Lajmet

​Mustafa: Osmanit i uroj suksese, rezultatet tregojnë se për kë janë qytetarët

Published

on

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i ka uruar sukses Vjosa Osmanit e cila ka paralajmëruar se në zgjedhje do të garojë me një listë të saj.

“Nuk mund të jap vlerësime, dëshirojë t’i uroj suksese zonjës Osmani dhe rezultatet në fund do të tregojnë se për kë janë qytetarët e Kosovës”, kështu deklaroi Mustafa pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, ku edhe bënë të ditur emrin e kandidatit për kryeministër nga kjo parti.

Mustafa bëri të ditur se e gjithë kryesia kanë përkrahur që Avdullah Hoti të jetë kandidat për kryeministër.

“Në kryesi kanë qenë të gjithë, e kanë përkrahur të gjithë që z.Hoti të jetë kandidat i kryeministër. Unë kam biseduar me njerëz për të cilët ka pasur opinione të ndryshëm dhe i kam pyetur por të gjithë kanë vlerësuar se ne e kemi kryeministrin. Nuk kemi vlerësuar në asnjë rast se duhet të kemi ndonjë mandatar tjetër”, tha ai.

I pyetur për koalicione, Mustafa tha se edhe më parë ka deklaruar se nuk duhet të ketë vija të kuqe.

“LDK duhet t’i heq vijat e kuqe sepse nuk kemi hapësirë në Kosovë që të zbatojmë vija të kuqe, do t’i heqim për të gjitha partitë politike. Është mirë që LVV po hyn vet, PDK po hyn vet, AAK po hyn vet, ne po hyjmë vet. Unë jam shumë i bindur në suksesin tonë. Do ta bëjmë maksimumin të komunikojmë me qytetarët”, tha ai.

Mustafa ka komentuar edhe deklaratat e kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, se do të ketë rezultat të njëjtë sikur në zgjedhjet e mbajtura në Podujevë.

“Deklaratat e tilla nuk i shoh pa një zor të madh. Albin Kurti ndonjëherë mund të jetë racional e ndonjëherë jo. Kur ndonjëherë njerëzit janë në zor e shpallin veten mbret. Këtë ia lë qytetarëve dhe jo opinionistëve. Votuesit e LDK-së do ta votojnë LDK-në”, tha ai.

Kreu i LDK-së ka folur edhe për largimet e disa nga anëtarëve të LDK-së për t’iu bashkuar listës së Vjosa Osmanit.

“Osmani ka deklaruar se në listën e saj do të ketë njerëz profesionistë, njerëz që kanë çka kanë t’i japin Kosovës, nga këto largime nuk kam parë njerëz që mund t’i japin ndonjë vlerë listës së Vjosës, si të tillë nuk janë çmuar brenda LDK dhe nuk paraqesin asnjë humbje për LDK-në”, tha ai.

Lajmet

Godet këmbësoren me veturë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Published

on

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se, gjatë drejtimit të veturës nga pakujdesia, ka goditur një këmbësore.

Rasti ka ndodhur më 22 shtator, rreth orës 12:50. Si pasojë e aksidentit, këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy persona arrestohen në Kaçanik, dyshohet se keqpërdorën dy gra

Published

on

Dy persona janë arrestuar në Kaçanik, pasi dyshohet se kanë keqpërdorur dy gra.

Rasti është raportuar më 21 shtator, rreth orës 23:00. Viktimat janë intervistuar nga prokurori, i cili ka autorizuar hapjen e rastit.

Të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shqiptarët protestojnë para OKB-së në New York kundër vendimit të Speciales

Published

on

Shumë shqiptarë janë mbledhur të martën para selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, në protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Protestuesit kanë mbajtur pankarta me mesazhe si “Drejtësi, jo politikë”, “Lironi heronjtë tanë” dhe “Heronj të luftës e të paqes”, duke kërkuar lirimin e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Protesta të ngjashme janë zhvilluar që nga 16 shtatori në Kosovë dhe në disa vende të tjera, përfshirë Kanadanë, Zvicrën, Gjermaninë dhe Austrinë.

Gjykata Speciale i dënoi Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet, pas shpalljes fajtorë për vepra të lidhura me krime lufte./A.K/

Continue Reading

Lajmet

OpenAI parashikon shpenzime prej 856 miliardë dollarësh deri në vitin 2030

Published

on

OpenAI parashikon fluks negativ të parasë së lirë prej rreth 278 miliardë dollarësh gjatë viteve 2026–2030, ndërsa përshpejton investimet në fuqinë kompjuterike dhe infrastrukturën e nevojshme për zhvillimin e inteligjencës artificiale, raporton Financial Times.

Sipas një prezantimi të kompanisë të siguruar nga Financial Times, OpenAI planifikon të shpenzojë rreth 856 miliardë dollarë për fuqi kompjuterike dhe infrastrukturë deri në fund të vitit 2030.

Në të njëjtën periudhë, kompania pret që të ardhurat vjetore të rriten nga rreth 36 miliardë dollarë në vitin 2026 në 350 miliardë dollarë në vitin 2030, ndërsa të ardhurat kumulative pritet të arrijnë rreth 840 miliardë dollarë.

OpenAI, e cila qëndron pas ChatGPT, ka siguruar 122 miliardë dollarë kapital në mars, por parashikimet e kompanisë sugjerojnë se këto fonde mund të shterojnë deri në vitin 2028, nëse vazhdon ritmi i planifikuar i shpenzimeve.

Ndërkohë, kompania është në bisedime për një raund të ri financimi që mund ta çojë vlerësimin e saj në mbi 1.2 trilionë dollarë.

Shifrat pasqyrojnë përmasat e investimeve që kërkon gara për zhvillimin e modeleve të avancuara të inteligjencës artificiale, veçanërisht për qendrat e të dhënave, çipat dhe kapacitetin kompjuterik./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara