Lajmet

​Negociata Qeveri-MCC për gazsjellësin pritet të vazhdojnë në maj

Ndërsa synohet që në gusht apo në shtator kjo marrëveshje të shkojë në Kuvend për ratifikim.

Published

on

Në fillim të muajit maj pritet që të vazhdojnë negociatat në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe MCC për projektin e gazsjellësit, ndërsa synohet që në gusht apo në shtator kjo marrëveshje të shkojë në Kuvend për ratifikim. Kështu ka bërë të ditur ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli gjatë raportimit para anëtarëve të Komisionit për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, i cili zgjati më shumë se dy orë.

Gjatë këtij raportimi ajo u shpreh se shifra prej 10 milionë eurosh që u tha se KEK ka eksportuar energji elektrike nuk është e saktë, ndërsa lidhur me rrymën e shpenzuar në komunat veriore ajo kërkoi që të flasë pa praninë e medieve.

Rizvanolli tha se negociatat në mes Qeverisë së Kosovë dhe MCC për projektin e gazsjellësit pritet të vazhdojnë në fillim të muajit maj, ndërsa aktualisht janë në negociata për vlerën 200 milionë euro për komplet grantin.

Për këtë projekt ministrja e Ekonomisë u shpreh se sipas afatit janë zhvilluar tri koncept-nota për projekte të dorëzuara më 21 janar të vitit 2022.

“Kur kemi qenë duke biseduar për projektin që lidhet me infrastrukturën përcjellëse të gazsjellësit në vitin e kaluar granti i parapara ka qenë 190 milionë euro, ndërsa aktualisht jemi në negociata për 200 milionë euro për komplet grantin plus një mundësi që 15% e 234 milionë sa është projekti total me bashkëfinancim të Kosovës të shfrytëzohet të merret grant nda DFC për zhvillimin e projekteve të energjisë të ripërtitrishme negociata për këtë do të vazhdojnë në fillim të majit shpresojmë që në qoftë në javën e parë të gushtit para se Kuvendi të shkoj në pushim, qoftë pas pushimit në shtator ta sjellim në Kuvend ta sjellim marrëveshjen për ratifikim”, theksoi ministrja e Ekonomisë.

Kjo përgjigje e ministres Rizvanolli erdhi pasi që deputeti i AAK-së, Pal Lekaj u interesua të di më shumë për projektin e gazsjellësit se a do të vazhdohet apo jo plani i fizibilitetit.

“Studimi i fizibilitetit nga MÇ sa i përket gazsjellësit ne e dimë që kemi pasur diku 200 milionë euro dhe sa kam informacione nuk e di saktë 80 milionë vetëm janë larguar dhe kanë mbetur 120 milionë. A mendoni se do të vazhdoni prapë me këtë fizibilitet a është korrekte që pas 1 viti ne prapë edhe 1 vit ta shtyjmë dhe ne prapë dhe e ditë që ai brenda vitit nuk ndërtohet jam i vetëdijshëm, por së paku të kemi siguri afatgjate për qytetarët e Kosovës sa i përket gazsjellësit”, pyeti Lekaj.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli u shpreh se shifra prej 10 milionë euro energji elektrike të eksportuara nga KEK nuk është e saktë, madje ajo tregoi edhe shifrat e sakta për muajin janar dhe shkurt që KEK ka eksportuar i dhe Ujmani ka shitur energjisë elektrike të prodhuar.

“Informata shifra prej 10 milionë euro të eksportuara nuk është e saktë mund të ketë ardhur nga përfshirja e energjisë tranzit, unë nuk e di se si saktësisht si ka ardhur por sido që të jetë këto janë shifrat e sakta të eksportit nga KEK dhe shitjes nga Ujmani. Për janar KEK ka eksportuar 1 mijë e 220 MGË orë në vlerë 245 mijë e 830 euro, ndërsa Ujmani ka shitur 3 mijë 344 MGË orë në vlerë 834 mijë në total 1 milionë e 84 mijë e 572 euro. Ndërsa, në shkurt vlera janë 16 mijë mgë orë nga KEK në vlerë 2 milionë e 591 mijë e 183 euro, ndërsa nga Ujmani shitje prej 6 mijë e 848 mgë orë në vlerë 1 milionë e 550 mijë 960 euro në vlerë totale të shitura 4 milionë e 107 mijë e 143 euro të cilat në asnjë formë nuk mund të jenë ekuivante me atë 10 milionëshin i cili është përfolur me medie”, tha ajo.

Pas kësaj reagoi kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala duke kërkuar shifër të saktë të energjisë së eksportuar dhe arsyes se përse kjo energji nuk iu dha Feronikelit për shfrytëzim.

Sipas tij, për KESCO dhe KOST-in kanë ndarë mjete për subvencionim, ndërsa për disa ndërmarrje nuk po përkrahen.

“Sa milionë euro gjatë muajit janar dhe shkurt Kosova ka eksportuar energji. Mbledhi të lutemi. I përmende diku 4 e diku 6. Mbledhi të lutem dhe tregova sa milionë janë, pastaj na trego pse kaq mgë dhe kaq milionë. Sa të dalin, le të dalin. Nuk keni pasur mundësi me ia dhënë Ferenoikelit që i ka kërkuar në kushtet që ju ia ofroni për mos me i rujat në frigorifer sepse nuk po u rujkan në frigorifer. Pra ku i kenë quar këto, kush i ka ble këto, kush pati frigorifer me i ruajt këto energji që u eksportuan që megjithatë nuk janë shumë por nuk janë as pak”, u shpreh ai.

E ndonëse ministrja Rizvanolli tha se shifrën e saktë të eksportit nuk e di, dha detaje se përse kjo energji e prodhuar nuk ua dha në shfrytëzim Feronikelit.

“Sa i përket Fernonikelit dhe eksportit dhe pse kemi eksportuar sigurisht që ju e dini që eksporti ka ndodhur në masë të madhe gati plotësisht gjatë orëve të natës kur nuk ka pasur nevojë për të. Sa i përket kërkesës së Feronikelit dhe a ka mundur të shfrytëzohet nga Feronikeli, asaj i duhet një nivel konstant i furnizimit me energji të cilën ne KEK nuk ka mundur ta bëjë gjatë kësaj periudhe meqenëse është detyruar së pari të furnizohet shërbimi i furnizuesit universal dhe pastaj humbjet në distribucion dhe transmision”, tha ajo.

E debati vazhdoi në mes të ministres Rizvanolli dhe për deputetit të PDK-së, Ferat Shala, për mjetet që Qeveria ka ndarë si masë emergjente për tejkalim të krizës energjetike.

“Kënd e keni subvencionuar me këtë 20 milionë euro, ku kanë shkuar këto mjete kush është favorizuar ia ke lënë operatorit priva me operua me 20 milionë. Shpjegoma sipas asaj që vlerësoni”, u shpreh ai.

Por Rizvanolli shtoi se subvencionimi është bërë te faturat e qytetarëve jo për ndërmarrjet.

“Nuk është subvencionim i ndërmarrjeve qoftë KEK, qoftë KEDS, KESCO cilido operatorë është subvencionim i konsumatorëve secili cent që hynë në sistem përmes cilido formë që jetë ajo është një cent që konsumatori nuk do e paguaj”, tha ministrja Rizvanolli.

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala u interesua të di më shumë edhe rreth humbjeve në Trepçë dhe investimet që parasheh qeveria t’i bëjë në këtë ndërmarrje publike. Ndërsa, pyetje parashtroi edhe për zgjidhjen e pagesës së rrymës që shpenzohet nga qytetarët në veri të Kosovës.

E për këtë të fundit ministrja tha se nuk dëshiron të flasë para medieve për shkak të ndjeshmërisë së temës, ndërsa për Trepçën u shpreh se kjo ndërmarrje ndonëse ka fituar për shkak të ngritjes së çmimeve të metaleve, telashe i ka shkaktuar edhe rritja e energjisë elektrike. Por ajo u shpreh se gjendja në këtë ndërmarrje do të përmirësohet.

“Është fakt që ngritja e çmimit të metaleve në bursat botërore gjatë vitit 2021 ka qenë një ndihmesë për Trepçën dhe gjithë prodhuesit tjerë të metaleve nga ana tjetër Trepça ka qenë e goditur nga rritja e çmimeve të energjisë e cila e ka vështirësuar operimin. Pra, domethënë derisa nga njëra anë ka përfituar edhe ka pësuar nga rritja e çmimit të energjisë, situata në Trepçën me vite është e rënduar dhe unë tani nuk i kam shifrat e sakta me vete mirëpo si trend i përgjithshëm duhet të them që sigurisht që përmirësimi i menaxhimit shitja e mbetjeve me procedura të rregullta dhe jo me procedura të them në rastin më të mirë që mund të vihen në pikëpyetje e në rastin më të keq keqpërdorime që janë dërguar në Polici nga këto aspekte edhe pa investime shtesë besoj që mund dhe do të përmirësohet gjendja e ndërmarrjes”, theksoi ajo.

Pyetje ndaj ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli adresoi edhe Pal Lekaj anëtar në këtë Komision nga AAK. Ai u interesua të di se a kanë menduar që të ketë rishikim të faturave të energjisë elektrike gjatë muajve të verës, Rizvanolli tha se nuk mund të paragjykoj nëse do ketë rishqyrtim të ri të tarifave.

Ndërsa, lidhur me sigurimin e ndonjë kontrate për furnizim me energji elektrike ministrja e Ekonomisë u shpreh se ndonëse nuk është përgjegjësi e nivelit politik për të siguruar furnizim me rrymë, po mundohen që të ndihmojnë operatorët që të arrihet ndonjë marrëveshje.

Ajo me këtë rast tregoi se pas dy javësh do të qëndrojë në Bullgari pikërisht për këtë çështje.

“Nuk është detyrë dhe as kompetencë e Qeverisë për të blerë energji elektrike në kushte normale, megjithatë ne kemi përkundër kësaj ne kemi pasur biseda me vendet e rajonit me Shqipërinë dhe Maqedoninë për të parë mundësitë, pastaj kontrata kush i realizon sigurisht që do jenë operatorët e tregut, mirëpo, për të parë nëse mund të fasilitojmë diçka duke marr parasysh krizën….01’06’24Unë do të jem në bullgari pas dy javësh për të parë mundësitë kam biseduar edhe me ambasadorin meqenëse Bullgaria është një prej shteteve të vetme në rajon që ka pasur tepricë të energjisë gjatë kësaj kohe dhe meqenëse kemi marrëdhënie të mira dhe do të shohim mundësitë nëse ne në nivel politik mund të bëjmë diçka për të fasilituar marrëveshje në mes të operatorëve”, theksoi ajo.

Derisa ka folur për krizën energjetike që e kaploi vendin në muajt e kaluar, Rizvanolli u shpreh se fillimisht kishin menduar që deri në pranverë krizën ta kalojnë me 42 milionë euro dhe pa prekur tarifat e qytetarëve deri në pranverë, por që kjo nuk arriti të ndodh. Ajo tha se së shpejti Kosova do ta ketë draftin e Strategjisë për Energji, ndërsa u shpreh se korniza ligjore ka qenë pengesë në menaxhim të krizën energjetike.

Ndërsa, ka shpalosur shumë plane dhe projekte që pritet të vazhdojnë këtë vit në fushën e eficiençës së energjisë.

Lajmet

SHBA: Autorët e sulmit në Banjskë duhet të mbahen përgjegjës

Published

on

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka ritheksuar thirrjen që autorët e sulmit në Banjskë të mbahen përgjegjës, në trevjetorin e sulmit.

Ambasada ka nderuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në shtator të vitit 2023.

“Bashkohemi me Kosovën për të nderuar zyrtarin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë në shtator 2023. Ritheksojmë thirrjen tonë që autorët të mbahen përgjegjës”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Armë, granata dhe municion sekuestrohen në Pejë e Deçan

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të ndara të armëmbajtjes pa leje në Pejë dhe Deçan.

Në Pejë, gjatë kontrollit të një lokacioni më 23 shtator, janë gjetur një armë AK-47, dy mitralozë të lehtë, një pushkë përsëritëse, pesë granata dore, shtatë karikatorë dhe rreth 510 fishekë. Armët dhe municioni janë tërhequr nga njësiti i FSK-së për shkatërrim.

Ndërsa në Deçan, një person është identifikuar pasi në një video-incizim shihet duke shtënë me armë zjarri në ajër. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është sekuestruar një armë AK-47 me një karikator të zbrazët.

Të dyja rastet janë iniciuar në konsultim me prokurorin dhe mbeten në procedurë hetimore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aksident fatal në Prizren, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Published

on

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku mes një veture dhe një motoçiklete në Prizren.

Aksidenti ka ndodhur më 23 shtator rreth orës 18:20. Vdekja e drejtuesit të motoçikletës është konstatuar nga ekipi mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa drejtuesja e dyshuar e veturës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tentim-vrasje në Obiliq, i dyshuari në kërkim policor

Published

on

Një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër në Obiliq, më 23 shtator rreth orës 18:20.

Sipas Policisë së Kosovës, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur tri gëzhoja.

Në konsultim me prokurorin, është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit, i cili aktualisht ndodhet në kërkim policor.

Rasti është duke u hetuar për veprat penale “Vrasje në tentativë”, “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara