Sport

​Ndeshjet e Grupit B për kualifikime në “Katar 2022”

Published

on

Faza kualifikuese e grupeve në Kampionatin Botëror “Katar 2022” do të vazhdojë sot me disa përballje interesante, ku në programin e sotëm Kosova dhe Shqipëria do të zhvillojnë ndeshje në grupet përkatëse.

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sot ndeshje kundër Gjeorgjisë, takim ky që do të fillojë në ora 18:00 dhe është i vlefshëm për Grupin B.

Së bashku me “Dardanët”, në Grupin B gjenden edhe kombëtaret si ajo e Suedisë, Spanjës, Gjeorgjisë dhe Greqisë.

Grupin e kryeson Spanja ku pas tre ndeshjeve ka arkëtuar shtatë pikë, kurse në pozitën e dytë gjendet Suedia me gjashtë pikë. Greqia pozicionohet në vendin e tretë me vetëm dy pikë, një më pak e ka Gjeorgjia në vendin e katërt.

Në pozitën e fundit të Grupit B gjendet Kosova, ku pas dy ndeshjeve të zhvilluara nuk ka arritur të arkëtoj asnjë pikë.

Më poshtë i gjeni ndeshjet e programit të sotëm të Grupit B, të vlefshme për kualifikime në Botërorin “Katar 2022”.

Grupi B

18:00 Gjeorgjia – Kosova (Stadiumi Batumi)

20:45 Suedia – Spanja (Stadiumi Friends Arena)

Sport

Skandaloze në Europian, Presidenti i Federatës ruse e quan “tradhtar” mundësin që përfaqëson Shqipërinë

Published

on

Një skandal i madh ndodhi gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve në Kampionatin Europian të zhvilluar në Bratislavë të Sllovakisë.

Duket se Presidenti i Federatës Ruse të Mundjes dhe zëvendëspresidenti i Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, ka pasur një mllef të madh ndaj mundësit rus Chermen Valiev, i cili përfaqëson Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Sipas Komitetit Olimpik Shqiptar, para se t’i vendoste medaljen, Mamiashvili e ka quajtur përfaqësuesin rus të Shqipërisë “tradhtar”, ndërsa ia ka vendosur në mënyrë arrogante dhe me forcë medaljen në qafë, raporton euronews.

Në fund, i ka shtrënguar me forcë të dyja duart, shoqëruar me një buzëqeshje ironike.

Reagimi i Komitetit Olimpik Shqiptar

“Sporti i mundjes është përfshirë në skandal të vërtetë gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve në Kampionatin Europian të zhvilluar në Bratislavë të Sllovakisë. Presidenti i Federatës Ruse të Mundjes dhe zëvendëspresidenti i Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, në momentin e dorëzimit të medaljes së artë për Chermen Valiev, si kampion Europe për Shqipërinë, ka bërë një gjest skandaloz, duke ushtruar forcë teksa ia vendoste medaljen në qafë dhe duke e shtyrë me duar. Gjatë këtij momenti është dëgjuar edhe fjala “tradhtar” për Chermen Valiev, i cili ka zgjedhur të garojë për Shqipërinë. Ky është rast i paprecedent dhe një skandal për botën e sportit, që bie ndesh me parimet olimpike, të respektit, përsosmërisë dhe miqësisë. KOKSH dënon me forcë këtë gjest dhe do të vërë në dijeni të gjitha organizmat Olimpike Botërore, për fyerjen dhe dhunimin e sportistit, gjatë kësaj ceremonie të rëndësishme sportive. Shqipëria ka humbur plot 37 medalje Olimpike, Botërore dhe Europiane, për sportistë që për arsye të ndryshme kanë garuar për shtete të tjera, por asnjëherë, as Federatat dhe as Komiteti Olimpik, nuk janë prononcuar për të quajtur sportistët ‘tradhëtarë’, thuhet në reagim.

Continue Reading

Sport

Ronaldo hyn në botën e filmit? Zbulohet surpriza e tij për fansat

Published

on

Cristiano Ronaldo ka ndërmarrë një hap të ri në karrierën e tij, duke zgjeruar horizontet përtej futbollit.

Ylli portugez ka themeluar një studio të pavarur filmike me emrin “UR-Marv”, në bashkëpunim me regjisorin e njohur Matthew Vaughn, duke shënuar një kapitull të ri në jetën e tij profesionale.

“Ndihem i emocionuar për këtë kapitull të ri, pasi gjithmonë kërkoj mundësi të reja biznesi”, është shprehur Ronaldo në intervistë, duke konfirmuar ambiciet e tij për të ndërtuar një prani të fortë edhe në industrinë e filmit.

Studioja “UR-Marv” synon të sjellë frymë të re në kinematografi, duke kombinuar teknologjinë e avancuar me vlerat klasike të artit filmik.

Si hap i parë, dy filmat e parë aksion janë tashmë në fazën e financimit, dhe janë pjesë e një seriali më të gjerë që po planifikohet.

Ndërkohë, është duke u zhvilluar edhe filmi i tretë, për të cilin priten së shpejti detajet e para zyrtare.

Kjo nismë e re dëshmon edhe një herë vendosmërinë e Ronaldos për të ndërtuar një trashëgimi që shkon përtej sportit, duke u pozicionuar si një figurë e rëndësishme edhe në industrinë e argëtimit.

Continue Reading

Sport

Kosova sonte luan ndaj Gjeorgjisë në Prishtinë, biletat janë falas

Published

on

Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë nga ora 20:00, Kosova përballet me Gjeorgjinë – një ndeshje që do të vendosë shumë për rrugëtimin drejt Kampionatit Evropian 2026.

“Gjeorgjia na mposhti në takimin e parë, por tani është koha për hakmarrje sportive, për luftë, për fitore”, shkruhet në postimin e FFK-Futsal.

Federata e Futbollit të Kosovës mori vendimin që këtë ndeshje mund ta shikoni me bileta falas, vetëm për t’u dhënë përkrahje masive djelmoshave tanë.

 

Continue Reading

Sport

Salah i jep fund spekulimeve, rinovon kontratën me Liverpoolin

Published

on

Mohamed Salah ka nënshkruar një kontratë të re me Liverpoolin, duke e zgjatur qëndrimin e tij në klub deri në vitin 2027.

Kontrata e mëparshme e Salahut ishte planifikuar të përfundonte në fund të këtij sezoni, por me këtë marrëveshje të re, ai do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit për të paktën edhe dy vite të tjera.​

Në një deklaratë për faqen zyrtare të klubit, Salah shprehu entuziazmin e tij për të ardhmen.

“Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj këtu. Kemi një skuadër të shkëlqyer dhe besoj se mund të fitojmë trofe të mëdhenj së bashku. Kam kaluar vitet më të mira të karrierës sime këtu dhe shpresoj që të vazhdojmë të arrijmë suksese”, ka thënë Salah pas nënshkrimit.

Ky rinovim është një lajm i mirë për tifozët e Liverpoolit, pasi Salah ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit gjatë viteve të fundit, duke kontribuar ndjeshëm në sukseset e klubit.

Continue Reading

Të kërkuara