Lajmet

​Nënshkruhet marrëveshje 47 milionëshe për reformën në ndihmat sociale

Kjo marrëveshje arrin vlerën deri në 47 milionë euro.

Publikuar

Është nënshkruar marrëveshja 47 milionëshe për reformën në ndihmat sociale në Kosovë. Marrëveshja për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë” është nënshkruar ndërmjet ministrit të Financave Hekuran Murati dhe drejtori i Bankës Botërore për Kosovën, Massimiliano Paolucci.

“Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve z. Murati dhe Drejtori i Bankës Botërore për Kosovë, z. Paolucci, kanë nënshkruar sot marrëveshjen e financimit për ‘Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë’”, thuhet në komunikatën për medie nga Ministria e Financave.

Në komunikatë thuhet se “Ministri Murati vlerësoi lartë mbështetjen e Bankës Botërore në procesin e reformës sociale në Kosovë dhe theksoi se kjo marrëveshje ka një vlerë të lartë për Republikën e Kosovës duke marrë parasysh nevojën e përmirësimit të targetimit të politikave sociale drejt familjeve më në nevojë. Plani i Qeverisë së Kosovës i jep rëndësi të madhe programeve sociale të cilat sigurojnë që të minimizohet varfëria dhe të zvogëlohet pabarazia ekonomike në vend. Andaj, marrëveshja e nënshkruar sot siguron që targetimi i këtyre politikave të bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme dhe angazhimi i Bankës Botërore drejt këtij qëllimi është tejet i mirëseardhur”.

Kjo marrëveshje arrin vlerën deri në 47 milionë euro, ku investimet për përforcimin e sistemeve të ofrimit të mbrojtjes sociale pritet të jenë rreth 5 milionë euro, ndërsa siç thuhet në komunikatë, shuma prej më se 40 milionë do të orientohet drejt përmirësimit të performancës së Skemës së Ndihmës Sociale. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje shënon edhe zbatimin e masës 3.3 – Reformimi i Skemës së Asistencës Sociale, në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Komunikata vazhdon me atë se “Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në linjë me Programin Qeverisës, mbetet e përkushtuar drejt dizajnimit dhe avancimit të politikave që synojnë ngritjen e mirëqenies qytetare në vend”.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Tri ligjet nesër në Kuvend, reagon Rohde: U injoruan shumica e rekomandimeve të BE-së

Publikuar

nga

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë se është për keqardhje që nuk janë marrë parasysh komentet e tyre për tri projektligjet që do të jenë nesër në Kuvend për votim në lexim të dytë. Bëhet fjalë për projektligjin për Zyrtarët Publikë, Komisionin e Pavarur për Media dhe atë për Këshillin Prokuroria.

Këtë deklaratë e ka shpërndarë ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde dhe ka thënë se e ka mbështetjen e plotë të Gjermanisë.

“Pavarësisht se këto tri ligje janë të rëndësishme për rrugën e Kosovës drejt BE’së, shumica e rekomandimeve të BE’së dhe KiE u injoruan”.

Ai e “këshilloi” Kuvendin e Kosovës që t’i rishqyrtojnë amandamentet e propozuara dhe harmonizoni draftet përpara votimit.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​“Mashtrues i ligë!”, Selmanaj i ashpër me Kurtin para takimit me Vuçiqin

Publikuar

nga

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka publikuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, kur thoshte pas sulmit në Banjskë se nuk do te ketë dialog dhe se Serbia duhet të ndëshkohet.

Në llogarinë e tij në Facebook, Selmanaj ka thënë se tash Kurti po shkon në Bruksel pa u vendosur masa ndaj Serbisë e të njëjtën kohë duke pasur masa ndaj Kosovës.

Deputeti opozitar akuzoi kreun e ekzekutivit se për mungesë të konsistencës dhe se sipas tij, Kosova ka rënë në grackën e mashtrimit.

“Kryeministër i kujt është Albin Kurti? Në Bruksel duhet me shku për me pa se në çfarë gjendje jemi a? A nga Vuqiqi e kupton se ku jemi a?”, ka shkruar ai.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Papa i thotë “jo” legalizimit të drogës

Publikuar

nga

Papa Françesku tha se legalizimi i drogës nuk është mënyra për të luftuar shtimin, këtë e tha gjatë audiencës së tij të përgjithshme javore në Vatikan të mërkurën e cila këtë javë bie në Ditën Ndërkombëtare kundër abuzimit me drogën dhe trafikut të paligjshëm.

“Duke ditur kaq shumë histori tragjike të të varurve nga droga dhe familjeve të tyre, jam i bindur se është një detyrë morale t’i japim fund prodhimit dhe trafikimit të këtyre substancave të rrezikshme”, tha Papa argjentinas.

“Reduktimi i varësisë nga droga nuk arrihet duke legalizuar përdorimin e drogës, siç është propozuar ose zbatuar tashmë, në disa vende” Ai i përshkroi njerëzit e përfshirë në tregtinë e drogës si “trafikantë të vdekjes” të cilët janë “të shtyrë nga logjika e pushtetit dhe e parasë me çdo kusht “Kjo plagë, e cila prodhon dhunë dhe mbjell vuajtje dhe vdekje, kërkon një akt guximi nga shoqëria në tërësi”, tha ai.

Françesku tha se abuzimi me drogën duhet të luftohet “nëpërmjet parandalimit”, duke thënë se kjo bëhet “duke promovuar drejtësi më të madhe, duke edukuar të rinjtë në vlerat që ndërtojnë jetën personale dhe komunitare, duke shoqëruar ata në nevojë dhe duke dhënë shpresë për të ardhmen”. /Ansa/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Vendimi i Kushtetueses, Haxhiu e ashpër: Beteja për reforma vazhdon, byroja do të bëhet

Publikuar

nga

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin për Byronë për Verifikim dhe konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme.

Në llogarinë e saj në Facebook, Haxhiu tha se vullneti i qytetarëve për drejtësi po tentohet të përmbyset nga një grusht njerëzish që ende u shërbejnë dhe i kanë borxhe nomenklaturës së vjetër, por që beteja për reforma do të vazhdojë dhe se byroja do të bëhet. Haxhiu ka shtuar se PDK e dërgoi në Kushtetuese këtë projektligj për të bllokuar e sabotuar reformën në drejtësi. Ajo tha se arsyet për këtë i kanë të qarta të gjithë.

E para e Ministrisë së Drejtësisë tha se Kushtetueses iu deshën 16 muaj për të vlerësuar përputhshmërinë e këtij projektligji. Ajo shtoi se 5 nga 9 gjyqtarët vendosën që “Ligjin më të rëndësishëm në kuadër të pakos kundër korrupsionit e keqpërdorimit të detyrës zyrtare ta shpallin të pavlefshëm”. Ajo ka thënë se kanë inkorporuar secilin rekomandim të Komisionit të Venediktit.

“Në mënyrë që gjithçka të jetë përbrenda parimeve dhe standardeve më të larta të BE-së, kemi inkorporuar secilin rekomandim të institucionit më të lartë të Këshillit të Evropës siç është Komisoni i Venedikut”, deklaroi ajo.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara