Lajmet

​Nagavci: Kemi përmbushur rreth 24% të premtimit për çerdhet

Ministrja e Arsimit u shpreh që synojnë ndërtimin e çerdheve edhe në zonat rurale.

Published

on

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci deklaroi sot se brenda dy vjetëve qeverisje kanë arritur të përmbushin rreth 24% të premtimit të tyre për ndërtimin e 160 çerdheve.

Në një konferencë për medie, Nagavci bëri të ditur se krahas ndërtimit të çerdheve të reja dhe adaptimit të objekteve ekzistuese si ministri po punojnë edhe në ndërtimin e çerdheve të parafabrikuara.

Ministrja e Arsimit u shpreh që synojnë ndërtimin e çerdheve edhe në zonat rurale me qëllim që t’u ofrohet mundësi dhe qasje e barabartë në edukim të hershëm të gjithë fëmijëve.

“Ne kemi premtuar ndërtimin e 160 çerdheve gjatë mandatit tonë qeverisës, ndërtimin e çerdheve e kemi fokusuar në tri drejtime kryesore, fillimisht ndërtimin e çerdheve të reja në vendet, ku kemi lokacionet e dorëzuara nga komunat dhe po ashtu të plotësuar me aspektet tjera. Jemi duke punuar edhe në adaptimin e objekteve ekzistuese për t’i shndërruar ato në çerdhe të reja dhe po fillojmë punën për ndërtimin e çerdheve të parafabrikuara, si një model i ri i çerdheve”, theksoi ajo.

Nagavci po ashtu deklaroi se deri tani kanë arritur të realizojnë 24% të premtimit të tyre sa i takon ndërtimit të çerdheve. Ndërsa potencoi se deri tanë janë përfunduar katër objekte të reja dhe janë adaptuar pesë objekte ekzistuese.

“Për dy vite qeverisje, kemi përfunduar katër çerdhe të reja, një një Prizren e cila është tërësisht ndërtim i ri në fshatin Vrellë, e cila ka qenë një ndërtim i ri në marrëveshjen me komunën, në Zhegër të Gjilanit kemi adaptuar një shkollë në çerdhe dhe në Çifllak të Vitisë kemi adoptuar po ashtu një shkollë në çerdhe dhe pas përfundimit të këtyre katër çerdheve i kemi në proces ndërtimin e 19 objekteve të reja për çerdhe prej tyre janë 14 çerdhe të reja dhe ato janë në Istog, Klinë, Suharekë, Komoran, Gllogoc, Prizren, Ferizaj, Pejë…Po ashtu, jemi në proces të adoptimit të 5 objekteve nga shkolla në kopshte dhe ato janë në Junik, Banjë Malishevë, Muzeqinë-Shtime, Babush-Ferizaj dhe Dobresh-Viti. Në planifkim e kemi edhe ndërtimin e 17 çerdheve të reja ndërkaq me projektet e IPA 2 të kontraktuara nga BE janë edhe çerdhet edhe në 6 komuna, Prishtinë, Obliqi,Skenderaj, Drenas, Pejë, Vitomiricë, Gjilan… Për dy vite qeverisje kemi realizuar diku rreth 24% të premtimit por ne synojmë dhe do të angazhohemi maksimalisht që mandati jonë të përfundoj me realizimin e plotë edhe të këtij premtimi”, u shpreh ajo.

Sa i takon modelit të ri të çerdheve të njohura si të parafabrikuara, ministrja Nagavci tha se tashmë kanë përgatitur shpalljen për kompanitë që do të bëjnë projektimin e këtyre lloj çerdhesh. Sipas saj, kohëzgjatja e ndërtimit të këtyre hapësirave është 4 deri në 6 muaj për finalizim, ndërsa kosto e ndërtimit do të varet nga madhësia.

“Kemi finalizuar po ashtu edhe studimin e fizibilitetit për çerdhet e parafabrikuara modelet që janë trend në rritje gjithandej në botë dhe këto modele të çerdheve në kuadër të agjendës së gjelbër, shpëtimit të kohës së ndërtimit të tyre, ruajtjes së ambientit mundësojnë edhe sigurinë e fëmijëve dhe krijojnë hapësirë për komunat që edhe në vendet ekzistuese në afërsi të shkollave të mund të planifikojnë bashkë me ndërtimin e këtyre çerdheve. Studimi ka treguar se ekzistojnë mundësitë në Kosovë dhe rajon që të fusim në funksion çerdhet e parafabrikuara dhe ne këtë do ta realizojmë si një alternativë që i shtohet politikbërjes sonë për rritjen e përfshirjes së fëmijëve në edukimin e fëmijërisë së hershme…kemi përgatitur të gjithë dokumentacionin për shpalljen për angazhim për kompanin projektuese që do të bëjë projektimin për çerdhet e parafabrikuara i kemi dërguar në KRPP shpalljes dhe nëse jo sot unë pres që më së largu nesër e njëjta të jetë e shpallur në e-Prokurimin”, u shpreh ajo.

Krahas krijimit të infrastrukturës fizike, ministrja Nagavci tha se edhe këtë vit kanë buxhetuar punësimin e stafit që do të punojnë në çerdhe.

“Ne dhe këtë vit kemi buxhetuar dhe planifikuar punësimin e stafit që do të punoj në çerdhe përveç kësaj, ashtu siç e kemi bërë të ditur po punojmë edhe në rikualifikimin e stafit në mënyrë që ata që janë tepricë teknologjike të rikualifikohen për punët që mund të jenë të afërta me profesionin që e kanë përfunduar”, theksoi ajo.

Krahas ndërtimit të çerdheve, sipas Nagavcit, si Ministri e Arsimit kanë bërë veprimet e tyre edhe në finalizimin e ligjit për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, i cili ka kaluar tashmë në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës.

Po ashtu, ministrja Nagavci njoftoi se shumë shpejt do të hapin tenderin edhe për ndërtimin e katër çerdheve të reja në Prizren, Deçan, Viti dhe Obiliq.

Vendi

Nën masa të larta sigurie, nis gjykimi ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Pejë po mbahet shqyrtimi fillestar ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, i akuzuar për kanosje ndaj saj.

Seanca, e caktuar për orën 11:00, po zhvillohet pa praninë e publikut, bazuar në vendimin e gjykatës të datës 10 nëntor 2026.

Mediumi Arbresh.info ka publikuar pamje të momentit kur Njësia Speciale Intervenuese e ka sjellë Sylajn në gjykatë, nën masa të larta sigurie.

Sylaj akuzohet për kanosje ndaj Arlinda Zekajt, e cila tashmë ka ndërruar jetë.

/A.K/

Continue Reading

lajme

Ligji për Specialen futet në rend dite me 79 vota për

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot futjen në rend të ditës të Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, si pikë e fundit e seancës së sotme plenare. Nga 84 deputetë të pranishëm në sallë, 79 votuan pro këtij propozimi.

Kërkesa erdhi përmes një mocioni procedural nga ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, e cila bëri të ditur se pavarësisht mospajtimeve procedurale, PDK-ja ka arritur pajtim me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket përmbajtjes së ndryshimeve ligjore.

“Na janë dhënë disa këshilla dhe rekomandime, të cilat ne besojmë që ligjin do ta bëjnë edhe më të fuqishëm e të qëndrueshëm juridikisht”, deklaroi Çitaku para deputetëve. /E.A/

Continue Reading

lajme

LVV kërkon konsultime me BE-në për Ligjin për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Lëvizja Vetëvendosje ka vlerësuar se institucionet kanë edhe dy javë kohë për të vendosur se si do të procedohet tutje me Ligjin për Gjykatën Speciale, duke kërkuar që fillimisht të zhvillohen konsultime me Bashkimin Evropian e më pas të raportohet në Kuvend.

Deputeti i kësaj partie, Adnan Rrustemi, ka deklaruar për KOHËN se procesi nuk duhet të zhvillohet me nxitim, në mënyrë që të shmangen gabimet e mundshme që mund t’i kushtojnë vendit.

“I kemi edhe dy javë kohë. Nuk është mirë që përsëri të nxitohemi e përsëri të gabojmë e të pendohemi. Gabimet po na kushtojnë rëndë. Nuk ka mandej lexim të katërt!”, u shpreh Rrustemi.

Ai ka bërë thirrje që Grupi Punues për Strategji drejt Apelit në Gjykatën Speciale, i përbërë nga përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare dhe i udhëhequr nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, të takohet dhe të konsultohet me zyrtarët e BE-së. Sipas tij, pas këtyre konsultimeve grupi duhet të raportojë para deputetëve në Kuvend për të parë se ku mund të ndërhyhet me ndryshime. /KOHA/

Continue Reading

Lajmet

G7 paralajmëron Kinën: Veprimet rreth Tajvanit kërcënojnë stabilitetin rajonal

Published

on

By

Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7-s kanë paralajmëruar se veprimet gjithnjë e më agresive të Kinës në ujërat në lindje të Tajvanit po kërcënojnë seriozisht stabilitetin rajonal, lirinë e lundrimit dhe sigurinë e transportit detar ndërkombëtar.

Në një deklaratë të përbashkët të publikuar pas takimit të tyre në Paris, diplomatët kryesorë të grupit rikonfirmuan kundërshtimin e prerë ndaj çdo përpjekjeje të njëanshme për të ndryshuar status quo-në përmes forcës apo detyrimit. Ky paralajmërim vjen pasi Pekini ka shtuar patrullimet e rojës bregdetare në brigjet lindore të ishullit, veprime që zyrtarët tajvanezë i shohin si përgatitje për një bllokadë të mundshme detare.

Pekini zyrtar e hodhi poshtë me ashpërsi këtë reagim, duke e cilësuar si ndërhyrje të vrazhdë në punët e tij të brendshme.

“Deklarata shpërfill faktet objektive, shpif e njollos qëllimisht imazhin e vendit dhe dëshmon se G7 është një grupim ideologjik që i përmbahet mentalitetit të Luftës së Ftohtë”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Mao Ning.

Ndërkohë, presidenti kinez Xi Jinping përsëriti thirrjen për “ribashkimin” e plotë të Tajvanit me Kinën, duke u zotuar se kjo do të realizohet në mënyrë paqësore. Nga ana tjetër, Zyra presidenciale e Tajvanit e mirëpriti mbështetjen e vendeve të G7-s, duke theksuar se paqja dhe stabiliteti në Ngushticën e Tajvanit dhe në rajonin Indo-Paqësor janë jetike për sigurinë globale. /Reuters/

Continue Reading

Të kërkuara