Sport

​Ndeshja Spanjë – Kosovë do të jetë sfiduese edhe për komentatorët spanjoll

Published

on

Spanja mbyll sot ndeshjet e para kualifikuese të Kupës së Botës në Katar të vitit 2022. Pas pengesave kundër Greqisë dhe fitores ekstremiste ndaj Gjeorgjisë, skuadra e Luis Enriques do të provojnë të bindin sot përballë Kosovës në Sevilla.

Kjo ndeshje fillon nga ora 20:45 dhe do të jete një sfidë interesante edhe për komentatorët spanjoll të cilëve iu është ndaluar t’i referohen Kosovës me emrin e saj.

Shpjegimi është se shteti spanjoll nuk e njeh Kosovën si shtet. Shtetësia kosovare vazhdon të jetë një pikë e tensionit diplomatik për disa vende të Bashkimit Evropian, përfshirë Spanjën, dhe për këtë arsye nuk mund të citohet në televizionin publik.

Në këtë kuptim, nga UEFA jepen të gjitha garancitë në mënyrë që ndeshja të luhet sipas rregullave të FIFA-s dhe Kosova do të jetë në gjendje të hap flamurin e saj dhe himnin e saj do të tingëllojë në “Benito Villamarín”. Më tutje bëhet e ditur që TVE nuk do të transmetojë as atë moment.

Lajmet

Xhaka vrapon më së shumti në Premier League, Reinildo e quan ëndërr paraqitjen përkrah tij

Published

on

Futbollisti i Sunderlandit nga Mozambiku, Reinildo ka thënë se është ëndërr e realizuar paraqitja e tij përkrah mesfushorit Granit Xhaka.

Të hënën mbrëma Sunderlandi ka prezantuar të dhënën se Xhaka është lojtari që ka vrapuar më së shumti këtë edicion në Premier League.

Mesfushori shqiptar tashmë ka arritur shifrën e 100.83 kilometrave të kaluara. Ai po ashtu nuk ka munguar në asnjërën nga nëntë ndeshjet e deritashme.

Bashkëlojtari i Xhakës, Noah Sadiki, është i dyti në listë me 100.14 kilometra. Të tjerët kanë më pak se 100 kilometra.

Për të veçantat e Xhakës, ku nuk përfshihet vetëm vrapimi, ka folur 31-vjeçari Reinildo, që ka bërë karrierë edhe tek Atletico Madridi e Lille.

“Graniti është lojtar shumë i madh dhe të flas për të është e veçantë. Ai ka mendësi aq të mirë. Është ndryshe, në nivel shumë të lartë. Ai ka aq shumë kualitete, jo vetëm në fushë por edhe jashtë saj. Ai na shtyn para në stërvitje. E ndan me ne përvojën, është e veçantë. Jam shumë krenar që luaj me të, është ëndërr”, ka thënë Reinildo./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Rusia bën ofertë për ta organizuar EURO 2032, pas shqetësimeve rreth stadiumeve në Itali

Published

on

Në shtatë vjet, Kampionati Evropian i Futbollit për meshkuj 2032 do të mbahet në Itali dhe Turqi, dhe së fundmi raportohet se Rusia ka bërë një ofertë surprizë për të organizuar EURO 2032.

Megjithatë, së fundmi janë shfaqur dyshime për stadiumet italiane, për frikën se stadiumet italiane nuk do të jenë gati për shkak të infrastrukturës së vjetër.

Për shkak të këtyre shqetësimeve, është bërë e ditur se Rusia po e vendos veten si kandidat për të marrë rolin e një prej vendeve pritëse.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, presidenti i Federatës së Futbollit të Moskës, Alexander Dyukov, i tha faqes ruse “Sport.ru”:

“Italia ka një problem me stadiumet. Nëse humbin organizimin e stadiumeve, ne jemi këtu. Rusia është e gatshme të organizojë Euro 2032 në vend të Italisë”, ka thënë ai.

Është sugjeruar se vetëm një nga 10 stadiumet e propozuara në Itali është miratuar nga UEFA.

Megjithatë, pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, UEFA dhe FIFA pezulluan të gjitha ekipet kombëtare dhe klubet ruse nga të gjitha garat.

Rusia bëri gjashtë ankesa ndaj vendimit, por të gjitha u hodhën poshtë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

Në gusht, presidenti i organit qeverisës të ligës italiane, Ezio Simonelli, shprehu shqetësimet e tij se vendi mund të humbasë të drejtën e organizimit.

“Jam shumë i shqetësuar për Euro 2032. A rrezikohet kandidatura? Shpresoj të jetë vetëm shqetësimi im, por kur presidenti i UEFA-s thotë se stadiumet tona janë në gjendje koma dhe EURO është pas gjashtë vitesh, rrezikojmë të mos bëjmë një përshtypje të mirë ndërkombëtare. Është turp, megjithatë, që përveç Udine, Bergamo dhe Torinos, pjesa tjetër e stadiumeve tona janë në gjendje koma. Ceferin i kritikoi fuqishëm stadiumet italiane dhe unë pajtohem me të”, tha ai.

Muajin e kaluar, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, foli po ashtu për ndalimin aktual.

“Ndalimi për ekipet ruse, mendimi im është tre e gjysmë vjet. A ka përfunduar lufta? Jo. Pra për tani, nuk e di. Duhet të them se me situatën në Rusi dhe Ukrainë, ka pasur një presion politik shumë të fortë. Tani është më shumë presion nga shoqëria civile sesa nga politikanët, sepse politikanët, kur bëhet fjalë për luftëra dhe viktima, janë shumë pragmatikë. Nuk mund të them se çfarë do të ndodhë. Ka bisedime për gjithçka, por personalisht, jam kundër përjashtimit të sportistëve”, tha ai/S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Dukagjini mposht Gjilanin në Superligën e Kosovës

Published

on

Dukagjini duket se i është rikthyer fitoreve në Superligën e Kosovës, e kjo u dëshmua edhe sot kur mposhti ekipin e Gjilanit me rezultat 0-2.

Golat i realizoi Mërlaku në minutën e 5-të dhe ganezi Basit Abdul Khalid i cili arriti të shënoj në minutën e 84-të.

Me këtë fitore Dukagjini, mbetet në pozitën e 4-të ku ka gjithsej 17 pikë, ndërsa Gjilani në pozitën e 8-të me 11 pikë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Ballkani shënon fitore ndaj Malishevës

Published

on

Skuadra e Ballkanit ka regjistruar një fitore të madhe në javën e 11-të të Albi Mall Superligës, duke triumfuar me rezultat të thellë 5-0 në udhëtim ndaj Malishevës.

Verdhezinjtë zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer, duke dominuar nga fillimi deri në fund, ku goli i parë erdhi herët, në minutën e 7-të, kur Almir Kryeziu shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë, Ballkani shpërtheu me katër gola të tjerë.

Bleart Tolaj realizoi dy herë, në minutat 47 dhe 61, me asistime nga Kryeziu dhe Giovanni. Më pas, vetë Giovanni u fut në listën e golashënuesve në minutën e 70-të, pas një pasimi të saktë nga Valentin Serebe.

Ky i fundit vulosi fitoren e thellë në minutën e 76-të me një gol të bukur, pas asistit të Geralb Smajlit.

Pas këtij suksesi bindës, Ballkani arrin fitoren e gjashtë sezonale dhe ngjitet në kuotën e 22 pikëve, duke ruajtur pozitën e dytë në renditje.

Në xhiron e ardhshme, skuadra nga Suhareka pret në shtëpi Ferizajn./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara