji elektrike në baza mujore. Ajo këtë e bëri të ditur në seancën e sotme të Kuvendit, ku u mor vendimi për vazhdimin e masave emergjente në furnizim me energji elektrike.

“Masat janë marrë sipas nevojës dhe masës që ka konsideruar komiteti teknik. Ndër masat e rëndësishme ka qenë baza ligjore për ndalimin e aktivitetit të mihjes së kriptovalutave, e cila ka mundësuar sekuestrimin e pajisjeve në rastet kur ato kanë qenë të paligjshme. Kjo na ka mundësuar të kursejmë mjaft energji, vetëm prej një aksioni në veri të vendit llogaritet se kemi arritur të kursejmë mbi një milion euro në baza mujore nga sekuestrimi i pajisjeve të cilat nuk kanë qenë të importuar në mënyrë të ligjshme”, tha ajo.

Në seancën e sotme, Kuvendi formoi edhe komisionin ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave dhe komisionin ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës nga komunitetet joshqiptare.

Pas këtyre pikave, Kuvendi i Kosovës ka mbyllur punimet e seancës së sotme plenare.

Lajmet

Gjakovë: Vajza e mitur zhduket, policia nis hetimet

Published

on

By

Një rast i zhdukjes është raportuar në Gjakovë gjatë orëve të para të mëngjesit të 29 qershorit 2025.

Sipas Policisë së Kosovës, një grua ka njoftuar autoritetet se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Rasti është cilësuar si “person i zhdukur” dhe hetimet për lokalizimin e saj janë në zhvillim e sipër nga njësitet përkatëse policore.

Continue Reading

Lajmet

48 aksidente në 24 orë, një prej tyre me fatalitet

Published

on

By

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 48 aksidente trafiku, prej të cilave 1 aksident me fatalitet.

Ndërsa 19 prej tyre aksidente me persona të lënduar, 28 aksidente me dëme materiale.

Në kuadër të kontrolleve për sigurinë rrugore, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1,706 tiketa trafiku për shkelje të rregullave të komunikacionit.

Në vijim të veprimeve operative për rendin publik, janë arrestuar 14 persona, prej tyre 7 janë dërguar në mbajtje, 2 ndodhen në ndalim policor, ndërsa 1 person po vazhdon vuajtjen e dënimit.

Continue Reading

Lajmet

Vdes personi që u aksidentua në Sllovi të Lipjanit

Published

on

By

Vdes në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës personi që ishte aksidentuar në Sllovi të Lipjanit më 26 qershor.

Sipas raportit të Policisë, i njëjti ka vdekur dy ditë më pas.

“Më 28.06.2025 në QKUK ka ndërruar jetë një mashkull, i cili ishte duke u trajtuar pasi ishte lënduar gjatë një aksidenti trafiku që kishte ndodhur më 26.06.2025. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Sot nis takimi dyditor i liderëve BE-Ballkani Perëndimor në Shkup

Published

on

By

Të hënën dhe të martën në Shkup mbahet takimi i liderëve Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor për Planin e Rritjes.

Në orën 9:30 sot parashikohet mbërritja dhe pritja zyrtare e liderëve të Ballkanit Perëndimor. Në orën 10:00 do të fillojë paneli i parë kushtuar Planit për Rritje të Ballkanit Perëndimor.

Fjalime hyrëse do të mbajnë kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos.

Ndërsa nga ora 16:00, do të mbahet takimi ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe komisionares evropiane për Zgjerim, Marta Kos, pas së cilit do të pasojë një takim bilateral me delegacione në format më të zgjeruar

Plani për Rritje për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliardë eurosh u miratua nga Komisioni Evropian me 8 nëntor 2023. Ai bazohet në katër shtylla: forcimi i integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së; forcimi i integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal; përshpejtimi i reformave fundamentale dhe rritja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat.

Continue Reading

Të kërkuara