Lajmet

​Nagavci: Arsimi profesional është një nga prioritetet tona

Nagavci i ka informuar drejtorët për impelementimin e mësimit dual që do të fillojë nga 1 shtatori në katër profile.

Publikuar

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka takuar drejtorët e shkollave profesionale me te cilët biseduan për përgatitjet e fillimit të vitit të ri shkollor.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook, Nagavci i ka informuar drejtorët për impelementimin e mësimit dual që do të fillojë nga 1 shtatori në katër profile, kuzhinier, asistent i restorantit, floktar dhe murator.

Nagavci u shpreh se e kupton po ashtu edhe se çështja e normave është brengë e mësimdhënësve.

“Andaj kemi punuar paralelisht në ofrimin e mësimit dual por edhe që të sigurohemi që mësimdhënësit të cilët janë në proces të mos i humbin vendet e punës. U dakorduam që të kemi takime të rregulla në mënyrë që bashkarisht ti zgjidhim problemet e të përmirësojmë gjendjen në arsimin profesional”, ka shkruar në Facebook ajo.

Lajmet

​Vendimi i Kushtetueses, Haxhiu e ashpër: Beteja për reforma vazhdon, byroja do të bëhet

Publikuar

nga

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin për Byronë për Verifikim dhe konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme.

Në llogarinë e saj në Facebook, Haxhiu tha se vullneti i qytetarëve për drejtësi po tentohet të përmbyset nga një grusht njerëzish që ende u shërbejnë dhe i kanë borxhe nomenklaturës së vjetër, por që beteja për reforma do të vazhdojë dhe se byroja do të bëhet. Haxhiu ka shtuar se PDK e dërgoi në Kushtetuese këtë projektligj për të bllokuar e sabotuar reformën në drejtësi. Ajo tha se arsyet për këtë i kanë të qarta të gjithë.

E para e Ministrisë së Drejtësisë tha se Kushtetueses iu deshën 16 muaj për të vlerësuar përputhshmërinë e këtij projektligji. Ajo shtoi se 5 nga 9 gjyqtarët vendosën që “Ligjin më të rëndësishëm në kuadër të pakos kundër korrupsionit e keqpërdorimit të detyrës zyrtare ta shpallin të pavlefshëm”. Ajo ka thënë se kanë inkorporuar secilin rekomandim të Komisionit të Venediktit.

“Në mënyrë që gjithçka të jetë përbrenda parimeve dhe standardeve më të larta të BE-së, kemi inkorporuar secilin rekomandim të institucionit më të lartë të Këshillit të Evropës siç është Komisoni i Venedikut”, deklaroi ajo.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Vuçiq në Bruksel: Nuk presim asgjë nga takimi me Kurtin

Publikuar

nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet që sot pasdite të takohen në kryeqendrën evropiane për herë të parë që nga shtatori i vitit të kaluar. Vuçiq ka theksuar se nuk pret asgjë nga takimi me kryeministrin Albin Kurti.

“Çfarë presim nga takimi me Kurtin? Asgjë. Dhe çfarë pres që do të dramatizoj të bërtas, deri sa ti them pak të ndalet si zakonisht dhe kështu do te behet dhe kaq. Pastaj ai do të dalë përsëri për të thënë Putin i vogël nuk e di se çfarë ka folur e bërë si gjithmonë, asgjë e veçantë. Për sa i përket Borellit, Lajçakut do të dëgjojë me kujdes, sigurisht do ti kenë këto”, ka thënë Vuçiq pas takimit me Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.

Kryeministri Albin Kurti e Aleksandar Vuçiq do të zhvillojnë takime të ndara me shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, e më pas edhe një takim të përbashkët mes tyre.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Antidroga në aksion, shkatërrohen 28 bimë të kanabisit në rajon të Gjilanit

Publikuar

nga

Policia e Kosovës pas dyshimeve se një person i dyshuar mashkull kosovar është duke kultivuar bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa, ka ndërmarrë veprime operative dhe hetimore, të cilat kanë rezultuar me kryerjen e një bastisje dhe gjetjen e një sasie të bimëve të lartcekura.

Me datën 26.06.2024 DHTN – Gjilan pas njoftimit të prokurorit kompetent dhe urdhrit verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake kanë kryer një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar nga fshati Mogillë – Kllokot, ku gjatë kësaj bastisje rreth 100 metra larg shtëpisë së tij, është gjetur një serrë (kopsht), në të cilën i njëjti dyshohet se kishte mbjellë rreth 28 bimë të shkurres së bimës Kanabis Sativa në gjatësi rreth 3 metra.

Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e Forenzikës për procesim të vendit të ngjarjes, ku edhe në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 3 bimë (mostra), ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit sasia tjetër është asgjësuar në vendin e ngjarjes përmes procesit të djegies, ku edhe është bërë “procesverbali mbi shkatërrimin e bimëve narkotike të llojit Kanabis Sativa”.

Në konsultim me prokurorin kompetent i njëjti ka urdhëruar që pas intervistimit të të dyshuarit i njëjti të ndalohet për 48 orë, derisa njësitë përkatëse policore po vazhdojnë me procedurat e mëtejme hetimore.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Shfaqet një lloj i ri i virusit mpox në Kongo

Publikuar

nga

Një lloj i ri i virusit mpox që përhapet me shpejtësi përgjatë kufirit lindor të Republikës Demokratike të Kongos është “tepër shqetësues”, thonë zyrtarët shëndetësorë që monitorojnë përhapjen e tij.

Virusi mund të shkaktojë plagë në të gjithë trupin dhe në shumë raste mund të jetë edhe vdekjeprurës.

Përhapja aktuale është nxitur nga transmetimi seksual, por ka prova që ky lloj mund të transmetohet edhe përmes kontaktit të ngushtë lëkurë me lëkurë.

Ekspertët globalë të shëndetit thonë se varianti i ri rrezikon përhapjen ndërkufitare dhe ndërkombëtare të virusit. Madje konsiderohet si “lloji më i rrezikshëm” i përhapur ndonjëherë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara