Sport

​Nesër rikthehet Liga e Kampionëve me këto ballafaqime interesante

Skuadra që bëjnë pjesë në grupet E,F,G dhe H do të kërkojnë rezultate pozitive.

Published

on

Gara më prestigjoze e futbollit evropian në nivel klubesh, Liga e Kampionëve rikthehet nesër me ndeshjet e rrethi të katërt të fazës së grupeve.

Skuadra që bëjnë pjesë në grupet E,F,G dhe H do të kërkojnë rezultate pozitive në një fazë shumë të rëndësishme kur tashmë kjo etapë po shkon drejt fundit.

Në grupin H, Chelsea do të kërkojë vetëm fitore përballë Malmos, ashtu sikur edhe Juventusi ndaj Zenitit për ta qartësuar kështu çështjen se kush nga ky grup do të vazhdojë tutje në fazën e eliminimit direkt.

Situata është më e komplikuar në grupin F, aty ku Manchester United përballet me Atalantën kurse Villarreal me Young Boys. Ky grup kryesohet nga “Djajtë e Kuq” me gjashtë pikë, i ndjekur nga Villarreali dhe Atalanta me nga katër si dhe Young Boys me tri pikë.

Wolsburd-Salsburg dhe Lille-Sevilla janë sfidat e grupit G. Salsburgu ka shtatë pikë si lider i këtij grupi, kurse me pas renditen Sevilla me tri pikë, Lille me dy dhe Wolfsburgu me dy pikë.

Barcelona duhet të kërkojë vetëm fitore në ballafaqim me Dinamo Kievin për të mbajtur gjallë shpresat për vazhdim të kësaj gare në grupin E. Skuadra spanjolle ka vetëm tri pikë në këtë grup në vendin e tretë që kryesohet nga Bayerni me nëntë pikë dhe Benfica me katër, kurse skuadra nga Ukraina është e fundit me vetëm një pikë.

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara