Sport

​Nadal humb Mastersin e Monte Carlos për shkak të lëndimit

Rikthimi i kampionit spanjoll të rekordeve në Grand Slam në turneun e tenisit është shtyrë edhe më shumë.

Published

on

Rafael Nadal do të ketë sërish një ndalesë të detyrueshme. Spanjolli nuk do të marrë pjesë në turneun Masters 1000 të javës së ardhshme që zhvillohet në Monte Carlo.

Rikthimi i kampionit spanjoll të rekordeve në Grand Slam në turneun e tenisit është shtyrë edhe më shumë. Pas dëmtimit të muskujve, që e ka detyruar të bëjë një pushim që nga Australian Open, 36-vjeçari nuk do të jetë në gjendje të nisë sezonin evropian të fushës me balte në Monte Carlo.

“Nuk jam ende gati të luaj në nivelin më të lartë”, shkroi Nadal në Twitter, përcjellë KosovaPress.

Nadal ka fituar njëmbëdhjetë herë Mastersin në Principata, por triumfi i tij i fundit në Monako ishte pesë vjet më parë. Mbreti i fushës prej balte ka luajtur vetëm në Kupën e Bashkuar në Australi dhe në turneun Grand Slam në Melburn këtë vit dhe ka fituar vetëm një nga katër ndeshjet e tij. Së fundmi, Nadal kishte rënë nga top 10 në renditjen botërore për herë të parë në 18 vjet, transmeton AFP.

Gjithsesi Nadal ka ende kohë deri në pikën kryesore të sezonit. French Open fillon më 28 maj. Vitin e kaluar Nadal fitoi titullin e tij të 14-të në Paris. Në përgjithësi, ky ishte triumfi i tij i 22-të në një nga katër turnetë e Grand Slamit. Ai ndan rekordin me rivalin e tij serb Novak Gjokoviç.

Sport

Nga Gjilani në majat e futbollit botëror, rrugëtimi i Xherdan Shaqirit

Published

on

By

Xherdan Shaqiri është një nga futbollistët më të suksesshëm shqiptarë në historinë e futbollit. I lindur më 10 tetor 1991 në Gjilan, ai u bë i njohur në arenën ndërkombëtare për teknikën e jashtëzakonshme, goditjet e fuqishme me të majtën dhe golat spektakolarë që ka realizuar gjatë karrierës së tij.

Karrierën profesionale e nisi te Basel në Zvicër, ku fitoi tre tituj kampionë radhazi dhe tërhoqi vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane. Në vitin 2012 u transferua te Bayern Munich, ku fitoi tre tituj të Bundesligës dhe Ligën e Kampionëve. Më pas luajti për Interin e Milanos, Stoke Cityn, Liverpoolin, Lyonin dhe Chicago Fire, për t’u rikthyer sërish te Basel, ku vazhdon të shkëlqejë edhe sot.

Gjatë karrierës së tij në nivel klubesh dhe me kombëtaren zvicerane, Shaqiri ka shënuar mbi 140 gola zyrtarë, ndërsa ka regjistruar edhe qindra paraqitje në kampionatet më të forta evropiane. Ai është njohur gjithmonë si një lojtar që vendos ndeshjet me gola vendimtarë dhe aksione individuale të nivelit të lartë.

Në aspektin e trofeve, Shaqiri ka një karrierë të pasur. Ai ka fituar Ligën e Kampionëve me Bayern Munich dhe më pas edhe me Liverpoolin. Gjithashtu ka fituar Premier League me Liverpoolin, Bundesligën me Bayernin, tituj kampioni në Zvicër me Baselin, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube. Këto suksese e bëjnë atë një nga futbollistët shqiptarë më të dekoruar të të gjitha kohërave.

Me kombëtaren e Zvicrës, Shaqiri ka zhvilluar 125 ndeshje dhe ka shënuar 32 gola. Ai ka marrë pjesë në katër Kampionate Botërore, përkatësisht në vitet 2010, 2014, 2018 dhe 2022, duke u bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e përfaqësueses zvicerane. Në Kupat e Botës ai ka realizuar pesë gola, duke qenë ndër golashënuesit më të mirë të Zvicrës në historinë e këtij kompeticioni.

Edhe pse është tërhequr nga kombëtarja, Shaqiri vazhdon të tregojë cilësitë e tij me Baselin. Goli i tij i fundit spektakolar ndaj Young Boys, i realizuar me “të jashtmen” në stilin e Ricardo Quaresmës, dëshmon se klasi i tij mbetet i njëjtë. Për shumë tifozë shqiptarë dhe zviceranë, Xherdan Shaqiri mbetet një ikonë e futbollit dhe një nga ambasadorët më të mëdhenj të sportit shqiptar në botë.

Continue Reading

Sport

FIFA prezanton format të ri për ceremoninë e himneve në Kupën e Botës 2026

Published

on

By

FIFA ka vendosur të sjellë një format të ri për ceremoninë e himneve kombëtare në ndeshjet e FIFA World Cup 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

Sipas formatit të ri, skuadrat do të rreshtohen rreth rrethit qendror të fushës, përballë njëra-tjetrës gjatë interpretimit të himneve kombëtare. Në ceremoni do të marrin pjesë jo vetëm njëmbëdhjetë lojtarët titullarë, por edhe të gjithë futbollistët zëvendësues, ndërsa pas ekipeve do të shfaqen flamuj të mëdhenj të vendeve përkatëse.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, deklaroi se ky ndryshim synon të krijojë një atmosferë më të veçantë para fillimit të ndeshjeve.

“Fakti që të gjithë lojtarët dhe gjyqtarët do të jenë përballë njëri-tjetrit në qendër të fushës do të krijojë një moment uniteti, krenarie dhe emocionesh të forta që do të lidhë ekipet dhe të gjithë në stadium”, u shpreh Infantino.

FIFA ka njoftuar gjithashtu se gjatë turneut do të prezantohen edhe elemente të tjera të reja në ceremonitë para ndeshjeve. Në fazat eliminatore dhe ato përfundimtare pritet të përdoren edhe fishekzjarrë dhe efekte të tjera vizuale, me synimin për të rritur emocionin dhe spektaklin në ndeshjet më të rëndësishme të Botërorit.

Me këto ndryshime, FIFA synon ta bëjë Kupën e Botës 2026 një përvojë edhe më të veçantë për lojtarët, tifozët dhe miliona shikues në mbarë botën.

Continue Reading

Sport

Turneu Memorial i Boksit “27-Vjetori i Çlirimit të Prishtinës” mbahet më 12 qershor

Published

on

By

Federata e Boksit e Kosovës po vazhdon organizimin e aktiviteteve sportive sipas kalendarit zyrtar për vitin 2026. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, Federata e Boksit e Kosovës, në bashkëpunim me Klubi i Boksit DODONA, do të organizojë më 12 qershor 2026 turneun memorial të boksit “27-Vjetori i Çlirimit të Prishtinës”.

Aktiviteti do të zhvillohet në Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ndërsa matja (peshimi) e garuesve do të mbahet nga ora 14:00 deri në 15:00 në palestrën nr. 079. Turneu do të nisë në ora 19:00.

Ky aktivitet është i hapur për të gjitha grupmoshat, si për djem ashtu edhe për vajza, me qëllim promovimin dhe zhvillimin e mëtejmë të sportit të boksit në Kosovë.

Në cilësinë e gjyqtarëve do të angazhohen:

  • Agim Tahiraj
  • Safet Sylaj
  • Granit Qorri
  • Dalina Baraliu
  • Egzon Shajkovci

Delegat i turneut do të jetë Sylejman Voca.

Organizatorët ftojnë klubet, sportistët dhe dashamirët e boksit që të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në suksesin e këtij turneu memorial, i cili shënon një datë të rëndësishme për kryeqytetin dhe sportin kosovar.

Continue Reading

Lajmet

“Dardanet” luajnë sot ndaj Kroacisë në “Fadil Vokrri”

Published

on

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll të femrave, “Dardanet”, do të zhvillojnë sot ndeshje miqësore ndaj Kroacisë.

Takimi nis nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe pritet të sjellë atmosferë sportive në kryeqytet.

Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport, ndërsa hyrja në stadium është falas.

Organizatorët kanë bërë thirrje për mbështetje nga tifozët, duke theksuar rëndësinë e përkrahjes së përfaqësueses së Kosovës në futboll të femrave.

Continue Reading

Të kërkuara