Lajmet

​Ndryshimi i klimës do t’i sjellë Evropës një valë të nxehti çdo tri vjet

Kjo verë ishte më e nxehta e Evropës ndonjëherë, me zjarre në Itali, Greqi dhe Turqi.

Published

on

Një e ardhme e pret Evropën me valë të nxehta vjetore të shkaktuara nga ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu, ka paralajmëruar Met Office.

Sipas Met Office, vala e zjarrtë e të nxehtit të gushtit, e cila shkaktoi një rekord të ri të temperaturës evropiane prej 48.8 gradë Celsius në Sicili, do të kishte qenë “pothuajse e pamundur” pa dëmtimin e mjedisit nga njerëzit.

Nëse nuk ndërmerren veprime për të trajtuar ndryshimet klimatike, Evropa mund të presë një valë të nxehti çdo tre vjet, por deri në vitin 2100 këto valë të nxehta vrasëse do të ndodhin çdo vit, sipas.

Ky mot ndëshkues do të ndodhte një herë në 10.000 vjet pa ndryshime klimatike, sipas studimit, i cili u transmetua në BBC One.

Kjo verë ishte më e nxehta e Evropës ndonjëherë, me zjarre në Itali, Greqi dhe Turqi.

Së fundi, Organizata Botërore Meteorologjike tha se shtatë vitet e fundit ishin në rrugën e duhur për të qenë shtatë vitet më të ngrohta të regjistruara.

Në hapjen e samitit të klimës COP26 në Glasgou, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres u tha udhëheqësve botërorë se “varësia jonë ndaj karburanteve fosile po gërmon varret tona”.

Profesor Peter Stott, nga Met Office, tha për Panorama: “Mund të na duhej të prisnim mijëra vjet për të parë ekstreme të tilla. Por tani me ndryshimet klimatike, ne mund të presim të shohim temperatura të tilla të nxehta një herë në tre vjet.

“Ajo që ndodh në të ardhmen është, duke supozuar emetimet e vazhdueshme, atëherë këto temperatura, këto temperatura ekstreme, bëhen një dukuri e rregullt. Ne mund të jemi më të sigurt se kurrë për lidhjen e ngjarjeve ekstreme të motit me ndryshimet klimatike. Shanset në rritje të këtyre ngjarjeve ekstreme vazhdojnë të rriten për sa kohë që ne vazhdojmë të lëshojmë gazra serrë. Shkenca është e qartë se sa më shpejt të reduktojmë emetimet tona të gazeve serrë, aq më shumë mund të shmangim ndikimet më të rënda,” tha Scott.

Në COP26, liderëve botërorë u kërkohet të tërheqin linjën dhe të respektojnë Marrëveshjen e Parisit për Klimën e vitit 2015 duke kufizuar rritjen e temperaturës në ato të regjistruara para Revolucionit Industrial në jo më shumë se 2 gradë Celsius, eventualisht në 1.5 gradë Celsius.

Bota tashmë është ngrohur me 1.2 gradë Celsius në përgjithësi, shumica dërmuese për shkak të veprimeve njerëzore.

Përtej 2 gradë Celsius, pasojat e ndryshimeve klimatike, si moti ekstrem dhe rritja e nivelit të detit, pritet të bëhen shumë më të rënda.

Michael Mann, drejtor i Qendrës së Shkencës së Sistemit të Tokës në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë, SHBA, tha për dokumentarin: “Nëse e lëmë ngrohjen të vazhdojë dhe kalojmë jo vetëm 1.5 gradë Celsius, por 2 gradë Celsius duke e ngrohur planetin ose 3 gradë Celsius… ne do ta tejkalojmë aftësinë tonë si një qytetërim për të siguruar burimet, hapësirën, ushqimin dhe ujin për gati tetë miliardë njerëz tani në faqen e këtij planeti.”

Filantropi miliarder Bill Gates shprehet pesimist. Sipas tij, do të jetë e pamundur të arrihet kjo.

Megjithatë, themeluesi i Microsoft vlerësoi përpjekjet e Britanisë, e cila ishte vendi i parë që u angazhua ligjërisht për të eliminuar ose kompensuar të gjitha emetimet e saj deri në vitin 2050, duke thënë: “Mbretëria e Bashkuar është në të vërtetë shembullore. Ajo merr një notë shumë të mirë për përparimin e klimës.”

Në dokumentar merret shembull Madagaskari, i cili po përballet me urinë e parë që i atribuohet ndryshimeve klimatike. Disa fshatra atje nuk kanë parë reshje të konsiderueshme për katër vjet, me rajonin që po përjeton thatësirën më të madhe në 40 vjet.

Gjyshja e pesë fëmijëve Moraree, e cila dikur kultivonte misër, oriz dhe patate për veten dhe familjen e vajzës së saj, tani është reduktuar në gërmimin e rrënjëve të hidhura nga toka.

“Nuk ka rënë shi, asnjë pikë e vetme nuk ka goditur tokën. Të gjitha kulturat që kemi mbjellë dështuan. Gjithçka dështoi,” tha ajo.

Vajza e saj, Maretiaze, tha: “Djali im nuk hesht kur është i uritur. Më tërheq mbi supe dhe më ngjitet në prehër, duke qarë për të ngrënë. Po ku mund të gjej ushqim për t’i dhënë?”

lajme

USA Today: UBT, “Silicon Valley i Ballkanit”, në qendër të raportit për suksesin ekonomik të Kosovës

Published

on

By

UBT është veçuar në raportin special “Kosovo: A Balkan Success Story”, të publikuar nga USA Today në bashkëpunim me One World Media, si një nga institucionet kryesore që po kontribuon në transformimin e Kosovës në një ekonomi të bazuar në dije, inovacion dhe teknologji.

Në kapitullin kushtuar zhvillimit të ekonomisë së dijes, raporti e përshkruan UBT-në si “Silicon Valley of the Balkans”, duke theksuar rolin e institucionit në ndërtimin e një ekosistemi të avancuar të teknologjisë, inovacionit, laboratorëve, parqeve teknologjike dhe inkubatorëve, që po përgatisin gjenerata të reja profesionistësh për tregun global.

Raporti vlerëson se, përtej modelit tradicional të arsimit të lartë, UBT zhvillon programet akademike në bashkëpunim me kompani dhe partnerë ndërkombëtarë të teknologjisë, duke i harmonizuar ato me kërkesat reale të tregut të punës dhe ekonomisë globale.

Themeluesi dhe Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, në deklaratën e tij për raportin thekson se sfida globale nuk është mungesa e fuqisë punëtore, por mungesa e aftësive specifike që kërkon tregu modern. “Ndërmarrjet perëndimore nuk përballen vetëm me mungesë të numrit të punonjësve, por me mungesë të aftësive specifike dhe fleksibile. Duke harmonizuar rezultatet tona akademike me kërkesat e tregut në kohë reale, ne po e pozicionojmë Kosovën si një rezervë të rëndësishme të kompetencës së nivelit të lartë”, është shprehur Prof. Dr. Edmond Hajrizi.

Raporti thekson se Kosova po ndërton një avantazh të ri konkurrues përmes kapitalit njerëzor, ndërsa UBT paraqitet si një nga institucionet që po udhëheq këtë transformim, duke zhvilluar profesionistë me kompetenca në inteligjencën artificiale, teknologji, inxhinieri, inovacion dhe fusha të tjera strategjike.

Sipas raportit, fuqia punëtore e Kosovës karakterizohet nga fleksibiliteti, njohja e gjuhëve të huaja dhe aftësia për t’u integruar në mjedise ndërkombëtare të biznesit.

Në këtë kontekst, UBT vlerësohet si një model i arsimit modern që ndërthur edukimin, kërkimin shkencor, teknologjinë dhe bashkëpunimin me industrinë, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e ekonomisë së dijes dhe rritjen e konkurrueshmërisë së Kosovës në nivel ndërkombëtar. Përmes këtij vlerësimi në një nga mediat më të njohura amerikane, UBT konfirmon edhe një herë pozicionin e tij si lider në arsimin e lartë, inovacion dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor, duke e vendosur Kosovën në hartën globale të arsimit, teknologjisë dhe ekonomisë së së ardhmes.

Artikulli i plotë i USA Today: LINKU

Continue Reading

Lajmet

Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 11 korrik 1993-1998?

Published

on

By

Në rubrikën Ditari, kemi përzgjedhur disa nga lajmet më të rëndësishme të kësaj dite, në periudhën 1993-1998.

 Foto: Më 11 korrik 1997, Serbia e dënoi në mungesë me 20 vjet burg: Adem Jashari

11 korrik 1994

Përfundoi gjykimi në Prishtinë, aktgjykimi shpallet të premten

Sot përfundoi gjykimi i 14 shqiptarëve në procesin e montuar politik në Prishtinë.

Gjatë seancës së sotme fjalën përfundimtare e dhanë një pjesë e mbrojtësve dhe të akuzuarit.

Të gjithë mbrojtësit dhe të akuzuarit thanë se nëse kjo gjykatë do të jetë e pavarur në rastin e marrjes së vendimit me dritën e fakteve dhe në bazë të ligjit, atëherë nuk mund të merr vendim tejtër, përpos vendim për lirimin e të akuzuarve.

Aktgjykimi komunikohet të premtën, më 15 korrik, në orën 11.

 

11 korrik 1995

Inspeksioni sanitar serb mbylli në Mitrovicë me rrethinë 43 objekte e 10 ordinanca shëndetësore

Inspeksioni sanitar serb i të ashtuquajturit “qark” të Mitrovicës gjatë këtij viti, për shkak të gjoja parregullësive, mbylli 43 objekte dhe bëri 407 padi për kundërvajtje, 11 padi penale dhe shqiptoi 17 dënime mandatore.

Siç shkruan gazeta “Jedinstvo”, inspkesioni sanitar serb ndaloi punën e 10 ordinancave shëndetësore. Në mesin e tyre dy ordinanca ishin pronë e shoqatës humanitare “Nëna Terezë”, të cilat u mbyllën për shkak se gjoja nuk qenkan regjistruar në gjykatën ekonomike, e as në kuvendin komunal të Mitrovicës. Gazeta serbe shoqatën “Nëna Terezë” e cilëson si të ashtuquajtur shoqatë humanitare, e cila na qenka në shërbim të “lëvizjes separatiste”!?

Dihet mirëfilli se kjo shoqatë humanitare i ka furnizuar me barna dhe pajisje shëndetësore edhe shumë klinika të administruara nga serbët dhe atëherë nuk është quajtur “shoqatë e ashtuquajtur”, përkundrazi vetë mjekët serbë i kanë shprehur mirënjohje madje edhe me shkrim.

 

11 korrik 1997

Për 15 shqiptarë – 264 vjet burg!

Sot, në gjykatën e instaluar serbe në Prishtinë u shpall aktgjykimi kundër të akuzuarve në procesin e montuar politik kundër 15 shqiptarëve, të akuzuar për “terrorizëm dhe për ndihmë dhënë terroristëve”.

I akuzuari i parë në këtë proces, Besim Rama u dënua me 20 vjet burg, Idriz Asllani me 15, ndërsa Avni Nura me 4 vjet burg.

Dymbëdhjetë të akuzuarve tjerë, gjyqi ndaj të cilëve u bë në mungesë, respektivisht me arsyetimin se ata “gjenden në arrati” iu shqiptuan dënime drakonike: Adem Jashari u dënua me 20 vjet burg, Jakup Nura – 20, Fadil Kadriu – 20, Nuredin Lushtaku – 20, Sabit Jashari – 20, Rafet Rama – 20, Sami Lushtaku – 20, Iljaz Kadriu – 20, Rexhep Selimi – 20, Hashim Thaçi – 10, Zenel Kadriu – 20 dhe Ali Jonuzi – 15.

Në një proces i cili u përcoll me parregullësi të mëdha dhe gjatë të cilit mbrojtësit e të akuzuarve zbuluan në tërësi falsitetin e aktakuzës, akuzuesi nuk hoqi dorë nga aktakuza e konstruktuar me të pavërteta dhe e mbështetur vetëm në deklaratat e nxjerra me dhunë nga tre të burgosurit, të cilat ata më vonë i mohuan para gjyqit.

Dënimet me byurg të shqiptuara kundër 15 të akuzuarve, që bëjnë gjithsej 264 vjet burg, janë ndër dënimet më drakonike, të shqiptuara në proceset githnjë më të shpeshta të montuara politike kundër shqiptarëve në Kosovë.

Ky është procesi i dytë i madh i montuar kundër shqiptarëve i bërë këtë vit nga serbët e instaluar në gjykatat në Kosovë.

Në procesin kundër 20 shqiptarëve, të akuzuar si anëtarë të Lëvizjes për Çlirimin Kombëtar të Kosovës (LKÇK), më 30 maj u shqiptuan gjithsej 107 vjet burg.

 

11 korrik 1998

Sulm masiv i forcave serbe kundër Loxhës, popullsia largohget edhe nga dy lagje të Pejës

Forcat serbe filluan sot në orën 7:30 një sulm masiv kundër fshatit Loxhë afër Pejës. Aktivistët e LDK-së i thanë QIK-ut se fshati po granatohet me armë të ndryshme nga pozicionet e forcave serbe në Zagërmë, në Raushiq, në Gorazhdec dhe në Çerhane.

Tym e flakë shihet të dalë nga disa shtëpi në Loxhë, ndërsa popullsia e fshatit dhe e dy lagjeve të Pejës: “Dardania 1” dhe “Dardania 2” që gjenden afër Loxhës, ka filluar të largohet nga qyteti në drejtim të Malit të Zi.

Në Pejë mbretëron panik i madh. Qyteti është mbajtur në gjendje shtetrrethimi për disa javë rresht. Granatimet e përditshme të fshatrave, terrori fizik e psiqik brenda në qytet i policëve, i ushtarëve dhe i paramilitarëve serbë dhe sulmet e rrefushme nëpër fshatrat e kësaj komune kanë krijuar ambientin e frikës së madhe.

Dega e LDK-së në Pejë e vlerëson gjendjen në qytet alarmante. Këtu ishin strehuar përkohësisht rreth 30 000 banorë të ikur prej fshatrave rreth Pejës e Deçanit që janë sulmuar më herët nga forcat serbe.

Udhëheqja e Degës së LDK-së në Pejë kërkon ndërhyrje urgjente të faktorëve ndërkombëtarë për të ndërprerë sulmet dhe shtetrrethimin e forcave serbe.

I bëhet thirrje misionit të vëzhguesve të huaj që të vizitojë urgjentisht Pejën për të parë përmasat e sulmeve serbe dhe për të ndikuar në ndërprerjen e menjëhershme të tyre.

 

Në kufirin Kosovë-Shqipëri forcat e ushtrisë serbe vranë dy shqiptarë

Dje, derisa po kalonin kufirin Kosovë-Shqipëri, forcat e ushtrisë serbe në rrethana të pasqaruara vranë të rinjtë Ylber Zenel Fanaj dhe Albrim Zaim Fanaj nga fshati Vërmicë, bën të ditur KI i Degës së LDK-së në Zhur.

I njëjti burim saktëson se identifikimin e kufomave e kanë bërë vetë forcat e ushtrisë serbe.

Po ashtu dje rreth orës 15:00, katër automjete të blinduara të ushtrisë serbe ndërhynë në fshatin Vërmicë dhe arrestuan dr. Naim Fanajn, Beqir e Bekim Fanajn dhe Haxhi Kurtajn.

I arrestuari i parë dr. Naim Fanaj është dërguar me dhunë në ambulancën e fshatit ku punon, ndërsa ushtria serbe plaçkiti të gjitha barnat që gjendeshin në ambulancë.

Të arrestuarit janë liruar mbrëmë në orët e vona të natës.

Gjithashtu mbrëmë, nga Vërmica ka patur zhvendosje të popullatës shqiptare, e cila është vendosur në Zhur.

 

Forcat serbe sulmuan në mbrëmje Strellcin e Epërm

Në Strellc të Epërm, në orën 17:50 kanë nisur sulme të rrepta në mes forcave serbe, duke përfshirë edhe forcat ushtarake.

Ky fshat po granatohet me armë të ndryshme. Nga disa shtëpi vërehet tym e flakë, i tha në 18:30 QIK-ut një dëshmitar që gjendej vetëm 200 metra nga vendi i ngjarjes.

U granatuan disa fshatra të Shalës së Bajgorës

Prej orës 12:30 janë granatuar fshatrat Kutllovc, Bare, Mazhiq, Vidishiq dhe Stantërg në Shalën e Bajgorës. Granatimet janë bërë nga kodra e fshatit Koshtovë, ku gjendet një bazë ushtarake jugosllave. Nuk ka njoftime për të vrarët e të plagosurit eventualë.

Granatimet e sotme si edhe sulmet e mëparshme në fshatrat Pantinë, Okrashticë e Çabër dëshmojnë se forcat serbe po e zgjerojnë konfliktin edhe në këtë pjesë të Kosovës.

 

 

 

Continue Reading

Vendi

United Hospital kujdeset për shëndetin e mërgimtarëve me pako ekskluzive të kontrolleve mjekësore

Published

on

By

Sezoni i pushimeve në Kosovë nuk është vetëm një mundësi për t’u ribashkuar me familjen dhe miqtë, por edhe koha ideale për t’i kushtuar vëmendje shëndetit. Me këtë synim, United Hospital ka lansuar pako të veçanta të kontrolleve mjekësore, të dedikuara për mërgimtarët që kalojnë pushimet në vendlindje.

Duke pasur parasysh se në shumë shtete evropiane vizitat specialistike dhe ekzaminimet diagnostike shoqërohen me lista të gjata pritjeje, United Hospital u ofron bashkatdhetarëve mundësinë që të kryejnë kontrollet e nevojshme shpejt, me diagnostikë moderne dhe kujdes profesional, pa e humbur kohën e çmuar të pushimeve.

Edmond Hajrizi, drejtues i United Hospital dhe një personalitet i njohur i botës akademike me arritje të spikatura shkencore e inovative, e konsideron diasporën shqiptare një nga shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të Kosovës. Duke qenë se vetë është rritur dhe shkolluar në Perëndim, ai e njeh nga afër realitetin dhe sfidat me të cilat përballen bashkatdhetarët në sistemet shëndetësore të vendeve ku jetojnë.

Sipas Hajrizit, ofrimi i kujdesit shëndetësor cilësor, të shpejtë dhe të standardeve ndërkombëtare për mërgimtarët është një prioritet strategjik i United Hospital. “Diaspora ka një rol të pazëvendësueshëm në zhvillimin e Kosovës dhe ne kemi përgjegjësi t’i ofrojmë shërbime shëndetësore që i japin siguri, besim dhe qetësi gjatë qëndrimit në vendlindje,” thekson ai, duke e cilësuar investimin në shëndetin e mërgimtarëve si një investim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e familjeve dhe në të ardhmen e vendit.

Paketat promocionale përfshijnë kontrolle të planifikuara sipas nevojave të pacientëve, duke mundësuar vlerësim të hershëm të gjendjes shëndetësore dhe parandalim të sëmundjeve. Qasja multidisiplinare, teknologjia bashkëkohore dhe stafi i specializuar synojnë t’u ofrojnë mërgimtarëve një përvojë të sigurt dhe efikase gjatë qëndrimit në Kosovë.

Nga United Hospital theksojnë se investimi në shëndet është investimi më i rëndësishëm, duke i ftuar mërgimtarët që ta shfrytëzojnë kohën e pushimeve për kontrolle parandaluese dhe diagnostikim në kohë, në mënyrë që të rikthehen në vendet ku jetojnë me më shumë siguri dhe mirëqenie.

Për informata dhe rezervime, qytetarët mund të kontaktojnë në numrat 038 60 70 70 dhe 046 60 70 70, ose të vizitojnë United Hospital në M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë./rajonipress/

Continue Reading

Vendi

Rekord i regjistrimeve në UBT: Mbi 2 mijë studentë regjistrohen që në ditët e para

Published

on

By

Në një kohë rekorde që nga nisja e regjistrimeve, mbi 2000 studentë i kanë besuar UBT-së si institucioni lider i arsimit të lartë në Kosovë për të formësuar të ardhmen e tyre.

Ky fluks i jashtëzakonshëm tregon besimin e madh që të rinjtë kanë te ky institucion, i cili ofron mundësi të pakufizuara akademike me mbi 50 programe studimi dhe mbi 150 specializime të ndryshme në fushat më të kërkuara të tregut.

Me një traditë suksesi prej një çerek shekulli, UBT garanton studime të nivelit cilësor, punësim të sigurt dhe një karrierë të suksesshme globale.

Profesionin që keni ëndërruar mund ta gjeni dhe ta zhvilloni këtu, ndaj mos prisni më, por siguroni vendin tuaj duke aplikuar tani në faqen zyrtare: apliko.ubt-uni.net.

Continue Reading

Të kërkuara