Lajmet

​Në valën e shtrenjtimeve, rritet edhe çmimi i ujit

Tarifat janë shtrenjtuar rreth 0.3 cent.

Published

on

Valës së shtrenjtimeve, përveç energjisë elektrike dhe produkteve tjera në këtë kohë iu shtua edhe rritja e tarifave të ujit nga Autoriteti Rregulltiv i Ujit (ARrU).

Zëvendësdrejtori i ARrU-së, Abedin Azizi gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi lidhur me planin e performancës për vitin 2022, të këtij autoriteti bëri të ditur se Kompania Rajone e Ujësjellësit në Prishtinë, ka shtrenjtuar tarifat rreth 0.3 cent. Po kështu ka ndodhur edhe në komunat tjera, Prizren, Gjakovë dhe Pejë.

“Sa i përket çështjes së tarifave, për tarifat, në katër kompani regjionale, nuk janë ngritur ose është ngritur 0.1 cent për një metër kub uji, që do të thotë se një familje që konsumon 20 metra kub uji, ndryshimi i tarifës është 0.20 centë. Kemi dallim pak më të madh ose rritje pak më të madhe të tarifave në Prizren, në Gjakovë, në Pejë dhe në Prishtinë. Kjo për arsye të futjes në operim të impianteve të përpunimit të ujërave të zeza. Në Prishtinë e kemi ngritur tarifën për 0.2-0. 3 cent për shkak të shpenzimeve për blerje të ujit me shumicë”, theksoi Azizi.

Deputeti Pal Lekaj tha se shtrenjtimi i ujit, rrymës dhe së fundi të shumë produkteve të tjera ushqimore, do ta vështirësojnë jetën e qytetarëve në Kosovë.

“Ngritja e çmimeve prej 1 janari, sa është ajo ngritje, sepse për mua nëse vazhdojmë edhe ujin, rrymën dhe të gjithë artikujt bazë ushqimorë, është një vështirësi e madhe që t’ia dal qytetari. Sa për qind ka qenë rritja prej 1 janarit të këtij viti”, tha ai.

Në mbledhjen e sotme, Komisioni për Ekonomi ka shqyrtuar kërkesën e kompanisë publike të KOSTT të datës 14.02.2022 për interpretimin ligjor të rezolutës së Kuvendit për pagesën e rrymës në veri. Megjithatë, ky Komision nuk ka dhënë interpretime ligjore se si të veprojë, përveç se ka proceduar opinionin e Zyrës Ligjore të Kuvendi të Kosovës. Sipas këtij interpretimi, KOSTT-it i mbetet që ta zbatojë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për zbatimin e rezolutës për pagesën e rrymës në katër komunat me shumicë serbe në veri.

Nënkryetarja e Komisionit, Jeta Statovci tha se Komisioni nuk jep opinion ligjor lidhur me këtë çështje. Ajo tha se KOSTT-it i procedohet vetëm interpretimi i Zyrës Ligjore të Kuvendit. Ajo nuk bëri të qartë se cili është opinioni i kësaj zyre lidhur me pagesën e rrymës në veri.

“Karshi interpretimit ligjor, ne si komision nuk japim interpretime ose opinione ligjore, mendoj se këtë përgjigje që ne kemi marrë nga zyra ligjore, e cila e qartëson procesin ose mund të themi i drejton edhe te aktgjykimi i Gjykatës KushtetueseM si dhe vendimi i marrë paraprakisht, që të jetë ky material për shqyrtim nga ana e KOSTT-it, kështu që shkresën zyrës e përcjellim edhe me refernca që ata i inkorporojnë në përgjigjen e tyre”, theksoi Statovci.

Bota

Gjermania akuzon Rusinë se drejtoi qëllimisht dronët në Poloni

Published

on

By

Gjermania akuzoi sot Rusinë për drejtimin e qëllimshëm të dronëve të armatosur drejt Polonisë si pjesë e provokimeve dhe strategjisë së saj të luftës hibride.

Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius gjatë një debati parlamentar në Bundestag tha se dronët u drejtuan qëllimisht përgjatë kësaj trajektoreje.

Nuk ka absolutisht asnjë arsye për të besuar se këto ishin gabime navigimi, korrigjime të kursit ose diçka të ngjashme,” tha ai.

Ministri i quajti inkursionet e dyshuara ruse me dronë si provokime, pjesë e strategjisë së luftës hibride të Rusisë për të testuar aftësitë mbrojtëse evropiane dhe për të destabilizuar rajonin.

Për të arritur në Ukrainë, këta dronë nuk kishin nevojë të ndiqnin këtë rrugë. Sipas raporteve nga Polonia, ato me sa duket ishin të pajisura edhe me municione. Pra, diçka mund të kishte ndodhur në çdo kohë”, tha Pistorius.

Ai gjithashtu konfirmoi mbështetjen e Berlinit për vendimin e Polonisë për të thirrur Nenin 4 të traktatit të NATO-s pas ndërhyrjeve ruse me dronë.

Ne po bashkëpunojmë me polakët dhe po zhvillojmë konsultime“, tha ministri, transmeton Anadolu.

Ushtria polake njoftoi se rrëzoi dronët rusë që shkelën hapësirën e saj ajrore gjatë një sulmi ndaj Ukrainës./D.B/KP

Continue Reading

Bota

Rutte: Shkelja e hapësirës ajrore polake nga dronët rusë nuk është incident i izoluar

Published

on

By

Shefi i NATO-s Mark Rutte deklaroi sot se shkelja e hapësirës ajrore polake nga dronët rusë “nuk ishte një incident i izoluar”, duke vënë në dukje se një vlerësim i plotë i situatës është duke u zhvilluar.

Mbrëmë, dronë të shumtë nga Rusia shkelën hapësirën ajrore polake. Mbrojtja jonë ajrore u aktivizua dhe siguroi me sukses mbrojtjen e territorit të NATO-s, siç janë projektuar të bëjnë,” tha Rutte pas takimit të Këshillit të Atlantikut të Veriut në Bruksel.

Ai tha se Polonia kërkoi konsultime sipas Nenit 4 të Traktatit të Uashingtonit dhe aleatët shprehën solidaritet me Varshavën, ndërsa denoncuan “sjelljen e pamatur” të Rusisë.

Një vlerësim i plotë i incidentit është duke u zhvilluar. Ajo që është e qartë është se një shkelje e mbrëmshme nuk është një incident i izoluar. Komandanti Suprem i Forcave Aleate do të vazhdojë të menaxhojë në mënyrë aktive qëndrimin tonë të parandalimit dhe mbrojtjes përgjatë gjithë krahut lindor. Aleatët janë të vendosur të mbrojnë çdo centimetër të territorit aleat“, tha ai.

Ai përsëriti angazhimin e NATO-s për forcimin e aftësive mbrojtëse, rritjen e prodhimit të mbrojtjes dhe vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën.

Pavarësisht nëse ishte e qëllimshme apo jo, është absolutisht e pamatur. Është absolutisht e rrezikshme… Dhe për (Presidentin rus Vladimir) Putin: Mesazhi im është i qartë, ndaloni luftën në Ukrainë, ndaloni luftën në përshkallëzim, të cilën ai tani po e ngre në thelb mbi civilët e pafajshëm dhe infrastrukturën civile. Ndalo shkeljen e hapësirës ajrore aleate“, paralajmëroi ai.

Ai gjithashtu vlerësoi forcat e NATO-s për reagimin e tyre të shpejtë, duke thënë: “Mendoj se mbrëmja e kaluar tregoi se ne jemi në gjendje të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s, duke përfshirë, sigurisht, hapësirën e saj ajrore.

Sot, kryeministri Donald Tusk njoftoi në mediat sociale se ushtria e Polonisë kishte rrëzuar dronë që shkelën hapësirën e saj ajrore gjatë natës. Ai shtoi se kishte thirrur një mbledhje urgjente të kabinetit dhe kishte informuar shefin e NATO-s, Mark Rutte, transmeton Anadollu.

Neni 4 i Traktatit të NATO-s, i cili u lejon aleatëve të konsultohen kur dikush ndien se siguria e tij është e kërcënuar, është aktivizuar vetëm shtatë herë që nga themelimi i Aleancës në vitin 1949./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Gucati e Syla takohen me eurodeputetin Mandl në Strasburg

Published

on

By

Drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, janë takuar sot me eurodeputetin Lukas Mandl në ambientet e Parlamentit Evropian në Strasburg. Në njoftimin e OVL-UÇK-së, thuhet se kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari Gazmend Syla kanë paraqitur shqetësimet e tyre lidhur me zhvillimet në Gjykatën Speciale.

Po ashtu, bëhet e ditur edhe se, Gucati e Syla, i kanë kërkuar eurodeputetit që mesazhin e tyre ta përcjellë tek kolegët e tij në Parlamentin Evropian dhe në institucionet përkatëse të shtetit të tij.

Sot, në ambientet e Parlamentit Evropian në Strasburg, zhvilluam një takim me rëndësi të veçantë me eurodeputetin Lukas Mandl, një zë i fuqishëm dhe i qëndrueshëm në mbështetje të Kosovës. Përfaqësuesit e OVL UÇK-së, kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari Gazmend Syla, paraqitën me seriozitet shqetësimet tona lidhur me zhvillimet në Gjykatën Speciale, duke theksuar domosdoshmërinë e mbrojtjes së dinjitetit të luftës sonë çlirimtare dhe të vlerave mbi të cilat është ngritur liria e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas OVL UÇK, “Mandl i dëgjoi me vëmendje dhe mirëkuptim qëndrimet tona, për çka e falënderojmë sinqerisht. E lutem qe ta përcjellë këtë mesazh tek kolegët e tij në Parlamentin Evropian dhe në institucionet përkatëse të shtetit të tij, duke i dhënë kështu zë dhe mbështetje kauzës sonë të drejtë”.

Në fund të këtij njoftimi thuhet se “ky takim përbën një hap domethënës në kuadër të përpjekjeve tona për të sensibilizuar opinionin ndërkombëtar dhe për të ndërtuar partneritete të qëndrueshme në mbrojtje të së vërtetës dhe drejtësisë”./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu jep detaje për komentet e Vetëvendosjes drejtuar Kushtetueses

Published

on

By

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka dhënë detaje në lidhje me komentet që kjo parti i ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, pas ankesës së Listës Serbe për moszgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

Haxhiu në konferencë për media të mërkurën, tha se Lista Serbe nuk mund të bllokojë konstituimin e Kuvendit, transmeton KosovaPress.

Shteti ynë është unitar dhe jo multietnik. Partitë që përfaqësojnë komunitetet jo shumicë nuk e kanë të drejtën e vetos për formimin e institucioneve dhe konstituimin e Kuvendit”, tha ajo.

Rrjedhimisht, Haxhiu kërkoi nga Kushtetuesja që kërkesa e Listës Serbe të shpallet e paparanueshme./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara