Lajmet

​Mustafa: U krijua sinergji për mos t’ia lënë Prishtinën VV-së

Prishtina, sipas Mustafës, është qeverisur më së miri në kohën e LDK-së.

Published

on

Prishtina ishte ndër komunat që përmbysi rezultatin në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale 2021. Kandidati i LDK-së, Përparim Rama mori 15 mijë vota më shumë se më 17 tetor dhe la mbrapa kandidatin e Lëvizjes, ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për t’u konfirmuar si kryetar i ri i kryeqytetit.

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa thotë se në këto zgjedhje u krijua një sinergji, jo vetëm e LDK-së, por edhe e subjekteve të tjera opozitare për të mos ia lënë kryeqytetin Vetëvendosjes.

Mustafa për KosovaPress thotë se sinergjia nuk ishte vetëm si rezultat i vlerësimit të qeverisjes së VV-së në Prishtinë, por edhe i frikës nga Vetëvendosje për instalim të një pushteti, siç thotë ai, arbitrar në nivel qendror dhe lokal.

“Sivjet u krijua një sinergji jo vetëm e LDK-së por edhe e subjekteve të tjera opozitare për të mos ia lënë kryeqytetin Vetëvendosjes. Kjo sinergji, vlerësoj se nuk ishte vetëm rezultat i vlerësimit të qeverisjes së VV-së me Prishtinën për rreth një mandat e gjysmë por edhe i frikës nga VV-ja. Frikë kjo e instalimit të një pushteti arbitrar në nivel qendror dhe lokal, duke e patur parasysh se aktualisht VV ka krejt pushtetin: Qeverinë, Parlamentin dhe Presidenten. Tani po tenton ta marr edhe shtyllën e drejtësisë përmes një Vetingu të kundërshtuar nga BE”, tha Mustafa.

Prishtina, sipas Mustafës, është qeverisur më së miri në kohën e LDK-së. Ai përmend edhe faktin që në zgjedhjet e kaluara Arban Abrashi nuk u bë kryear për 300 vota.

“Prishtina pa asnjë dyshim është qeverisur më së miri, kur e ka qeverisur LDK-ja. LDK në vazhdimësi ka patur përkrahje të prishtinasve. Në zgjedhjet e kaluara Arban Abrashi fitoi rreth 42000 vota në raundin e dytë, i munguan më pak se 300 vota për të fituar”, vijoi Mustafa.

Mustafa shprehet se komunat e fituara nga LDK por edhe nga partitë e tjera opozitare paraqesin fitore të madhe për demokracinë e vendit.

“Prishtina dhe komunat e tjera të fituara nga LDK dhe partitë e tjera opozitare paraqesin fitore të madhe për demokracinë e vendit dhe për balancimin e forcës qeverisëse”, tha Mustafa.

Gjilani dhe Podujeva ishin në garë të ngushtë me kundërkandiadtët nga Vetëvendosje, por që në fund LDK humbi dy këto qytetet. Në Gjilan dhe në Podujevë kryetarët do të jenë nga subjekti i Kurtit.

Sa i përket humbjes së Gjilanit nga LDK që në krye të saj ishte Lutfi Haziri, Mustafa tha se këtë herë nuk u vlerësua puna e ish-kryetarit Haziri por dëshira për ndryshime.

“Gjilani dhe Podujeva është dashur të fitohen nga LDK. Z. Haziri ka bërë një punë të mrekullueshme në Gjilan, por kësaj radhe nuk u vlerësua puna por dëshira për ndryshime”, theksoi Mustafa.

E në Podujevë sipas Mustafës zbriti i gjithë arsenali i Qeverisë. Ai thekson se kryeministri theu heshtjen zgjedhore e që përmes kësaj VV fitoi edhe vota. Për të gjithë këtë, sipas Mustafës, do të duhet të anulohej votimi atje.

“Në Podujevë zbriti krejt arsenali i Qeverisë, që nuk ndodhi as në Prishtinë. E thyen heshtjen zgjedhore, dhe VV fitoi vota edhe me thyerjen e këtij rregulli. Në fakt unë ndaj opinionin se është dashur të anulohen votimet atje për shkak të shkeljes së tillë nga Kryeministri. Në përgjithësi LDK ka performuar me sukses në këto zgjedhje pas një rezultati aksidental të 14 shkurtit”, nënvizoi Mustafa.

Zgjedhjet lokale e nxorën Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) fituese në Prishtinë, Pejë, Lipjan, Istog, Viti, Junik, Fushë Kosovë e Dragash. Kryetari aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku, rezultatin e këtyre zgjedhje e ka quajtur arritje të madhe. Përpos 8 komunave, LDK arriti të marrë edhe mbi 170 mijë vota për asamble.

Vendi

Disa të arrestuar e në kërkim për dhunë në familje në Gjilan, Pejë, Gjakovë e Rahovec

Published

on

By

Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime në disa raste të dhunës në familje të raportuara gjatë 24 orëve të fundit në qytete të ndryshme të vendit, ku disa persona janë dërguar në mbajtje e një tjetër ndodhet në arrati.

Në Gjilan, policia ka arrestuar një burrë i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij.

Ndërkaq, në Pejë është hapur një rast hetimor pasi një grua ka raportuar se është kanosur nga ish-burri i saj, i cili hëpërhë ndodhet në arrati dhe po kërkohet nga organet e rendit.

Situatë e ngjashme është regjistruar edhe në Gjakovë, ku janë identifikuar dy raste të ndara. Në njrin prej tyre, një burrë është arrestuar pasi ka kërcënuar dhe sulmuar fizikisht gruan me të cilën bashkëjetonte e cila ka refuzuar ndihmën mjekësore, ndërsa i dyshuari është liruar më pas në procedurë të rregullt.

Kurse në rastin tjetër në këtë qytet, një burrë është dërguar në mbajtje pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, me ç’rast viktimës i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.

Po ashtu, lidhur me një rast të mëparshëm të dhunës në familje të ndodhur në Rahovec, policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar po ashtu në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Raportohet e zhdukur një e mitur në Prizren, policia nis hetimet

Published

on

By

Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur nga familjarët e saj në fshatin Piranë të Prizrenit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, prindi i të miturës ka njoftuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Njësitet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe lokalizimin e vendndodhjes së saj. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Arrestohen tre persona për posedim narkotikësh në Ferizaj dhe Shtime

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në dy raste të ndara në rajonin e Ferizajt dhe Shtimes, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

Në rastin e parë, në fshatin Bibaj të Ferizajt, policia ka ndaluar dy persona gjatë kontrollit të veturës së tyre. Me këtë rast, janë gjetur dhe sekuestruar 59.3 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, 6,455 euro me para në dorë, dy telefona celularë, dy shufra metalike si dhe vetura me të cilën po udhëtonin. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në rrugën “De Rada” në Shtime, është arrestuar një person pasi gjatë kontrollit policia i ka gjetur dhe sekuestruar 3.15 gramë hashash. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjenden mbetje eshtërore në Mitrovicën e Veriut, dyshohet se i përkasin periudhës së luftës

Published

on

By

Sektori i Hetimeve për Persona të Zhdukur Gjatë Luftës, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ka kryer një proces zhvarrosjeje në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të urdhëresës përkatëse nga gjykata.

Gjatë gërmimeve në terren janë gjetur disa mbetje eshtërore njerëzore, të cilat dyshohet se i përkasin periudhës së viteve 1998–1999.

Policia e Kosovës njofton se mbetjet e gjetura janë tërhequr nga vendngjarja dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme mjekësoro-ligjore dhe identifikim.

Continue Reading

Të kërkuara