Lajmet
Nagavci: Kemi votat për qeverinë, nuk dihet ende kur mbahet seanca për presidentin
Published
4 years agoon
By
Betim GashiIsh-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci para fillimit të seancës së jashtëzakonshme ka thënë se kanë votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë së re, përveç mbështetjes së 58 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Ju e patë që edhe për votimin e zotëri Konjufca si kryetar i kuvendit kishim 69 vota. Të gjitha minoritetet jo shumicë jo serbe, përveç grupit të LVV- së me 58 deputetë do të mbështesin edhe qeverinë. Besoj që për pak kohë do të kemi edhe një qeveri legjitime”, ka thënë ajo.
Ndërkaq, e pyetur nga KosovaPress se kur do të mbahet seanca për votimin e presidentit, ajo tha se ende nuk dihet se kur ajo mund të mbahet.
“Nuk e di se kur do të mbahet seanca. Ne do të shfrytëzojmë kohën që kemi në dispozicion në mënyre që të mos krijohet asnjë vakum institucional. Sepse e dimë që 5 maji është data e fundit. Aktualisht tani presidenti në detyrë zotëri Konjufca e konsumon afatin kushtetues për të ushtruar detyrën”, ka thënë ajo.
Nagavci nuk e ka komentuar votën e Xhavit Halitit të PDK-së për Glauk Konjufcën me rastin e zgjedhjes së këtij të fundit për kryetar të ri të Kuvendit të Kosovës, por tha se i njëjti me kompetencë do të ushtrojë këtë detyrë.
Lajmet
Sot protesta e PD, policia e Tiranës nuk i jep leje
Published
30 minutes agoon
December 23, 2024By
UBTnewsPolicia e Tiranës i ka kthyer përgjigje kërkesës së Partisë Demokratike për organizimin e protestës pasditen e sotme.
Në një komunikim publik, policia bën me dije se nuk mbështet protestat që bllokojnë akset rrugore duke kufizuar qarkullimin, duke mos i dhënë kështu leje organizatorëve të këtij tubimi.
Njoftimi i policisë Tiranë:
Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë paraqitur kërkesën për zhvillim të tubimeve, nga ora 17:00 deri në orën 20:00 të datës 23.12.2024, në disa akse rrugore kryesore në Tiranë, konkretisht:
Unaza e vogël, rrethrrotullimi te Zogu i Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Wilson” dhe nga pallati me shigjeta drejt Rrugës së Kavajës.
Policia e Shtetit garanton të drejtën për tubim, të drejtat dhe liritë e pjesëmarrësve në tubime, por pa cenuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve.
Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Shtetit ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronave publike dhe private.
Nisur nga objekti i kërkesës së bërë për zhvillimin e tubimeve në disa akse rrugore në qytetin e Tiranës, Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje organizatorëve se merr përsipër garantimin e tubimeve që nuk bllokojnë lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.
Bllokimi i akseve rrugore është vepër penale e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal dhe cilido që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell shkelja e këtij neni.
Për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në akset rrugore të mësipërme, Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.
Policia e Shtetit apelon dhe një herë për zbatim të ligjit dhe respektim të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe automjeteve, gjatë orarit të tubimeve.
Lajmet
Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin
Published
1 hour agoon
December 23, 2024By
UBT NEWSMinistri i Kosovës, Nenad Rashiq, ka deklaruar se serbët që mbështesin partinë e tij janë përballur me kërcënime dhe përjashtime nga puna. Sipas tij, këta individë janë duke u kërcënuar me letra dhe dëmtime të automjeteve, madje përjashtimet nga puna janë një praktikë e zakonshme për ata që bashkëpunojnë me të.
Një rast i tillë, sipas Rashiqit, është përjashtimi nga puna i gruas së zëvendësit të tij, Nenad Vukmiroviq, e cila punonte në sektorin publik në veriun e Kosovës. Po ashtu, ai përmendi edhe një tjetër rast ku një familje nga Novobërda është ndëshkuar për ndihmën që ka marrë nga institucionet e Kosovës për ndërtimin e një shtëpie.
Një tjetër incident që Rashiqi raportoi ishte një kërcënim ndaj një zyrtareje të Ranillugut, e cila u gjet me automjetin të cilin e kishte parkuar në një vend të gabuar, ku dikush kishte lënë një mesazh kërcënues, duke i thënë se herën tjetër mund të ndodhte diçka më serioze.
Ministri Rashiq shpjegoi gjithashtu se djali i tij, që studion në Serbi, përballohet me kontrolla të rrepta dhe ndalime gjatë udhëtimeve në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës.
Ai e krahasoi situatën politike të serbëve të Kosovës me regjimin e Koresë së Veriut, duke theksuar se ata po përdoren si mjet manipulimi nga autoritetet e Beogradit për të mbështetur retorikën e brendshme të Serbisë. Rashiq gjithashtu paralajmëroi se, nëse procesi i votimit nuk mbikëqyret rreptësisht, historia mund të përsëritet me një ndikim të madh për serbët e Kosovës./UBTNews/
Lajmet
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve, Kurti: Ky projekt mbështetet nga BB
Published
1 hour agoon
December 23, 2024By
UBTNewsKryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kanë lansuar pilotimin e Programit të Kuponëve, në kuadër të Projektit “Edukimi dhe Kujdesi në Fëmijërinë e Hershme për Kapitalin Njerëzor të Kosovës”.
Kryeministri Kurti, ka thënë se krijon mundësi për përfshirjen e më shumë fëmijëve nga 3-5 vjeç nga këto familje në shërbime të edukimit në moshë të hershme.
Ai tha se ky program ofron mbështetje të drejtpërdrejt për familjet të cilat janë të regjistruara në skemën e ndihmës sociale.
Kurti tha se ky projekt mbështetet nga Banka Botërore me vlerë 1.8 milionë euro dhe përfshinë pagesën e transportit dhe çerdhes për fëmijët.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se sot po lansojnë pilotimin e programit të kuponëve, duke hedhur kështu edhe hapin e parë konkret për këtë mbështetje të paprecedentë dhe të pandodhur më parë për më të vegjlit, për familjet që më shumti kanë nevojë.
Sipas saj ky program është një risi për qasje të barabartë për edukimin e hershëm në Kosovë.
Bota
Trump: Kontrolli i Kanalit të Panamasë dhe Groenlandës një domosdoshmëri absolute
Published
2 hours agoon
December 23, 2024By
UBT NEWSPresidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka kërcënuar se do të rimarrë kontrollin e Kanalit të Panamasë, duke shkaktuar reagime të ashpra nga presidenti i Panamasë. Në një postim në rrjetin e tij “Truth Social”, Trump kritikoi ish-presidentin Jimmy Carter për dhënien e kanalit në vitin 1999 dhe e quajti atë një veprim të papërgjegjshëm, duke pretenduar se SHBA-të paguanin tarifa të tepruara. Ai theksoi se nëse Panamaja nuk do të bashkëpunonte, SHBA-ja do të kërkonte rimarrjen e kanalit.
Përveç kësaj, Trump mbrojti idenë e kontrollit të Groenlandës, duke e quajtur atë një “domosdoshmëri absolute” për sigurinë kombëtare dhe lirinë globale. Kjo përshkruan qëndrimin e tij për Grenlandën, e cila, ndonëse është autonome, ende është nën kontrollin e Danimarkës për çështjet e jashtme dhe të sigurisë. Trump kishte shprehur më herët dëshirën për të blerë Grenlandën, duke kujtuar ofrimin e një shume të madhe nga SHBA për ta blerë atë në vitin 1946, një ofertë që kishte shkaktuar tensione diplomatike mes SHBA-së dhe Danimarkës./UBTNews/
Studentët e Psikologjisë nga UBT vizitojnë çerdhen e fëmijëve për aktivitet të zhvillimit emocional dhe social
Mbyllet stinori vjeshtor në Superligë, kjo është renditja e plotë
Sot protesta e PD, policia e Tiranës nuk i jep leje
Instagram shton opsionin që të gjithë e kanë kërkuar!
Studentët e Psikologjisë të UBT-së vizitojnë Shtëpinë e të Moshuarve për festat e fundvitit
Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve, Kurti: Ky projekt mbështetet nga BB
Trump: Kontrolli i Kanalit të Panamasë dhe Groenlandës një domosdoshmëri absolute
Në ring me këngë kundër Kosovës, boksieri serb mposhtet nga ai shqiptar në Tiranë
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota1 month ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Kulturë3 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman