Sport

​Nesër një tjetër figurë e madhe e sportit botëror zbarkon në Kosovë

Kosova do të ketë një vizitë tejet të rëndësishme edhe ditën e nesërme, por kësaj here radha e sportit të basketbollit.

Published

on

Kosova është bërë së fundi qendër e vizitave të rëndësishme nga njerëzit kryesorë të sportit.

Tri ditë më parë për vizitë zyrtare në Kosovë qëndroi presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ndërsa sot në vendin tonë po qëndron shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban.

Kosova do të ketë një vizitë tejet të rëndësishme edhe ditën e nesërme, por kësaj here radha e sportit të basketbollit.

Sekretari Gjeneral i FIBA Botës apo numri një i basketbollit në botë, Andreas Zagklis do të vizitojë Kosovën më 6-7 tetor. Ai do të jetë i pranishëm në finalen e Superkupës Mbarëkombëtare, më 6 tetor në Mitrovicë (nga ora 20:00), si dhe do të takohet me krerët e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).

Të enjten (6 tetor) do të takohet me krerët e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) nga ora 14:30 në hotelin “Sheraton”.

Sekretari Gjeneral i FIBA Botës gjithashtu do të takohet me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama (7 tetor nga ora 10:00 në Komunën e Prishtinës) dhe me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku (7 tetor nga ora 11:00 në MKRS).

Zagklis është një mbështetës i madh i basketbollit të Kosovës, duke përkrahur projekte të ndryshme, si dhe FBK-në, ku në shumë raste e ka lavdëruar punën që bën Federata.

Kjo është vizita e parë e Sekretarit Gjeneral të FIBA Botës në Kosovë, duke treguar mbështetjen e madhe për basketbollin e Kosovës.

Continue Reading

Sport

Vdes ish-shoferi gjerman i Formula 1

Published

on

Ish-shoferi gjerman i Formula 1 dhe fituesi i garës “24 Orët e Le Mans”, Jochen Mass, vdiq më 4 maj 2025 në Kanë, në moshën 78 vjeçare, nga pasojat e një goditje në tru që pati në shkurt të atij viti. Lajmi për vdekje u konfirmua nga familja përmes rrjeteve sociale.

Mass e nisi karrierën e tij në Formula 1 në vitin 1973 me ekipin Surtees, ndërsa periudha më e suksesshme ishte gjatë kohës që garoi për McLaren nga viti 1974 deri në vitin 1977. Ai mori pjesë në 105 gara, u ngjit tetë herë në podium dhe fitoi vetëm një garë, atë të Çmimit të Madh të Spanjës në vitin 1975.

Kjo garë u ndërpre për shkak të një aksidenti të rëndë në të cilin humbën jetën disa spektatorë, dhe Massi mori vetëm gjysmën e pikëve.

Pas tërheqjes nga Formula 1 më 1982, vazhdoi karrierën në garat e qëndrueshmërisë. Succesin më të madh e arriti më 1989 me fitoren në garën legjendare “24 Orët e Le Mans”, duke garuar për ekipin Sauber-Mercedes me Manuel Roiter dhe Stanley Dickinson.

Përveç sukseseve si shofer, Mass kishte rol të rëndësishëm edhe si mentor për shoferët e rinj. Ai ishte më i njohur për ndihmën që i dha Michael Schumacher, duke i kaluar njohuritë dhe përvojën gjatë viteve të hershme të 90-ave në kuadër të “Junior Team”-it të Mercedesit, duke e ndihmuar të përshtatej me mjedisin profesionist të garave. Ishte një nga ata që e këshilloi Schumacherin të kalonte në Ferrari, një hap që rezultonte të ishte pikë kthese në karrierën e tij.

Mass vazhdoi të ishte aktiv në botën e sporteve automobilistike si komentator e këshilltar ekspert, përfshirë edhe në televizionin gjerman RTL. Pasioni i tij për automobilizmin dhe angazhimi shumëvjeçar në sport lanë ndikim në historinë e Formula 1.

Jochen do të mbetet në kujtesë si një shofer i talentuar, një mentor i përkushtuar dhe një figurë e rëndësishme në botën e sporteve automobilistike.

Continue Reading

Sport

Rudiger dënohet me gjashtë ndeshje moslojë

Published

on

Antonio Rudiger po e kalon një periudhë mjaft të vështirë të karrierës.

Futbollisti gjerman e mbylli sezonin shkaku i intervenimit kirurgjik, por jo vetëm kaq.

Qendërmbrojtësi i Real Madridit u dënua me gjashtë ndeshje moslojë nga Komiteti i Disiplinës në futbollin spanjoll pas veprimeve të turpshme që i bëri në finale të Copa del Rey kundër Barcelonës.

Rudiger protestoi ashpër ndaj gjyqtarit De Burgos derisa po qëndronte në bankinë, ndërsa u ndëshkua me karton të kuq.

Lojtari nuk u ndal me kaq duke u munduar që nga distanca ta qëllonte referin me një qese me akull, por për fat u ndal me vështirësi nga shokët e tij të skuadrës. Përfaqësuesi gjerman mund të dënohej deri në 12 javë, por u ndëshkua me gjysmën e saj.

Rudiger mund të rikthehet në dispozicion të “Los Blancos” në Kupën e Botës për klube, e cila do të mbahet gjatë verës.

Rudiger njihet për lojën e tij jo të pastër dhe për sjelljet e tij të vrazhda dhe provokuese ndaj kundërshtarëve në fushën e blertë dhe jashtë saj.

Continue Reading

Sport

Parisi feston në Londër, vendos goli i Dembeles

Published

on

Është mbyllur ndeshja e parë e gjysmëfinales së parë të Ligës së Kampionëve të këtij edicioni.

Arsenali ishte nikoqir i PSG-së në “Emirates Stadium”, me parisienët që rikthehen në shtëpi me fitore. Të besuarit e Luis Enriques morën fitore të madhe në Londër, me shifrat prej 1-0, me gol të hershëm nga Ousmane Dembele. Francezi shënoi në minutën e katërt, pas një asistimi nga Khvicha Kvaratskhelias.

Në pjesën e parë, që i takoi PSG-së, ky i fundit kishte edhe një mundësi të mirë, përmes Desire Doues, por që David Raya e priti goditjen e tij.

Arsenali u tregua i rrezikshëm vetëm një herë në pjesën e parë, me Gabriel Martinellin, mirëpo Gianluigi Donnarumma ishte në krye të detyrës.

Me të filluar pjesa e dytë, Arsenali barazoi në 1-1, mirëpo goli i Mikel Merinos u anulua për pozitë jashtëloje.

“Topçinjtë” e patën iniciativën, duke krijuar raste por pa sukses. PSG-ja shpërdoroi dy mundësi të mira shënimi, një nga Bradley Barcola e Gonçalo Ramos.

Epilogu i takimit ishte 1-0 në të mirë të Parisit. Ndeshja e kthimit do të luhet pas tetë ditësh, më 7 maj në “Parc des Princes”.

 

 

 

Share Now

Continue Reading

Sport

Zhvillime të reja mbi të ardhmen e Ancelottit

Published

on

By

Tani është më afër zyrtarizimit se kurrë më parë – Carlo Ancelotti do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit dhe kështu do të ndahet nga klubi ku ka shkruar kaq shumë histori.

Largimi i trajnerit ishte gjithmonë i mundshëm duke pasur parasysh formën e dobët të ekipit, dhe ishte qartësisht e qartë se atij i kishin mbaruar zgjidhjet që nga dita e parë e sezonit. Si Ancelotti ashtu edhe Real Madridi do të hapin një faqe të re në këtë mënyrë.

Trajneri italian është lidhur me një post në ekipin kombëtar brazilian për një kohë të gjatë dhe transferimi tani është drejt përfundimit, siç ka njoftuar gazetari Fabrizio Romano.

Siç raportohet nga gazetari italian, Ancelotti dhe Federata e Futbollit të Brazilit kanë arritur një marrëveshje mbi transferimin e trajnerit.

Ancelotti do të marrë përsipër detyrën si trajner i ri në javën e parë të qershorit, menjëherë pasi të largohet nga Real Madridi dhe do të jetë trajneri i tyre për Kupën e Botës FIFA 2026. Në fakt, ekziston edhe një klauzolë që mund të zgjatet deri në Kupën e Botës 2030.

Siç u njoftua më parë këtë javë, ai do të jetë një nga trajnerët ndërkombëtarë më të paguar, pasi marrëveshja përfshin një pagë prej 10 milionë eurosh në vit.

Trajneri do të mbikëqyrë deri në fund sezonin aktual të La Ligës dhe do të ndihmojë Real Madridin të luftojë për titullin kundër Barcelonës. Megjithatë, ai do të largohet para Kupës së Botës për Klube FIFA për punën e tij të re.

Continue Reading

Të kërkuara