Lajmet

​Nga 2023-ta mësimdhënësit do të marrin pagën e 13-të

Published

on

Qeveria e Kosovës ka arritur marrëveshje me SBAShK-un lidhur me shtesat që kanë kërkuar për shkak të pandemisë. E nga viti 2023 mësimdhënësit në Kosovë do të marrin edhe pagën e 13-të.

Kështu bëri të ditur kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti në një konferencë për media, ku tha se me SBAShK-un janë dakorduar edhe për shujtën për mësimdhënësit dhe transportin. Të gjitha këto Hoti tha se do të jenë pjesë e marrëveshjes që do të nënshkruhet sot.

“I kemi dakorduar të gjitha çështjet kolektive, lidhur me mënyrën e funksionimit, saktësimi për kohën e punës, të drejtat e mësimdhënësve. Unë e falënderoj SBAShK-un për gatishmërinë të bisedojmë dhe për të arritur marrëveshje. I kemi saktësuar të gjitha çështjet pa përjashtim. Jemi dakorduar që të japim pagën e 13-të duke filluar nga viti 2023, kemi saktësuar shujtën dhe transportin për mësimdhënësit. Kjo ka implikime Në buxhet. Sot gjatë ditës do të nënshkruhet kjo kontratë pas disa ndërhyrjeve të vogla. Arsimtarëve, për shkak të pandemisë do t’u paguhen dy shtesa në pagë. Unë jam i kënaqur që kemi arritur përmbylljen e negociatave në fushën e arsimit”, tha ai.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Likaj tha se kanë pasur raporte shumë të mira me SBAShK-un, teksa u shpreh se është sukses që implementimi i pagës së 13 prej vitit 2023 është bërë për të mos ngarkuar buxhetin e komunave.

E kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari u shpreh se ky është një lajm i mirë për gjithë arsimtarët.

“Nga e hëna do të kemi një frymë të re në fushën e arsimit dhe do të bëjmë punën tonë edhe me më shumë përgjegjësi”, u shpreh ai.

Vendi

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 12 vendpunishte në pesë komuna

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës (IQP) ka ndërprerë punimet në 12 vendpunishte në komunat Skenderaj, Mitrovicë, Vushtrri, Prizren dhe Ferizaj, pas kontrolleve të kryera për zbatimin e legjislacionit të punës dhe sigurisë në punë.

Gjatë inspektimeve, zyrtarët konstatuan shkelje të rënda ligjore që vinin në rrezik të drejtpërdrejtë jetën dhe shëndetin e punëtorëve. Për këtë arsye, punimet janë bllokuar deri në eliminimin e plotë të parregullsive dhe plotësimin e standardeve të sigurisë.

Sipas njoftimit, ky aksion synon parandalimin e aksidenteve në punë, ndërsa rifillimi i punimeve do të lejohet vetëm pas verifikimit të ri nga inspektorët. Inspektorati paralajmëroi se kontrollet do të vazhdojnë me intensitet të lartë në të gjithë vendin./E.A/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Gjashtë muaj burgim për kanosjen e Albin Kurtit, Xhemaili pranon fajësinë

Published

on

Kadri Xhemaili është dënuar me gjashtë muaj burgim për kanosjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në seancën gjyqësore të mbajtur të premten, Xhemaili e ka pranuar fajësinë dhe ka kërkuar falje. Gjykata ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë të arritur mes Prokurorisë dhe mbrojtjes.

Prokurori Bekim Kodraliu tha se marrëveshja është arritur me vullnet të lirë dhe pa presion, ndërsa mbrojtësi i të pandehurit, avokati Rinor Arifi, konfirmoi se mbrojtja qëndron prapa marrëveshjes.

Në seancë ka munguar i dëmtuari Albin Kurti. Sipas gjyqtarit Rrahman Beqiri, Kurti e kishte pranuar ftesën, por mungesën nuk e kishte arsyetuar.

Sipas aktakuzës, më 22 tetor 2025, Xhemaili, me qëllim të frikësimit të Kurtit lidhur me pozitën e tij zyrtare si kryeministër, e kishte kanosur publikisht përmes rrjetit social Facebook, duke i thënë se do ta privonte nga jeta./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy të dyshuar për “Vrasje në tentativë” dorëzohen në polici, njëri me pistoletë në dorë

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dy persona të dyshuar janë vetëdorëzuar në polici lidhur me një rast të “Vrasjes në tentativë” të raportuar më 9 gusht në sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Vetëdorëzimi i tyre është bërë më 20 gusht, ndërsa njëri prej të dyshuarve ka dorëzuar edhe një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Vendi

Plagoset një grua nga plumbi qorr në Lipjan, dërgohet në QKUK

Published

on

By

Një grua është plagosur nga një plumb qorr mbrëmjen e së enjtes në Lipjan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ku e dëmtuara është qëlluar në trup.

Për shkak të lëndimeve të marra, ajo është dërguar menjëherë për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia e ka cilësuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara