Lajmet

​Mustafa: Referendumi ’92 model i organizimit politik gjithpopullor

Published

on

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafa duke komentuar 29-vjetorin e referendumit në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka thënë se ishte pikëtakimi i organizimit popullor dhe përcaktimit politik të ardhmes së Luginës së Preshevës, duke shtuar se Kosova duhet të marrë përgjegjësinë dhe duhet ta shtrojë për zgjidhje çështjen e Luginës së Preshevës në dialogun Prishtinë-Beograd duke respektuar aspiratën plebishitare të referendumit.

Ai ka shkruar në Facebook se 1 dhe 2 marsi janë datat më të shënuara të historisë së vonshme në Luginën e Preshevës. Referendumi ’92 është pikëtakimi i organizimit popullor dhe përcaktimit politik të ardhmes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

“Viti 1992 është kthesa më domethënëse për liri e barazi qytetare. Vullneti i shprehur i qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në Referendum për autonomi territoriale politike të shqiptarëve me të drejtë bashkimi me Kosovën është platforma për realizimin e drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Patjetër se është modeli i bashkërendimit dhe bashkëpunimit të forcave politike e intelektuale, tashmë skajshmërisht të fragmentarizuar politik në Luginë. Ky akt i lartë qytetar është udhërrëfyesi më i mirë i unitetin në veprim e organizimit gjithëpopullor. Në përvjetorin e 29 të Referendumit, statusi politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës mbetet akoma i pazgjidhur. Faleminderim e mirënjohje të përjetshme për vizionin dhe organizimin, gjithë atyre grave dhe burrave që patën kurajon edhe nën kërcënimin edhe me jetë i dhanë shpresë Luginës së Preshevës”, ka shkruar ai.

Vendi

Kosova shënon 10-vjetorin e anëtarësimit në FIFA

Published

on

By

Sot futbolli i Kosovës feston një moment historik, 10-vjetorin e pranimit në FIFA, ditën kur Federata e Futbollit e Kosovës u bë anëtarja e 210-të e shtëpisë më të madhe të futbollit botëror.

Ky përvjetor jubilar shënon fundin e një rruge të gjatë plot sakrifca dhe fillimin e një epoke të re, duke kurorëzuar përpjekjet e shumë gjeneratave që e mbajtën gjallë futbollin tonë edhe në kohët më të vështira.

Në këtë ditë të veçantë, FFK ka kujtuar me mirënjohje të thellë kontributin e jashtëzakonshëm të legjendës Fadil Vokrri dhe të gjithë bashkëpunëtorëve që bënë të mundur këtë triumf diplomatik e sportiv.

Një falënderim i veçantë i është drejtuar edhe presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, për mbështetjen dhe miqësinë e vazhdueshme që ka treguar ndaj Kosovës gjatë këtij rrugëtimi njëdekadash.

Sot, pas dhjetë vitesh, institucioni i futbollit është modernizuar, infrastruktura po zhvillohet vazhdimisht, ndërsa ekipet kombëtare dhe klubet tona po e përfaqësojnë me dinjitet shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke vazhduar përpara me krenari dhe përgjegjësi për të ardhmen e sportit më të popullarizuar në vend.

Continue Reading

Vendi

Mrekullia pas 28 vitesh: 48-vjeçarja sjell në jetë binjakë pas një beteje të gjatë me infertilitetin

Published

on

By

Një nga rastet më emocionuese dhe sfiduese në karrierën e gjinekologut Sebajdin Gjini ka qenë ai i një gruaje 48-vjeçare, e cila arriti të bëhej nënë e binjakëve pas plot 28 vitesh përballje me infertilitetin.

Gjatë rrëfimit të tij në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, në Telegraf të mbështetur nga United Hospital, dr. Gjini tregoi se kjo shtatzëni ishte e një rreziku të lartë dhe kërkonte një përkushtim të jashtëzakonshëm mjekësor.

Ai shpjegoi se gruaja kishte kaluar pothuajse tri dekada në pritje të këtij momenti, derisa më në fund suksesi u arrit para dy vitesh, duke përfunduar me lindjen e foshnjave në terminin e paraparë.

Mjeku pranoi se procesi ishte i shoqëruar me ndjenjë frike dhe ankthi si nga ana e pacientes, ashtu edhe nga ana e tij si profesionist, pasi shtatzënitë në moshë të shtyrë klasifikohen automatikisht si raste me rrezik të shtuar.

Për të garantuar shëndetin e nënës dhe binjakëve, rasti u përcoll me monitorim të rreptë, vizita shumë të shpeshta dhe analiza të vazhdueshme të parametrave vitalë, duke bërë që kjo histori e gjatë vuajtjeje të mbyllej me fundin më të bukur të mundshëm./Telegrafi/

 

Continue Reading

Vendi

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet për dhunim

Published

on

By

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar një person në Podujevë nën dyshimin për veprën penale të dhunimit.

Sipas policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur muaj më parë, ndërsa i dyshuari tashmë është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se muaj më parë ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar në IML për ekzaminime mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Continue Reading

Lajmet

Gjendet një person pa shenja jete në Fushë Kosovë

Published

on

By

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në Fushë Kosovë është gjetur një person pa shenja jete.

Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e personit, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjorë për obduksion.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Continue Reading

Të kërkuara