Lajmet

​Nesër nis procesi mësimor në 15 shkolla shqipe në Luginën e Preshevës

Shtatori i këtij viti fillon me 58 komplete të teksteve në gjuhën shqipe.

Published

on

Nesër fillon procesi edukativo-arsimor në 15 shkolla me mësim në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafi me këtë rast ka uruar fillim-vitin shkollor për 1385 punëtorët e arsimit dhe rreth 6.000 nxënës që do të ndjekin mësimet për vitin 2022/2023.

Ai ka thënë se nesër do t’i shpërndahen falas librat shkollorë për të gjithë nxënësit e shkollave fillore që vijojnë mësimin në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës.

Gjithsej 4010 nxënës filloristë me rreth 4000 prindër të liruar nga barra financiare për herë të dytë në Luginën e Preshevës.

Mustafi ka falënderuar zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës Besnik Bislimi dhe ministren e Arsimit Arbërie Nagavci për ndarjen e fondit prej 255 mijë eurosh për financimin e 31.839 librave në Luginën e Preshevës.

Ky është viti i tretë shkollor që po fillojmë me librat shkollorë në Luginën e Preshevës, edhe pse procesi i sigurimit të teksteve shkollore nuk ka përfunduar për të gjitha lëndët. Megjithatë, përveç tekstit të gjuhës shqipe për shkollat e mesme, mbetet një punë e angazhim i madh për të siguruar të gjitha tekstet shkollore. Nuk kemi kërkuar e nuk kërkojmë më shumë se barazi. Që nxënësit shqiptarë të jenë të barabartë me të tjerët sipas standardeve evropiane. Barazia në arsim është barazi në shoqëri pa diskriminim. Arsimi në Luginën e Preshevës është një çështje themelore e vlerave dhe cilësisë së shoqërisë”, ka shkruar Mustafi në një postim në Facebook.

Shtatori i këtij viti fillon me 58 komplete të teksteve në gjuhën shqipe sipas programeve të reformuara të mësimdhënies dhe mësim-nxënies për shkollat fillore dhe katër komplete tekstesh (Gjuha shqipe dhe letërsia) për shkollat e mesme. 

Vendi

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet për dhunim

Published

on

By

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar një person në Podujevë nën dyshimin për veprën penale të dhunimit.

Sipas policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur muaj më parë, ndërsa i dyshuari tashmë është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se muaj më parë ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar në IML për ekzaminime mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Continue Reading

Vendi

Gjendet një person pa shenja jete në Fushë Kosovë

Published

on

By

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në Fushë Kosovë është gjetur një person pa shenja jete.

Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e personit, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjorë për obduksion.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Continue Reading

Vendi

Filharmonia e Kosovës performon për herë të parë në Korçë

Published

on

Filharmonia e Kosovës do të mbajë për herë të parë koncert në Korçë më 16 maj, në ora 19:30, në një mbrëmje që synon të forcojë lidhjet kulturore mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ngjarja organizohet nga Bashkia Korçë, Këshilli i Qarkut Korçë dhe Qendra e Kulturës dhe Inovacionit, duke sjellë në skenë një kombinim të traditës, identitetit dhe artit simfonik.

Koncerti cilësohet si një urë kulturore mes Prishtinës dhe Korçës.

Continue Reading

Lajmet

Dje u mbajt punëtoria për Strategjinë e Drejtësisë Tranzicionale

Published

on

Dje u mbajt një punëtori tematike në kuadër të promovimit dhe zbatimit të Strategjisë së Drejtësisë Tranzicionale, me fokus në rolin e institucioneve kulturore dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

Në trajnim mori pjesë edhe stafi i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ku u diskutua për rëndësinë e dokumentimit, qasjen në burime dhe promovimin e së vërtetës përmes aktiviteteve edukative dhe ndërgjegjësuese, si dhe mbështetjen për viktimat.

 

Continue Reading

Të kërkuara