Lajmet

​Në sesionin pranveror Kuvendi miratoi vetëm shtatë ligje

Publikuar

Vetëm shtatë ligje ka arritur që t’i miratojë Kuvendi i Kosovës gjatë sesionit pranveror. Ky numër u konsiderua i ulët nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në publikimin e të gjeturave nga monitorimi i punës së legjislativit.

Hulumtuesja në KDI, Agnesa Haxhiu në një konferencë për medie tha se Kuvendi ka shënuar një rritje të lehtë të numrit të mbajtjes së seancave plenare. Shqetësuese po konsiderohet edhe mungesa e deputetëve në seanca plenare.

Lajmet

​Nis takimi Osmani-Blair

Publikuar

nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po pret në takim ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blair.

Pas takimit Osmani dhe Blair do të deklarohen për media.

Ish-kryeministri Blair në kuadër të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, do të mbajë një fjalë rasti në Kuvendin e Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Tony Blair në Kosovë, pritet nga presidentja Osmani

Publikuar

nga

Për nder të 25-vjetorit të çlirimit të vendit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takimi ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair. Pas këtij takimi, Osmani e Blair mbajnë konferencë për media.

Në shënim të 25-vjetorit të çlirimit, Osmani në orën 16:00 merr pjesë në shënimin e 146-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit në Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

E po ashtu në orën 18:00, presidentja merr pjesë në Ekspozitën “Reporting House” nga BIRN, në Objektin e Gërmisë, sheshi Skënderbeu në Prishtinë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Adnan Dibrani, deputeti i parë kosovar në Parlamentin Evropian

Publikuar

nga

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka njoftuar se Adnan Dibrani ka fituar ulëse në Parlamentin Evropian.

Tahiri në një postim në Facebook ka shkruar se Adnani po bëhet shqiptari i parë nga Kosova i zgjedhur në Parlamentin Evropian.

“Adnani është nga Mitrovica dhe ka emigruar në Suedi në vitet e 90-ta, ku kishte një angazhim të madh si qytetar aktiv. Ai ishte deputet në Suedi dhe gjithashtu anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, ka shkruar Tahiri.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Presidentja Osmani pret kryeministrin Rama

Publikuar

nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Mediat janë lejuar të marrin pamje te pritja para objektit të Presidencës, ndërkohë nuk është paraparë ndonjë konferencë e përmbashkët për media.

Presidentja Osmani në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës do të pres në takim edhe ish kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blair.

Rama do të marrë pjesë edhe në konferencën ndërkombëtare ‘’Rugova dhe Perëndimi’’, në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, ku do të marrin pjesë edhe Massimo D’Alema – ish-kryeministër i Italisë, Vincenzo Paglia – president i Akademisë Papnore për Jetën, Jeffrey Hovenier – ambasador i SHBA-së në Kosovë.

Kurse pasdite kryetari i Prishtinës, Përparim Rama do të pres në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku do t’i ndahet çmimi “Çelësi i Qytetit”.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara